• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Mashtrimi me kreditë, zyrtarët e BKT-së dhe BSH-së që do pyeten nga prokuroria (Pjesa II)

12:01 : 14/08/2016
në EKONOMI, INVESTIGIME

Nga Boldnews.al
Denoncimi i një kredimarrësi ka nxjerrë zbuluar BKT-në dhe BSH-në, të cilat dyshohet se kanë bashkëpunuar me qëllim shmangien e tatim-fitimit.

Boldnews.al botoi një vendim gjykatë, ku tregohej qartë skema sesi banka e nivelit të dytë dhe ajo qendrore kanë bashkëpunuar me njëra-tjetrën. Në këtë pjesë të dytë, Boldnews.al do të botojë edhe emrat e dëshmitarëve që do të thirren nga Prokuroria e Tiranës për të pyetur.

Sipas vendimit, gjykata pasi dëgjoi me vëmendje pretendimet e palëve arriti në përfundimin e plotë, bazuar në të gjitha provat e ndodhura në procedimin penal nr.5864 të vitit 2015 gjatë shqyrtimit gjyqësor se kërkimi i Olsi A., është i drejtë dhe i bazuar në prova, në ligj dhe si i tillë duhet pranuar. Vendimi i prokurorisë për mosfillimin e procedimit penal, duhet të prishet dhe duhet t’i rikthehet organit të prokurorisë për hetime të mëtejshme.

“Gjykata çmon se në hetimet e mëtejshme, Prokuroria e Tiranës duhet të kryeje këto veprime hetimore: Të pyesë kallëzuesin Olsi A. Në lidhje me pretendimet e tij të pasqyruara në kallëzimin penal” thuhet në këtë vendim.

Sipas saj, “prokuroria të pyesë shtetasit: Andi Kruja, Arjana Xhafaj, Besnik Dervishaj, Avenir Nuredini, Deniz Dërralla, Fatbardha Kore, Helena Shëngjergji, Indrit Banka, Ledio Xverku, Migena Çena, Nexhmi Bajraktari, Turan San, Veronika Prifti, Adnand Shakaj, Martjola Golloshi, Fatih Karli, Rezarta Tërnova, Albert Shehu, Xhiliola Xhixha, Miranda Kaçani, Ardian Spahiu, Artemida Pira, Altin Naqe, Bulent Kasaci, Seyhan Pencapligil” thuhet në vendim. Sipas tij, këta persona janë punonjës në Bankën e Shqiperisë, BKT-së, Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Informimit dhe noter publik. Kujtojmë se zotërinjtë Turan San, Fatih Karli, Bulent Kasaci dhe Seyhan Pencapligli janë drejtues të lartë të BKT-së. Ndërkohë, Altin Naqe është drejtor juridik në Bankën e Shqipërisë, ndërsa të tjerët janë punonjës të BSH-së, apo BKT-së, si dhe noterë.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Sipas vendimit të gjykatës, prokuroria duhet të administrojë të dhënat kompjuterike në regjistrin e kredive të Bankës së Shqipërisë, të dhënat kompjuterike në serverin e Bankës Kombëtare Tregtare si dhe të dhënat e llogarive dhe shenjat e mbetura në serverat e Bankës Kombëtare Tregtare tre degët (Tirana 1, Shkolla e Baletit dhe Laprakë) dhe BSH-në për çdo veprim të shtetasit Olsi A. “Prokuroria duhet të administrojë Tek Banka Kombëtare Tregtare mandatin e arkëtimit origjinal për shumën e disbursuar të kredisë, huasë në vitin 2004, sipas pikës 6.2 të kontratës nr. 735 rep dhe nr. 193 kol. Kontratat e llogarive, dokumentet identifikuese e dokumentacionin e plotë dhe statementet e llogarive tek dega Tirana 1 hapur në 2004-ën deri në 2016-ën. Për llogarinë në fjalë të merren edhe të dhënat apo shenjat e mbetura në sistemin, serverat kompjuterikë të BKT-së. Kontratat e llogarive, dokumentet identifikuese, dokumentacionin e plotë dhe statementet e llogarive tek dega Shkolla e Baletit e hapur në 2008-ën deri në 2016-ën. Kujtojmë që për këtë llogari më datë 17.3.2015 ka pasur ndryshime rifreskim që janë të pavlefshme dhe duhet që prokuroria të marrë dy palë të dhëna për llogarinë.

Prokuroria të vlerësojë nëse BKT ka llogaritur kredinë në bazë të Kontratës noteriale nr. “735 rep dhe nr. 193 kol” me interesin e barabartë, euribor + 6%. Te administrohen nga prokuroria procesverbalet, akt-konstatimet, llogaritjet, vendimet e Bankës së Shqipërisë për ankesën e shtetasit Olsi A. që ka bërë në BKT apo për BKT-në në zyrat e BSH-së” thotë gjykata.

Ekskluzive/ Mashtrimi me kreditë, prokuroria e Tiranës heton BKT-në dhe BSH-në (Pjesa I)

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

A e ka Basha fuqinë të diktojë qeverinë teknike?!

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025

Numërohen 75% e votave, Lapaj i merr vendin e tretë Tom Doshit në rang kombëtar

22:58 : 12/05/2025

Katër bajame në ditë, 6 përfitime direkte në organizëm

22:48 : 12/05/2025

“Në këtë finale fitoi eksperienca”, Brdaric: I zhgënjyer, por do ta provojmë sërish!

22:47 : 12/05/2025

Kukësi ngjyroset blu! Deputeti demokrat: Ia dolëm falë fushatës dhe programit

22:41 : 12/05/2025

Fitorja e thellë e PS-së, gazetari: Presioni shtetëror dhe patronazhimi penguan partitë e reja

22:38 : 12/05/2025

Video/ Egnatia rikonfirmohet kampione, tifozët dhe lojtarët “bëhen një”

22:28 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com