• Kontakt
Monday, July 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Skandali, tërhiqet BSH pranon ekzistencën e raportit të KLSH

19:01 : 11/08/2016
në EKONOMI

Pas raportit sekret të KLSH publikuar nga Shqiptarja.com pak ditë më parë se vjedhja ishte 21 mln euro dhe jo 713 mln lekë ka reaguar Banka e Shqipërisë.

Për herë të parë Banka e Shqipërisë pranon që ekziston një raport i tillë, ndërsa Guvernatori Gent Sejko tërhiqet nga deklaratat e pak ditëve më parë se nuk ishte në dijeni të raportit të publikuar.

Banka e Shqipërisë thekson se raporti i përmendur i KLSH-së është trajtuar institucionalisht me komunikime zyrtare midis dy institucioneve.

“Raporti i përmendur i KLSH-së është trajtuar institucionalisht me komunikime zyrtare midis dy institucioneve” shprehet BSH në reagimin zyrtar për mediat.

Raport sekret i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i mbërritur në Prokurorinë e Përgjithshme dhe 5 institucione të tjera, hedh dritë mbi megaskandalin e vjedhjes së parave në Thesarin e Bankës së Shqipërisë.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Raporti i hartuar nga 6 auditues, zbulon skemën e vjedhjes së parave, njëherësh hedh dritë mbi shifrën e saktë të vjedhjes, ku KLSH ka zbuluar se nuk bëhet fjalë për shifrën prej 713 milionë lekë të reja, siç deklaroi ish-guvernatori Fullani, por për 2.9 miliard lekë, e përkthyer kjo në 21 milion euro që mungonin në thesarin e Bankës së Shqipërisë.

Sipas raportit të KLSH, kjo sasi lekësh nuk është vjedhur nga një person i vetëm por siç thonë audituesit në raport, në këtë skemë janë implikuar disa zyrtarë të bankës dhe drejtues të Bankave të Nivelit të Dytë, duke dyshuar se kanë përdorur dokumentacion fallco në procesin e dorëzimit të lekëve për shkatërrim.

Banka e Shqipërisë ka mohuar kompensimin e klientëve me 80% të vlerës së kartëmonedhave të dëmtuara të sjella për asgjësim.

“Praktika e trajtimit të kartëmonedhave të papërshtatshme për qarkullim, e verifikuar edhe gjatë inspektimeve të kryera në bankat tregtare, dëshmon se nuk ka pasur asnjë fakt apo rast që mbështet atë çka është komentuar së fundmi në këto media. Shkrimi në media, – se banka të nivelit të dytë i kanë kompensuar klientët e tyre vetëm 80% të vlerës së kartëmonedhave të dëmtuara të sjella për asgjësim pranë Bankës së Shqipërisë dhe nga ana tjetër, këto banka janë kompensuar me 100% të vlerës nga Banka e Shqipërisë, – është i pavërtetë”.

Banka e Shqipërisë shprehet se janë bërë të gjithë verifikimet e nevojshme të parashikuara edhe nga rregullorja “Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare”, duke inspektuar bankat tregtare.

“Nga shqyrtimi, nuk rezultoi asnjë komision i mbajtur nga bankat, që të pasqyronte se është mbajtur një penalitet në vlerën prej 20% për kartëmonedhat e dëmtuara. Nuk rezulton gjithashtu, asnjë ankesë e paraqitur nga klientët e bankave të inspektuara nga Banka e Shqipërisë për këtë çështje. Procesi i përpunimit është plotësisht i dokumentuar”.

Banka e Shqipërisë e mbyll deklaratën me fjalinë se “Nuk i është shkaktuar asnjë dëm buxhetit të shtetit apo edhe vetë klientëve të bankës që kanë këmbyer kartëmonedha të dëmtuara me bankat e nivelit e dytë”.

Deklarata e plotë
Ditët e fundit, disa media kanë transmetuar lajmin se disa banka të nivelit të dytë kanë përfituar padrejtësisht nga procesi i trajtimit të kartëmonedhave të dëmtuara të papërshtatshme për qarkullim. Lidhur me këtë çështje, Banka e Shqipërisë sqaron publikun se lajmi është i pavërtetë.

Banka e Shqipërisë administron kartëmonedhat e papërshtatshme për qarkullim sipas rregullave plotësisht të mirëpërcaktuara dhe së fundmi të përafruara me standardet e Bankës Qendrore Evropiane. Rregullat që normojnë shkëmbimin e kartëmonedhave të dëmtuara janë gjerësisht në të njëjtën linjë me ato që aplikohen për kartëmonedhat EURO, sipas vendimit të Bankës Qendrore Evropiane (ECB/2013/10 të 19 prillit 2013). Ekspertë evropianë kanë dhënë vlerësimin e tyre se proceset dhe regjimet e ndjekura nga Banka e Shqipërisë për prerjet, specifikimet, riprodhimin, këmbimin, trajtimin e monedhave të dëmtuara dhe të papërshtatshme për qarkullim si dhe tërheqjen e tyre, janë të njëjta me ato evropiane.

Praktika e trajtimit të kartëmonedhave të papërshtatshme për qarkullim, e verifikuar edhe gjatë inspektimeve të kryera në bankat tregtare, dëshmon se nuk ka pasur asnjë fakt apo rast që mbështet atë çka është komentuar së fundmi në këto media. Shkrimi në media, – se banka të nivelit të dytë i kanë kompensuar klientët e tyre vetëm 80% të vlerës së kartëmonedhave të dëmtuara të sjella për asgjësim pranë Bankës së Shqipërisë dhe nga ana tjetër, këto banka janë kompensuar me 100% të vlerës nga Banka e Shqipërisë, – është i pavërtetë.

Banka e Shqipërisë ka bërë gjithë verifikimet e nevojshme të parashikuara edhe nga rregullorja “Mbi transparencën për produktet dhe shërbimet bankare e financiare”, duke inspektuar bankat tregtare. Nga shqyrtimi, nuk rezultoi asnjë komision i mbajtur nga bankat, që të pasqyronte se është mbajtur një penalitet në vlerën prej 20% për kartëmonedhat e dëmtuara. Nuk rezulton gjithashtu, asnjë ankesë e paraqitur nga klientët e bankave të inspektuara nga Banka e Shqipërisë për këtë çështje. Procesi i përpunimit është plotësisht i dokumentuar.

Në mbështetje të analizës si më sipër, Banka e Shqipërisë ka bindjen se nuk i është shkaktuar asnjë dëm buxhetit të shtetit apo edhe vetë klientëve të bankës që kanë këmbyer kartëmonedha të dëmtuara me bankat e nivelit e dytë.

Raporti i përmendur i KLSH-së është trajtuar institucionalisht me komunikime zyrtare midis dy institucioneve.

Banka e Shqipërisë është e angazhuar në garantimin e funksionimit cilësor të emetimit e qarkullimit të kartëmonedhës kombëtare, në përputhje të plotë me ligjet e vendit e standardet ndërkombëtare.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Tender 2.2 billion ALL / Ministry of Urban Development develops ... its offices

TË GJITHA

Chelsea fiton trofeun e Botërorit të Klubeve, i jep leksion futbolli PSG-së në finale

23:17 : 13/07/2025

Horoskopi ditor, e Hënë 14 Korrik 2025

23:01 : 13/07/2025

Kardiologu: Sporti nuk shkakton sëmundje të zemrës, përkundrazi i parandalon ato

22:40 : 13/07/2025

Tarifat e Trumpit/ Kancelari Merz: Do të godisnin industrinë tonë eksportuese

22:30 : 13/07/2025

Mbyllen 45 minutat e para të finales, Chelsea me një dorë tek trofeu

22:15 : 13/07/2025

SHBA/ Një person i armatosur qëllon oficerin e policisë dhe më pas hap zjarr drejt një Kishe

22:01 : 13/07/2025

Finalja e Kupës së Botës për Klube, presidenti Trump ndjek nga afër sfidën Chelsea-PSG

21:46 : 13/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com