Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar të mbështesë maturantët në problemin më të madh që ka hasur arsimi në Shqipëri pas diktaturës. Berisha publikon një sërë letrash të ardhura në adresë të tij, nga maturantë ose prindër që mallkojnë me shpirt ministren e arsimit, Lindita Nikolla por edhe kryeministrin Edi Rama që me reformën e tyre po i lë shkollë, pavarësisht se kanë studiuar me vitë të tëra.
Berisha shkruan se gjithë reforma u bë që studentët të detyrohen të shkojnë në universitete private ku ministrja Nikolla dhe kryeministri Rama do të marrin 40% të tarifës për cdo student.
Ish-kryeministri fton shqiptarët të ngrihen dhe të mbështesin maturantët.
STATUSI I BERISHES
Maturantet por dhe prinder dixhital denoncojne:
Dyshen Edi-Lindita qe shkaterroi endrrat e tyre, mbylli dyert e universiteteve publike per studentet edhe te ekselences, per t’i detyruar qe te regjistrohen ne universitetet private te klienteles se tyre duke fituar 40% te tarifes se regjistrimit per cdo student. Ata sjellin fakte te pranimeve me kriter vetem mikun, denonconje mashtrimin e ri te Nikolles, udhezimi i dyte i te ciles eshte i njejte me te parin.
Maturantet dhe prindrit e tyre kerkojne drejtesi dhe vetem drejtesi.
U bej thirrje te gjithe maturanteve, gjimnazisteve dhe studenteve te Shqiperise, te gjithe prinderve te tyre por dhe mbare shoqerise te mbeshtesim revolten e drejte te maturanteve, te cilet vertet po luftojne per te drejten e tyre, por po luftojne per te drejtat e çdo gjimnazisti, cdo femije, cdo studenti qe Edvin Kristaq Rama i varrosi me ligjin e tij te antireformes se arsimit!
U beje thirrje te mbeshtesim maturantet ne revolten e tyre se padrejtesia ndaj tyre eshte vetem maja e ajsbergut e pasojave katastrofale te ligjit te babezise Rama – Nikolla per shkollimin e larte universitar te femijeve tane, buxhetin tuaj familjar! Ketu me poshte keni nje seri mesazesh nga qindra te tilla, te cilat eshte e pamundur t’i paraqes. sb
1 -Pershendetje z.Berisha!
Jam A.H,sapo kam mbaruar masterin ne Fakultetin e Drejtesise UT.
Doja tu shkruaja se jeni i vetmi qe jeni aktiv per nje problem te rendesishem si ky i matures dhe ajo qe u be kete vit eshte skandal. E kam ndjekur hap pas hapi procesin dhe eshte gjithcka deshtim.
Ju mund ta keni shume te qarte po dua ta theksoj: pa futjen e elementit preferenc ky lemsh nuk ka shans te zgjidhet.Eshte e padrejt qe studentet te mbeten pa shkolla eshte vrastare kam qene vet student dhe imagjinoj te me ndodhte mua kjo gje. S’ka krim me te madh qe mund tu behet atyre!
lexova udhezimin qe parashikon raundin e dyt! SKANDALOZ! Copy paste i raundit te pare thjesht do fitojne ca te tjere dhe procesi do zgjasi pambarimisht. Parashikohet ne raundin dy te plotesojne prap 10 dege cka nenkupton se disave prape do u dali emri ne 2-3-5 apo 10 fakultete disave ne 0 sepse do ua zen kta. Nderkohe kta qe kan fituar nga 10 deg do zgjedhin vec 1 dhe prap do lirohen vende do ket prap aplikime qe do te thot procesi mbaron nga janari sepse faza e dyt perfundon ne tetor sa te rregj fituesit e fazes 2 do ngelen vende bosh sa te aplikohet perseri vjen janari!do ju kerkoja nepermjet zerit tuaj tejet te rendesishem por edhe opozitar te beni cmos per futjen e “preferences” sepse eshte zgjidhje e thjesht dhe praktike!
E katranosen dhe arsimin, ju lutem ta mbajm sepse eshte arma e forte e te rinjve ! Kembengulni te largohet palo ministrja me skandaloze qe ka par ndonjeher Shqiperia. e di pse e beri kte ? sepse duhet te bente dicka patjeter po sdinte ca te bente
ju uroj me te mirat !
Kam besim se do te beni perpjekjet maksimale per kte problem te rendesishem te te rinjve !Lindita nuk mund tua pres endrrat me paaftesine e saj!
2- Përshëndetje Z. Berisha!
Po ju shkruaj për temën e maturës e cila tashme është bërë shumë e njohur. Ne si maturant ju lutemi te na ndihmoni, pasi situata është bërë shumë e vështir dhe mijëra maturant me mesatare shumë të shkelqyer kanë humbur rastin për të kapur një universitet. Ata mendojnë se mund të na gënjejnë por gabohen! Z. Lindita Nikolla tha se asnjë me mesatare 8 s’ka kap degën e Juridikut, ja pra faktet që ajo dega është kapur me mesatare posht 8. Një rast tjetër është se në provimin e letërsis vetëm një maturant ka arritur noten 10.00 absolut nga kolegji turk, por në listen e mjekësis ky maturant (që mbi të gjitha ka ardh nga jasht shtetit) ka arritur jo vetëm të mari të gjitha notat 10 në dëftesë por edhe provimin e letërsis, dicka nuk shkon këtu pasi ky id nuk mund të gjendet tek libri i transparencës!! Ju nuk mund të imagjinoni dhe sa raste të tjera janë.. Ne nuk jemi një brez siç ata mendojnë, ne do luftojmë për te drejtat tonë me gjith forcën jonë të mundshme, do i vazhdojmë protestat deri sa të na dëgjohet zëri. Ne duam sistemin #MERITEPREFERENC
3- Prsh zoti berish pashe repliken e atij palo kryeministrit qe beri me deputeten J.Topalli ku i tha nqs se ka “1 maturante me nota me te uleta se te tjeret dhe eshte shpallur fitues perpara atij qe ka nota me te mira une mbaj pergjegjesi”.
4- Pershendetje Z.Berisha
Un jam nje ish maturante cila vjet nuk u shpalla dot fituese ne universitet dhe mendoja se sivjet me kriterin e mesatares do te mund te fitoja degen qe doja, infermierin,, por me kot shpresova
Kam mbaruar gjimnazin me mesataren 9.41 dhe nuk rezultoj fituese ne asnje dege t mjeksis edhe pse biologjin dhe kimin e thelluar qe kam zhvilluar ne shkoll i kam perfunduar me noten 9.5 te dyja…
Kjo eshte nje padrejtesi qe po na behet, pasi tek juridiku meren parasysh lendet me zgjedhje shoqerore,, ndersa tek fakulteti i mjeksis apo te fakulteti i shkencave te natyres ato jan te pavlefshme,, ateher perse ky mundim i imi shkoj dem gjat keto 3 viteve?
Jam shum e indinjuar, e zhgenjyer nga kjo palo qeveri e palo reform,, duam drejtesi
5- Perse flisni vetem per nxenesit e ekselences qe duan mjeksi thuaj Edi Rames. Po per nxenesit me mesatare 9 qe jan djegur per disa lend shoqerore pse nuk flisni? Pse nuk flisni qe kriteret e lendeve shoqerore i nxoret ne vitin 2016, kur viti shkollor ka filluar shtator 2015? Si ka mundesi qe nje nxenes me mesatare 6.ca ka me shume shance se kjo nxenese e 9 per te fituar ne Universitetin e Drejtesise? Si ka mundesi qe i gjith mundi ne 3 vite shkolle ne lende te avancuara per te mbledhur sa me shume pike, te iki dem sepse u jepet prioritet lendeve shoqerore .. Mallkuar qoft dita qe ju votuan Edi Rama!
6- I nderuar z.Sali Berisha
Sot jam dhe une nje maturante e gjimnazit Petro Nini Luarasi qe dua te ndaj hidherimin qe po ndjej keto 3 dite ashtu si shume maturante te tjere. Endrra ime ka qene te studioja ne degen informatike ekonomike ose finance ne fakultetin e ekonomise. Kam punuar 3 vite gjimnaz plot vullnet per te arritur kete qe doja duke e nxjerre matematiken 10.00 dhe ekonomine 10.00 dy nga deget qe mbanin 15% tek fakulteti i ekonomise… Me nje mestare te tre viteve 9.95 por qe sipas sistemit te ri ajo u ul dhe shkoi ne 9.35 .. Dhe si perfundim nuk arrita dot te kapja kto dy dege.. Zhgenjyese per mua! Sipas sistemit te vjeter me llogaritjen e pikeve une arrija te kapja cdo dege pervec mjekesise. Keshtu si mua jan me qindra maturante te zhgenjyer sot ndaj dua t’i them kryeministrit qe ne jemi per shkolle, ne me mestare mbi 9, se dhe kjo 9 eshte me merite te plote pa ndihmesa pa mik, ndersa keta te ekselences qe thoni ju qe jane per shkolle qe e paskan mesataren 10.00 dhe qe fituan 10 dege jane te gjithe nxenesit qe i kane prinderit e tyre mesues ne shkolle dhe nxenesit e rretheve qe me miqerisa e ka nxjerre mesataren ashtu sic e ka deshiruar. Ne jemi brezi i se ardhmes zoti kryeminister, ne jemi ndryshimi perpara dhe forca e ketij vendi. Por juve na e mohuat kete gje, ndaj ne sot ndiejme vetem mllef per ju edhe kete vend gjithashtu.
Faleminderit z.Sali Berisha qe e keni hapur shqetesimin tone edhe ne kuvend. Uroj shkarkimin e menjehershem te Lindites sepse dhe gjate takimit me maturantet e pame shume mire cfare lloj pergjigjesh jepte, teresisht devijuese!
Faleminderit qe me degjuat
Respekte z.Sali Berisha
7- Z.Berisha,
Une qe po ju shkruaj jam nje maturante qe kam aplikuar per studimet e larta ne Universitetin e Tiranes, nxenese me mesatare 9 dhe rezultoj e humbur ne te 10-ta deget ne te cilat kam aplikuar. Jam teper e tronditur nga rezultati dhe duke pare sesi ne nxenes me kete mesatare po ndeshkohemi duke na u ndaluar e drejta e studimit nga kjo reforme e padrejte qe shkaterroi cdo enderr te timen. Nuk e di ne do mundem te gjej force per te pranuar kte fatkeqesi sepse as qe nuk e mendoj dot jeten pa u arsimuar. Ju lutem beni dicka!
Respekte te sinqerta!!!
8- Pershendetje!jam prindi i nje femije qe besoj se e meriton te jete pjese e atyre qe quhen studente te ekselences!Me nje mesatare te ponderuar 10.22 dhe aritmetike te thjeshte 9.9 qe do te thote eshte marre vetem nje 9 nga kjo studente e ardhshme dhe jo vetem gjate tre viteve te gjimnazit por gjate 12 viteve sepse keto nxenes nuk kane mesuar vetem 3 vjet! I kam kerkuar femijes tim si shume prinder te tjere te mesoje e me te drejte sot me thote per cfare me vlejten gjithe keto vite studimi kur nuk fitoj ne asnje dege ose ne ate qe mua nuk me takon? Prej tre ditesh jemi te interesuar drejt dyerve te universiteteve europiane te cilet kur shikojne diploma te tilla te japin te drejten e studimit pa konkurse e provime. Nje reforme e tille po i percjell me ceremoni drejt shtepive te huaja sepse ketu nuk ja hapen dyert!
9- I nderuar z. Berisha, e di qe keni marre shume mesazhe ne lidhje me situaten e krijuar me nxenesit e shkollave parauniversitare, i nderuar si do vazhdohet? Sa raunde ka ndermend kjo ministre te beje me femijet tane, keto raunde nuk bejne asgje tjeter vetm se femijet do mbeten pa studiuar, a nuk mundeni ju i nderuar, qe te therrisni ne seance parlamentare znj. Ministre dhe te jape disa shpjegime te kuptueshme, se nuk po kuptojme asgje.
Dje po degjoja me vemendje S.P te Min. se Arsimit, qe fliste dhe nuk dinte se c’fare fliste, djali im me 9.7 mesatare, me 5 gjuhe te huaja, e degjoji mbreme dhe me tha: “fike tv se nuk po e duroj dot me” Ju lutem vleresoni keta femije, jane me shume bote, jane sh te zgjuar, me vjen shume keq qe ta largoj nga shqiperia, por jam e detyruar dhe dua ta shpetoj perfundimisht. flm
10- zoti Berisha ju lutem pyete pak ministren pse u shumezuan me zero 4 lende qe nuk i kemi bere fare, dhe keto jane kritere qe i kerkon cdo fakultet i shkencave shoqerore
11- I nderuar Zoti Sali Berisha.
Jeni i vetmi politikan qe ngre zerin ndaj padrejtesive ndaj po drejtohem tek ju.Jam nje maturante si shume te tjere qe iu prene enderrat per te vazhduar studimet e larta.Kjo fale sistemit te deshtuar. Nuk e di me ca fytyre dalin ne parlament dhe flasin per arritje ku vetem na kan sjellur PROBLEME dhe vetem PROBLEME.
Me lejoni qe tiu them qe jeni nje tufe parazitesh qe jeni vendosur per te drejtuar vendin e ne fakt po mbushni xhepat ne menyrat me te uleta. Mallkuar qofsh Lindita qe luajte nje loje aq te ndyre me gjithe maturantet. Jeni e lumtur qe na bere te derdhim lot, qe na shkaterrove enderrat, qe quajtem veten “te deshtuar”?
Ne fakt deshtimi i vetem jeni ju dhe qeveria juaj.
Punuam fort qe ne kete dite emri yne te lexohej ne listen e fituesve, qe te ndiheshim krenar per veten e prinderit per ne. Ju na shkaterruat te ardhmen. Zonje e dashur ka nje Zot qe do te te gjykoj per lotet tane. Uroj qe kjo te ndodh sa me shpejt.
Ju falenderoj nga zemra Zoti Berisha per kohen tuaj.
A.
12- I nderuar Z.Berisha!
Unë jam prindi i një maturanteje e cila në datën 5 shtator njohu për herë të parë dështimin. Gjithë jetën e saj ka dashur te behet mësuese dhe dhe për këtë qëllim ka derdhur mund e djersë pa fund madje aq shumë është përpjekur saqë miqtë e saj filluan të talleshin sepse kalonte gjithë kohen mbi libra dhe u shkeput fare nga gezimet e moshës sidomos vitin e trete. Nuk u ndal as kur “teta Lindita” sic ajo ka filluar ta quaje tani u vendosi TOEFL-in e famshem dhe mësoi brenda nje jave atë që duhej ta kishte mësuar në tre vite te gjimnazit. Tani cuditem se si ka mundësi që nje nxenesi me mesatare 9.1 nuk mundi te fitonte as atë anglishten që deri vjet e merrnin edhe nxënësit me notën 7. Si mund te ndodhë kjo. Kam tre ditë që po shikoj femijën tim të tretet mes lotëve dhe deshperimit dhe unë jam e pafuqishme ta ndihmoj. Shpresoj që zonja ministre të heqë dorë nga ky eksperiment sepse femija im nuk është kavje ku ajo të eksperimentojë ctë dojë. Nuk dua ta mallkoj sepse nuk ja vlen vetëm i lutem zotit që ti kthejë në realitet ëndrrat e saj per te ardhmen dhe mallkimet per zonjën ministre.
Faleminderit
13- Zoti Sali Berisha, pershendetje!
Une qe po ju shkruaj jam nje maturante ne nje shkolle pulike te Durresit, mesatarja ime e te tre viteve eshte 9.48 nderkohe qe e akp-se 9.37, ne provimet e matures arrita te merrja tre 10 dhe dy 9. E nisur nga keto nota 9 deget e mia i hodha ne Tiran ku preferenca e pare ishte ne fakultetin e ekonomis ndersa nje dege ne ne universitetin e Durresit. Si perfundim nuk rezultova fituese ne asnje program studimi ne Tirane nderkohe qe vitet e kaluar nxenesit kane mundur te fitojne nje dege me mesatare me te ulet se une.
Sinqerisht shpresoj qe do te kete nje zgjidhje per kete problem pasi si un ka dhe qindra student te tjere.
Ju faleminderit.
14- Zoti Sali Berisha, ju lutem mos lejoni te tallen me me ne! Une jam nje nxenese me mesatare 9.7 dhe nuk kam fituar asnje dege. Ata po luajne me te ardhmen tone, shkaterruan endrrat tona qe i kishim thurur prej vitesh. Ju lutem ne emer te bashkemoshatareve te mi na ndihmoni!
15- I nderuar zoti Sali Berisha!
Po ju shkruaj si te isha nxenesja juaj, kam mbaruar shkollen me mesatare 9,8 edhe nuk arrita qe te kap asnje dege ne shtet madje as edukimin fizik qe ka kuoten me te ulet te pikeve,e theksoj se nuk jam maturante 10.00 absolute po me aq pik kredit te marrura do te kapja me siguri edhe mjekesin!
Mirpo kjo zonja Lindit edhe ky kryeministri i Shqiperis kan flakur tutje endrrat tona per nje te ardhme te arsimuar,arsimi ne Shqiperi ta shpif sepse ka degraduar ne te gjitha sferat e tij,ne nuk mund te ankohemi as tek zyra e shkolles perkatese qe kemi kryer gjimnazin sepse ta mbyllin deren ne surrat pa pik mshire per maturantet e rinj,po harron Edi se ka mbi 40.000 mij votues te rinj qe pret ti japin voten ne zgjedhjet e ardhshme por ta shohin me dylbi voten!
Ata shkaterruan te ardhmen tone,endrrat tona,edhe nje brez te tere shoqeror,eshte kot qe te ankohemi sepse ti sje me ne pushtet ,sepse pushtetin e kan marr disa tepamoralshem si puna ktyre, mua me rrofshin certifikata e ASAT,TOEFL, e fletlavderimet se pasken qen per tu mbajtur suvenir …gjithcka mbaroi, gjithcka humbi…
Me shpresen se mund te ngrini zerin tuaj kundrejt ktyre njerez edhe un si cdo maturante gjeta mbeshtetje t ju shkruaja edhe ne qofte se ka qoft edhe nje rreze te vogel shprese
Me rrespekt nje maturante nga Shkodra!
Anonim doktorr,ju lutem!
16- Pershendetje i Nderuar Sali Berisha ! Une jam nje nxesese nga Tropoja por qe gjimnazin e vazhdova ne Durres, normalisht ishin disa veshteresi ne fillim por me pune dhe mund arritet cdo gje! Dhe une ja dola mbarova gjimnazin me nje mesatare 9.1 dhe gruplendet siper notes 9! Aplikova ne 10 deget qe i meritoja plotesisht dege mesatare jo te tilla si mjekesia, dege qe vitet e tjera jane arritur dhe me mesatare 8 por qe une i kisha me qef! Isha shume e sigurt qe njera nga ato te 10 mund te me dilte sepse plotesoja cdo kriter por kjo data 5 Shtator u kthye ne nje nder ditet me te keqija te jetes time … 12 vite iken dem cdo nate pa gjume duke mesuar shpesh na zinte mengjesi me libra ne dore e ne fund cfare ? Asgje …
Dua te them qe une nuk do ndalem deri sa te marre ate cfare meritoj sepse esht e drejta.ime dhe do luftoj per te.
Edhe pse jam mjaft e shqetesuar sepse Arsimi.yne ka Deshtuarrrr!!!!