Laçi është një qytetet më të goditura nga moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut, duke shkaktuar dhe viktimën e parë.
Policia e qarkut Lezhë bën me dije se më datë 10.10.2016, rreth orës 23:40, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, në vendin e quajtur “Kodra e Bushit” në Laç, në një kanal ka gjetur vdekjen shtetasi Kol Menga, rreth 48 vjeç, banues në Laç, Kurbin.
Nga kryerja e veprimeve hetimore rezulton se ngjarja ka ndodhur në mënyrë aksidentale si pasojë e mbytjes në ujë.
Në këtë situatë të krijuar nga reshjet e dendura të shiut , në Laç, janë angazhuar forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me grupe të FNSH-së Shkodër me qëllim ndihmën në evakuimin e banorëve si dhe në çdo rast tjetër në nevojë.
Ndërkohë që nuk ka ende mbledhje të strukturave shtetërore për marrjen e masave nga reshjet dhe përmbytjet.