Kreu i Kuvendit, Ilir Meta i është drejtuar ambasadorit amerikan Lu lidhur me aludimet nëse ai po bën një lojë. Meta ka sqaruar qëndrimin e tij për reformën në drejtësi që nga fillimi duke thënë se votat e 20-ta të LSI-së janë për reformën por kur kjo të arrihet me një konsensus dhe jo me presione dhe kërcënime për tu votuar.
Ai deklaroi se do të largohet nga parlamenti. Kjo është deklarata e dytë e tij e ngjashme, në pak ditë. Tha se do të largohet nga drejtimi nëse parlamenti nuk e voton reformën me konensus, por nën presion. Përpara se t’ia linte drejtimin e seancës, Valentina Leskajt, ai kritikoi edhe ambasadorët, Lu e Vlahutin, duke i ngarkuar me përgjegjësi direkte për ngërçin.
“S’mund të rri në këtë parlament që voton me SMS e nën presione. I falenderoj përfaqësuesit ndërkombëtarë, por një pjesë të përgjegjësisë kanë edhe ata, që ne ndodhemi në këtë situatë këtu, pasi disa gjëra duhet të ishin sqaruar më parë”, u shpreh Meta.
“Nëse ka njeri dyshime në lidhje me votat e LSI-së, po ua them se 20 deputetët e partisë që unë drejtoj do të jenë pro draftit. Më e rëndësishme sesa votat patriotike është konsensusi patriotik. I kërkoj Kryetarit të PD-së Lulzim Basha të sqarojë raportet me SHBA, nëse nuk sqaron dot me Ambasadorin Lu, atëherë të sqarohet në instancat më të larta në SHBA, në Departamentin e Shtetit apo në Shtëpinë e Bardhës. Negociatorët të vazhdojnë punën dhe menjëherë pas kësaj të mblidhet komisioni parlamentar. Askush nuk më ka dhënë garanci se po të miratohet me 94 apo 95 vota kjo sjell efekte pozitive për integrimin. Siç e sqarumar me Hahn ta sqarojmë me Shtëpinë e Bardhë, me Departamentin e Drejtësisë. Duhet të votojmë me konsensus patriotik Seanca nuk do të mbyllet pa u miratuar ndryshimet e reformës kushtetuese, më vjen keq që nuk filloi në mënyrë solemne sic u dakordësua. Kompromisi ishte arritur por na u prish në mes të natës. Nëse hyjmë në votim me deputetë patriot. Nuk na duhem deputetë patriotë por konsensus patriotikë. i kam bërë thirrje Lulzim Bashës por dhe Sali Berishës parmbrëmë për të pranuar marrëveshjen. Është i rëndësishëm konsensusi patriotik pasi është Kushtetutë e re e cila do të votojë në mënyrë”, tha Meta