• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali i pritjes në urgjenca dhe heshtja e “Rilindjes”

19:32 : 16/09/2016
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED

Nga Jonida Tashi

Vetëm pak ditë më parë, një prej mjekëve të maternitetit “Koço Glozheni” ngriti publikisht shqetësimin e brendshëm se në këtë institucion shëndetësor punët nuk po shkonin fort mirë dhe se po cenohej një nga shërbimet më të rëndësishme, ai i urgjencës. Aty ku ditë e natë paraqiten urgjenca gjinekologjike që jo detyrimisht kanë lidhje vetëm me shtatzëninë, ku mjeku që të ndjek të ndihmon qoftë edhe me një telefonatë që kolegu i tij roje të të pres seriozisht. Aty ku me tangëllikun e tyre mjekët luajnë me jetët e njerëzve.

Më së pari, që kur paraqitesh nuk gjen dot mjekun, i cili vjen vetëm pas disa telefonatash lutëse nga mamia ose infermieria që pret aty poshtë në katin e parë majtas, që është dhoma e pritjes. Nëse je pacient i panjohur se nuk ndiqesh me asnjë prej mjekëve të maternitetit është edhe më e vështirë të të prekin me dorë. Pyetja e parë kur je nga qyteti është me kë mjek ndiqesh. Njohin vetëm klientë dhe jo pacientë. Po, po, maksimumi të pyesin me përtesë për çfarë ankohesh, të bëjnë një vizitë të thjeshtë, e të përcjellin për në shtëpi nëse su duket gjë serioze, ose për në spitale të specializuara si “Nënë Tereza” etj. për të hequr barrën e përgjegjësisë nga vetja.

Por edhe këtu, spital terciar, qendër universitare, shërbimi i urgjencës është edhe më dramë. Më së shumti natën vonë aty ndeshesh me specializantët se mjekët flenë nga lodhja kur s’kanë “gjah” nëpër duar. Kam parë se si të gjitha rastet e pacientëve me apendesit operoheshin brenda një nate edhe kur nuk kishte urgjencë dhe se mund të pritej dita e nesërme për ndërhyrjen. Edhe pse është shërbimi urgjence aty duhet të presësh për të marrë ndihmën. Do presësh të njoftohet mjeku. Më pas të vizitojë. Pastaj kërkojnë të bëjnë një qetësues që spitali nuk e ka dhe që duhet blerë.

Nesë ke nevojë për ndonjë ekzaminim të mëtejshëm ekografik, mjeku i imazherisë të thotë po pse ke ardhur tani për të bërë eko. Me këto pengesa kalojnë ore dhe kështu vdes. Po, po, këta të lënë të vdesësh kur nuk të marin seriozisht; kur e shohin se je një njeri i thjeshtë apo qe vjen nga periferia, siç ishte rasti i fundit i 35-vjeçares. Edhe një e njohura ime, që vinte nga një fshat i Tiranës më tregoi se kishte gjetur një mik për mjekun që e ndihmoi për lindjen natyrale në maternitet.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Pa dashur të njollos çdo bluzë të bardhë sepse syresh ka dhe plot profesionist të përgjegjshëm, por fatkeqësitë i kanë sjellë pikërisht këta të tjerët; këta rojet e lekëve; këta që profesionin sa fisnik dhe human e kanë shëndrruar në biznes; këta që betimin e famshëm të Hipokratit e kanë shkelur me të dyja këmbët. Janë nga ata mjekë që vazhdimisht ankohen për punën që bëjnë dhe fitimet që marrin në shtet dhe privat. Këtyre që deri më sot nuk iu vuri dot askush “fre” babëzisë për lekë. Këtu nuk çalon puna te shërbimi, as te kushtet, por te pakujdesia që tregojnë dhe kjo jo për faj të paaftësisë, por të neglizhencës.

Për shkak të profesionit njoh disa punonjës mjekë, mami, infemrier që punojnë në maternitetin “Koço Glozheni” i njohur ndryshe si Materniteti i Ri, prej të cilëve mësoj në vazhdimësi se çfarë ndodh brenda atyre mureve ku lindin por edhe vdesin jetë. Po, kam dëgjuar shpesh ankesa për punë që nuk shkojnë mirë, por që as drejtoresha, Rubena Moisiu, e cila prej 14 vitesh drejton atë institucion, ka arritur në pikën që nuk u jep dot zgjidhje. Ndaj dhe disa mjekë, jo vetëm ai që foli me zë dhe me figurë Saimir Cenameri, kërkoi ndihmën e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqja, për këtë situatë. Ministri prej kohësh ka refuzuar të përfshihet, ndoshta duke e parë këtë situatë ftohtë si një konflikt mjekësh. Zoti ministër, aty ka konflikt jete dhe nuk mund të zgjidhet më me gruan e Edit Kryeministër.

Mjaft bëtë sikur nuk keni parë dhe dëgjuar asgjë. Ju vetë keni propozuar emërimin e dy nëndrejtorëve në maternitet që ju janë refuzuar nga drejtoresha se do të punojë me të “vetët”. Mjekësia nuk funksionon me miq për të zgjidhur halle. Po ju për çfarë jeni zoti ministër kur muk ndërhyni dot për të zgjidhur drejtimin e punëve në një maternitet?!  Sot nga ai Maternitetet, ku çdo ditë dalin nëna me foshnjat e sapolindur në krah, dolën dy trupa të pajetë.

Mjekësia ligjore do sqarojë gjithçka mbi shkaqet e vdekjes, por ju lutem zotërinj drejtues, mos luani me jetët e njerëzve kaq mizorisht. Merrni masa që të paktën të funksionojë ai dreq shërbimi urgjence qoftë në maternitete apo në spitale. Brenda Maternitetit të ri të gjithë e dinë që kishte plasur keq, por ju nga jashtë nuk dinit gjë.Tani që e morët vesh, mos heshtni përsëri zoti Beqja! Ju të gjithë sot vrat shpresën e lindjes së jetës! Ju lutem mos vrisni më në urgjencë!

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

LSI zgjedh kryetarin në 6 nentor, ja kush do të jetë përballë Metës

TË GJITHA

Tirana në kaos! Trafik i rënduar për shkak të “Giro d’Italia”

09:45 : 10/05/2025

Në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e Besmir Hidës, arrestohet në Greqi bashkëpunëtori i Laert Haxhiut

09:14 : 10/05/2025

DW: Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri dhe elektorati “gri”

08:56 : 10/05/2025

Dita e dytë e “Giro d’Italia” në Tiranë, akset që do të bllokohen

08:40 : 10/05/2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, vranësira dhe reshje shiu

08:31 : 10/05/2025

Sot heshtje zgjedhore, mbi 3.7 milionë shqiptarë i drejtohen të dielën kutive të votimit

08:19 : 10/05/2025
Foto ilustruese

Një parkim sa një shtëpi, biznesi “i artë” në Tiranë

08:12 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com