• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi INVESTIGIME

Ekskluzive/ Dekonspirohet operacioni për arrestimin e drejtorit të Ujësjellësit të Tiranës

10:35 : 14/07/2016
në INVESTIGIME

Nga Boldnews.al

Policia e Tiranës nuk ka mundur të arrestojë drejtorin e Ujësjellësit të Bashkisë së kryeqytetit, pas një urdhër arresti të Prokurorisë së Fierit, që dyshon se ai ka kryer veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe “fallsifikimit të dokumentave”.

Pavarësisht se masa e arrestit ndaj Qerem Braçit ishte marrë në mungesë dhe, teorikisht, duhej të ishte sekret, operacioni për ndalimin e tij duket se është dekonspiruar. Ndërkohë që policia e Tiranës deklaronte se po bënte përpjekjet për gjetjen e tij, duket se Braçi i ka “gjetur” ata më parë. Një avokat i personit në kërkim, Qerem Braçi, ka kontaktuar me Policinë, ku i ka kërkuar informacione mbi këtë urdhër arresti për klientin e tij. Pra, duket qartë se Braçi ka pasur informacionin e nevojshëm dhe ka mundur të largohet, duke u fshehur.

Qerem Braçi, së bashku me disa zyrtarë të Njësisë Administrative Levan, në Fier, akuzohen se kanë tjetërsuar një pronë publike rreth 10 mijë metra katrorë, duke e regjistruar në emër të Braçit, i cili ka mbajtur më parë detyrën e nënkryetarit të ish-komunës Levan.

Pas shkrirjes së komunave, Qerem Braçi u emërua drejtues në ndërmarrjen e Ujësjellësit të Tiranës, pasi në drejtim të Bashkisë së kryeqytetit erdhi Erjon Veliaj.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Mëngjesin e së enjtes, Policia njoftoi në mënyrë telegrafike për arrestimin e drejtuesit të Njësisë Administrative Levan, Xheladin Malaj, si edhe të zyrtarëve Shefqet Hyka, Zaim Tafa dhe Ilia Marku. Policia njofton gjithashtu zyrtarisht se është shpallur në kërkim Q.B, ish-nënkryetar i komunës Levan. Këta persona, sipas njoftimit të policisë, dyshohen për “fallsifikim dokumentash” dhe “shpërdorim detyre”.

Pak pas këtij njoftimi, Prokuroria e Fierit jep publikisht detaje mbi arsyet e arrestimit, si edhe identifikon edhe personin e dhënë me inicale nga policia. Ai është Qerem Braçi, i cili aktualisht është një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Erjon Veliajt në Tiranë.

Nuk dihet nëse ky fakt e ka “ndihmua” Braçin që të mësojë mbi urdhërin e arrestit ndaj tij, si edhe t’i shpëtojë prangave të policisë. Fakti është që Braçi nuk është gjetur nga forcat blu gjatë pasdites së të Mërkurës dhe paradites së të Premtes, pavarësisht se ai gjatë gjithë orarit zyrtar ka qenë në detyrë.

Prokuroria e Fierit, në prezantimin e rastit në media, shpjegon se ka nisur hetimin në bazë të referimit të Drejtorisë së Policisë së Qarkut, mbi kallëzimin e administratorit të kompanisë private “G….C…Konstruksion”. Kjo kompani kishte fituar në vitin 2009 të drejtën për shfrytëzimin e zonës me zhavorr në fshatin Shtyllas të ish-komunës Levan. Në funksion të aktivitetit, kompania ishte pajisur me lejen e shfrytëzimit dhe lejen mjedisore nga autoritetet qëndrore përkatëse.

Në vitin 2015, administratori i kompanisë kallëzon ish-kryetarin e komunës, Xheladin Malaj, me pretendimin se ky i fundit e pengonte në ushtrimin e aktivitetit të tij. Sipas kallëzuesit, me urdhër të kryetarit të Komunës, zyrtarë të saj ushtronin presion mbi punonjësit, si edhe hidhnin mbeturinat e zonës në sipërfaqen ku punonte kompania e tij.

Nga hetimi për këtë rast ka rezultuar se, në vitin 2014, ish-komuna Levan ka bërë kallëzim penal ndaj kompanisë “G…C…Konstruksion”, për veprat penale të “Ndërtimit të paligjshëm” dhe “Pushtim të tokës”. Në kallëzimin e ish-komunës pretendohej se kompania ushtronte aktivitetin në një zonë, në pronësi të komunës, si edhe kishte ndërhyrë në mënyrë të paligjshme në një rrugë të fshatit. Në kuadër të atij hetimi, u administruan materialet e nevojshme, nga ku rezultoi që kompania kishte dokumentacion të rregullt dhe rruga, e cila pretendohej se kishte ndërhyrje në mënyrë të paligjshme, ishte pjesë e lejes së shfrytëzimit, ku parashikohej mirëmbajtje e rrugës. Për këtë arsye, ai hetim u pushua.

Por, pasi u pushua hetimi nga ana e Prokurorisë së Fierit, ish-komuna Levan, me vendim të Këshillit të saj, i jep pronësinë e tokës mbi të cilën zhvillonte aktivitetin kompania private, shtetasit Qerem Braçi. Në këtë mënyrë, i pezullon edhe aktivitetin kompanisë “G…C…Konstruksion”, me pretendimin se ushtronte aktivitetin në tokën private të Qerem Braçit.

Ky i fundit, siç rezultoi gjatë hetimit, e ka përfituar sipërfaqen e tokës nëpërmjet dokumentave të fallsifikuar, të cilët janë “legalizuar” nga ish-kryetari i komunës Levan, Xheladin Malaj, në bazë të matjeve fiktive të realizuara nga ish-zyrtarët dhe ish-topografët e ish-komunës Levan, shtetasit Shefqet Hyka, Zaim Tafa dhe Ilia Marku.

 

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Washington Post: “Nëse nuk miratohet Reforma në Drejtësi më 21 korrik, fundoset qeveria”

TË GJITHA

Horoskopi, e diel, 11 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 10/05/2025

EMRI/ Arrestohet një prej blerësve të votave për Tom Doshin në Kukës

23:11 : 10/05/2025

Rama dhe gënjeshtra me taksimin! Kush paguan vërtet në Shqipëri?

23:00 : 10/05/2025

Kandidati i PD thirrje urgjente SPAK: Administrata e Bashkisë Kolonjë po blejnë vota tani natën

22:52 : 10/05/2025

Një historik i shkurtër i zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri

22:44 : 10/05/2025

VIDEO/ Denoncimi i Berishës: Ard Nova dhe Laku po shpërndajnë zarfe me para në Shkozet

22:35 : 10/05/2025

Përplasja në Dibër/ Policisë i arratisen blerësit e votave, babai i kandidtët të PS qëllon me armë

22:22 : 10/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com