• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Grabitja në Rinas, KSHH: Ngjarja ndikon mbi lirinë e lëvizjes, të reflektohet

18:13 : 04/08/2016
në AKTUALITET

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre shqetësim për pasigurinë që ka shkaktuar tek qytetarët grabitja në aeroportin e Rinasit, rreth 1 muaj më parë.

Sipas KSHH-së, qytetarët janë të painformuar për masat e marra për sigurinë në aeroport.

“Përveç pasigurisë, ngjarje të tilla si ajo e datës 30 Qershor ndikojnë edhe mbi lirinë e lëvizjes, e cila do të vështirësohej nëse do kishte braktisje të këtij aeroporti nga kompanitë serioze te fluturimit. Ngjarja e datës 30 Qershor kërkon reflektim nga institucionet përgjegjëse për sigurinë në këto pika kalim kufiri. Mirëqeverisja dhe llogaridhënia e organeve publike karshi qytetarëve të vendit kërkojnë gjithashtu nxjerrjen e përgjegjësive institucionale dhe çrrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë në vend.”- thuhet në deklaratën e KSHH-së.

DEKLARATA E PLOTE E KSHH
Pas më shumë se një muaji, ngjarja kriminale në aeroportin e Rinasit kërkon reflektim, përgjegjshmëri dhe llogaridhënie.
Ka kaluar më shumë se një muaj nga ngjarja kriminale e ndodhur në aeroportin e vetëm ndërkombëtar në vendin tonë, e cila rezultoi me grabitjen me armë të valutës të huaj që po transportohej me automjet drejt një avioni. Grabitja e kryer vetëm në pak minuta, nga tre persona të armatosur dhe të maskuar, në zonën ku parkohen avionet, evidentoi pamjaftueshmërinë dhe problematika të sigurisë në këtë aeroport, i cili konsiderohet si objekti sigurisë kombëtare. Por mbi të gjitha, kjo ngjarje shkaktoi pasiguri tek mijëra qytetarë vendas dhe të huaj, të cilët janë përdorues të rregullt të këtij aeroporti.
Ditët që pasuan këtë ngjarje sollën në vëmendje të publikut fakte dhe pretendime të ndryshme por dhe kontradiktore si dhe deklarata të cilat pasonin përgjegjësitë institucionale me efektin ping pong ose i minimizonin ato. Në bazë të Marrëveshjes Koncesionare ndërmjet Këshillit të Ministrave dhe Shoqërisë Koncesionare Tirana International Airport, siguria e perimetrit të jashtëm të aeroportit, ambientet hyrëse të terminalit si dhe sallën e kamerave, ishte përgjegjësi e kësaj kompanie. Media raportoi se problematika e sigurisë ishte konstatuar ndër vite në këtë aeroport, duke evidentuar shqetësimet e ngritura nga Komisariati i Policisë Kufitare Rinas drejtuar Autoritetit të Aviacionit Civil (ACC) që në vitin 2014. Pavarësisht këtyre shqetësimeve, nuk ishin marrë masa për zgjidhjen e problemeve të sigurisë në aeroport.
Lidhur me këtë ngjarje, organi i prokurorisë nisi hetimet, duke urdhëruar ndalimin e 5 shtetasve, detyrat funksionale të të cilëve ishin të lidhura me sigurinë në këtë aeroport. Në hetim janë përfshirë dhe zyrtarët e Autoritetit të Aviacionit Civil dhe Ministrisë së Transporteve, pasi nga shqyrtimi i dokumentacionit dyshohet se kishin dijeni të problematikave me sigurinë që kishte aeroporti.
Pavarësisht se hetimet për zbardhjen e ngjarjes kriminale vazhdojnë, qytetarët sot nuk janë të informuar se mbi kë rëndojnë përgjegjësitë institucionale të cenimit të sigurisë në aeroportin e Rinasit. Qytetarët sot nuk disponojnë ende një informacion nëse marrëveshja midis Këshillit të Ministrave dhe Kompansië Kocensionare parashikon ose jo sanksione në rast të shkeljes së rregullave të sigurisë dhe nëse po a janë zbatuar sanksione të tilla mbas kësaj ngjarje. Qytetarët sot ende nuk disponojnë informacion nëse ekziston nevoja për të rishikuar këtë marrëveshje dhe për të forcuar dhe rritur mekanizmat e përgjegjshmërisë së Kompanisë Koncesionare që i është besuar siguria e aeroportit ndërkombëtar. Qytetarët sot ende nuk kanë informacion se çfarë masash janë marrë për të përmirësuar dhe forcuar sigurinë në këtë aeroport dhe nëse këto masa janë të mjaftueshme për të parandaluar ngjarje si ajo e datës 30 Qershor apo edhe ngjarje të tjera kriminale që mund të cenojnë sigurinë e njerëzve dhe mallrave.
Një numër i konsiderueshëm shtetasish shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, shtetasish të huaj në vendet fqinjë dhe shtete të tjera po përdorin në këtë periudhë pushimesh pikat e kalim kufirit të vendit tonë, duke përfshirë edhe Aeroportin e vetëm ndërkombëtar. Përveç pasigurisë, ngjarje të tilla si ajo e datës 30 Qershor ndikojnë edhe mbi lirinë e lëvizjes, e cila do të vështirësohej nëse do kishte braktisje të këtij aeroporti nga kompanitë serioze të fluturimit. Ngjarja e datës 30 Qershor kërkon reflektim nga institucionet përgjegjëse për sigurinë në këto pika kalim kufiri. Mirëqeverisja dhe llogaridhënia e organeve publike karshi qytetarëve të vendit kërkojnë gjithashtu nxjerrjen e përgjegjësive institucionale dhe ç’rrënjosjen e kulturës së pandëshkueshmërisë në vend.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Tiranë, përplasen 2 automjete, bllokohet trafiku

TË GJITHA

U denoncua i humbur, gjendet i vdekur në kanal 65-vjeçari

18:45 : 10/05/2025

Media amerikane: Balluku bën një “sy qorr” ndaj trafikut të kokainës në Portin e Durrësit

18:38 : 10/05/2025

Durrës/ Shkrumbohet autobusi, shpëtojnë pasagjerët

18:13 : 10/05/2025

Shtruan asfalt elektoral, shpallen në kërkim administratorët e kompanisë “Vëllezërit Hysa”

17:45 : 10/05/2025

DOKUMENTET/ Kompania lobuese e PD i dërgoi dy letra Rubios për të pajisur me vizë Berishën

17:34 : 10/05/2025

Denoncimi i Bardhit: Balluku përmes Portit të Durrësit, lehtësoi trafikun e drogës në Europë

17:32 : 10/05/2025

Foto/ Dy të rinjtë humbën jetën në vendin e punës, pamje nga vendngjarja

16:59 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com