Një raport i Transparency International analizon gjendjen e demokracisë në Shqipëri, funksionimin e institucioneve kryesore të saj dhe rolin i tyre për të luftuar kundër korrupsionit.
Nga kjo analizë dalin në pah të meta serioze në të gjitha hallkat e shtetit dhe të shoqërisë shqiptare. Në raport thuhet se, Shqipëria është i vetmi vend që ka mbetur pas në krahasim me vendet e tjera ish -komuniste. Në dokument thuhet se, Shqipëria ka nivel zero sa i takon ndëshkimit të zyrtarëve të nivelit të lartë.
“Shqipëria ka pothuajse zero historik hetimesh, ndjekjesh penale dhe dënimesh për korrupsionin politik të nivelit të lartë. Një raport konfidencial i OSBE -së i zbuluar dhe i nxjerrë në media kohët e fundit bënte një përmbledhje të një numri të madh aludimesh të ngritura kryesisht nga media duke lidhur figura të ndryshme politike me korrupsionin ose krimin. Edhe pse nuk është opinioni zyrtar i kësaj organizate, OSBE u shpreh se dokumenti ishte i vërtetë dhe në përmbajtje ka informacion për shkelje ligji nga 36 deputetë shqiptarë, përfshirë kryeministra të mëparshëm e të tanishëm, si edhe Kryetarin e Kuvendit”, thuhet në raporton e TIA¬s.
Në vlerësimin e TIA¬s thuhet se në terma relativë, Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) dhe Avokati i Popullit janë më të mirët në këtë sistem, ndërsa Shoqëria Civile, Prokuroria dhe Gjyqësori janë ndër më të dobëtit sa i takon funksionimit të institucioneve në vend.
Duke iu referuar një studimi tjetër për Shqipërinë, Indeksit “Bertelsmann” të Transformimit, raporti thekson se “në krahasim me vendet e tjera paskomuniste transformimi i Shqipërisë ka mbetur më pas. Një prej shqetësimeve kryesore të viteve të fundit është pafuqishmëria e shtetit për t’u bërë ballë interesave private dhe atyre të biznesit që ndikojnë në vendimet politike.