• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Për dy muaj 4000 mijë biznese pushojnë aktivitetin, kalojnë në status pasiv

11:36 : 10/08/2016
në EKONOMI, KRYESORE

Lista e bizneseve pasive që nisi të jetë transparente në pranverë të këtij viti është shtuar edhe me rreth 4000 mijë biznese të tjera në dy muajt e fundit.

Në fillim të muajit maj lista e bizneseve që kanë deklaruar në tatime pezullimin e aktivitetit ishte rreth 91 mijë biznese, ndërsa më 1 korrik ku shënohet edhe azhornimi i fundit nga Drejtoria e Përgjithshme e tatimeve numri i bizneseve pasive arriti në 95,089 biznese (kliko për të parë listën) .

Aplikimi i një sistemi të ri informatik në tatime dhe ndryshimet në ligjin e procedurave tatimore në fillim të vitit që shkoi ka mundësuar krijimin e regjistrit pasiv të tatimpaguesve.

Kalimi nga regjistri aktiv në atë pasiv bëhet automatikisht nga sistemi informatik i tatimeve, duke shmangur tërësisht procedurën manuale të inspektorëve tatimore.

Një biznes kalon në regjistrin pasiv kur për një vit rresht nuk ushtron aktivitet tregtar dhe për pasojë nuk bën asnjë deklaratë tatimore. Gjithashtu bizneset pasive duhet të kenë shpallur pezullimin e Veprimtarisë në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Nisur nga këto zhvillime shihet se rreth gjysma e bizneseve në vend kanë pushuar aktivitetin (nga rreth 180 mijë biznese që raportohen statistikisht). Ministria e Financave ka sqaruar se këto biznese datojnë që prej vitit 1991 dhe ka pasur qindra e qindra parregullsi në pasivitetin e regjistruar të këtyre bizneseve ndër vite. Shumë prej tyre kanë falimentuar, por nuk kanë bërë procedurën e falimentit, shumë prej tyre janë mbyllur dhe nuk kanë bërë procesin e mbylljes, shumë kanë kaluar në pasivitet ligjor dhe nuk janë pastruar kurrë nga regjistrat.

Pastrimi i regjistrit është marre si një nga masat anti-evazion.

Kështu Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka krijuar edhe një regjistër me bizneset që realisht janë tatimpagues. Më pas ky regjistër duhet administruar në mënyrë rigoroze, duke i përjashtuar bizneset që nuk paguajnë për dy apo tre periudha tatimore rresht.

Bizneset mund të futen sërish në regjistër vetëm pasi të kenë shlyer detyrimet, por teksa lista e bizneseve pasive është publike, askush nuk mund të verifikojë listën e pastër të bizneseve.

Ndërsa lista tjetër e bizneseve jo korrekt mund të verifikohet fare lehtë nëse spekulon me faturat e TVSH dhe kjo duhet t’i bëhet e ditur menjëherë publikut.

Pjesa tjetër e bizneseve që janë në listën e “pastër” e marrin automatikisht rimbursimin e TVSH-së.

Ndërkohë programi për kthimin e TVSH duhet të kontrollojë nëse furnizuesi nuk është në listë pasive  dhe do të paralajmërojë tatimpaguesin se furnizuesi i tij nuk është i autorizuar të lëshojë fatura të TVSH-së.

Gjithashtu dogana nuk duhet të përpunojë importet ose eksportet për tregtarët që nuk janë në regjistrin e pastër. /Monitor.al/

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Arrestohet nëna e të dënuarit në burgun e Fushë-Krujës, tentoi të fuste 6 celularë brenda bombolës

TË GJITHA

Hamasi liron pengun me shtetësi amerikano-izraelite

22:12 : 12/05/2025

Burimi: Rama njësoj si Putin, nuk lejon të zhvillohen zgjedhje të lira

22:11 : 12/05/2025

Mbyllet kutia e fundit në Sarandë, dominohet nga Partia Socialiste

22:01 : 12/05/2025

Egnatia, kampione e Shqipërisë për herë të dytë! Mbron titullin në finale kundër Vllaznisë

22:01 : 12/05/2025

Kreu i OSBE/ODIHR: Duhet reformë e plotë e gjithëpërfshirëse

21:58 : 12/05/2025

Tabaku: Raporti i OSBE-ODIHR rrëzon zgjedhjet

21:52 : 12/05/2025

Vllaznia-Egnatia/ Leksion futbolli i rrogozhinasve, vjen edhe goli i tretë për trofeun (Video)

21:49 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com