• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Meta i sigurt për koalicionin: Jam gati të shkoj në grupin e PS dhe t’i sqaroj të gjithë. Basha e mbajti fjalën

19:35 : 26/07/2016
në KRYESORE, POLITIKE

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka ndryshuar qëndrim ndaj kreut të opozitës Lulzim Basha, të cili më parë e ka quajtur edhe gënjeshtar. Këtë gjë e ka konfirmuar gjatë një interviste nga Filadelfia, SHBA ku ai po merr pjesë në konventën e demokratëve. Por nga ana tjetër Meta tha se koalicioni i ka të gjitha mundësitë të mbyllë mandatin 4-vjeçar.

“Qëndrimi im si kryetar i parlamentit ka qenë vetëm një, konsensus sipas Venecias dhe nëse opozita nuk do ta pranonte ne do të votonim edhe pa opozitën. Opozita kishte të drejtë për rekomandimin 88, u binda, pasi u takova me Bashën, qëndrimin u kanë shprehur edhe të huajve, pasi e kam konsultuar me ekspertët më të mirë në SHBA. Me ardhjen e Nuland dhe ndërhyrja e Hahn dhe ambasadorëve bënë të mundur një gjë që nuk ishte besuar. Në rast se do miratohej pa konsensus unë s’do isha më kryetar Kuvendi. Shqipëria bën edhe pa Bashën, Metën e Ramën. Shqipëria nuk bën dot hap para pa konsensus e bashkëpunim dhe dialog”, deklaroi Meta.

Kreu i Kuvendit tha gjithashtu se parlamenti mund të mblidhet duke filluar që nga e enjtja për të miratuar 7 ligjet e paketës së ndryshimeve kushtetuese.

“Jam në kontakt me sekretaren e përgjithshme të kuvendit, ambasadoren e BE dhe besoj se kjo është e mundur që të enjten të mblidhet kuvendi për miratimin e 7 ligjeve që reforma të zbatohet. Parlamenti do mblidhet në cdo moment që ne do ta vlerësojmë të rëndësishëm me gjithë aktorët për cështjen e reformës. I ftoj anëtarët e komisionit të posaçëm që të fillojë puna për të gjitha ligjet. Politikanët do të shkojnë e të përgjigjen para drejtësisë, kjo është e qartë. Nuk bëhet reformë në drejtësi duke i thënë kundërshtarit që do shkosh në burg. Por politikanët duhet të thonë të parët se vetë do shkojnë në burg”, theksoi Meta.

Përsa i përket dyshimeve për një krisje të mundshme të koalicionit, Meta tha se nuk ka arsye që PS-LSI të mos e mbyllin këtë mandat, duke shtuar se është i gatshëm të japë sqarime për qëndrimet e tij edhe në grupin e PS.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

“Nuk duhet të ngatërrojmë qëndrimet për reformën në drejtësi me qëndrimet e koalicionit. Unë dua t’i siguroj gjithë socialistët se unë jam njeri që i qëndron fjalëve, marrëveshjeve. Politika jonë është e ngatërruar me thashetheme. Unë jam gati të shkoj në grupin parlamentar të PS që të sqarojmë për çështjet për përmirësimin e qeverisjes. Nuk duhet të përziejmë asnjëherë çështjet e shtetit me çështjet politike. Unë besoj se koalicioni ka mundësitë që ta mbyllë këtë mandat, të përmbushë akoma më mirë pritshmëritë dhe jemi të angazhuar për këtë çështje dhe nuk i shoh këto dy çështje me njëra-tjetrën sepse nuk duhet të deformojmë këtë reformë të arritur historike”, u shpreh Meta.

Ai vlerësoit zotin Basha për qëndrimin e tij për reformën. “Unë mund të kem thënë gjatë fushatës që zoti Basha gënjen edhe për orën por për hir të së vërtetës, fjalën që Basha më ka dhënë në takim për reformën, se në rast se 88 do plotësohej ai e PD do e mbështesnin reformën, ai e ka mbajtur plotësisht. Kjo është pozitive e duhet vlerësuar. Ai duhet të tregojë se është lidership i ri”, deklaroi Meta.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Spektatori qëllon me pëllëmbë Justin Timberlake (Video)

TË GJITHA

11 Maji/ Për herë të parë votojnë edhe gratë e dënuara në burgun e Pojskës

14:35 : 10/05/2025

Çfarë kërkuan shqiptarët në Google gjatë fushatës elektorale?

14:27 : 10/05/2025

Një letër për grupin e gatshëm të replikuesve

14:19 : 10/05/2025

Shembet kanali i një hidrocentrali në Gramsh, dheu zë poshtë dy punëtorë

14:13 : 10/05/2025

Plagosi të shoqen dhe më pas vrau veten, reagon gruaja e stilistit kosovar/ FOTO

14:07 : 10/05/2025

Interi motivon lojtarët, shpërblimin miliona euro në rast triumfi në Champions

14:03 : 10/05/2025

Greqi/ 22-vjeçari shqiptar plagos oficerin e policisë me thikë

13:53 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com