Nga Boldnews.al
Bashkia e Tiranës ka projektuar ndryshimet në Sheshin Skënderbej në Tiranë. Boldnews.al ka siguruar ekskluzivisht dokumentet e këtij megatenderi, që do ia ndryshojnë “fytyrën” Tiranës. Sipas dokumenteve, bashkia ka hapur procedurën për “rikualifikimin urban të sheshit Skënderbej, faza I”. Fondi limit për këtë vepër është 533,403,445 lekë, ndërsa burimi i financimit është vënë në dispozicion nga komiteti për zhvillimin e rajoneve me vendimin nr.31, datë 13 qershor 2016. Mësohet se afati për kryerjen e punimeve është 12 muaj kalendarike duke nisur nga dita e lidhjes së kontratës dhe data e zhvillimit të tenderit do të jetë 29 korriku.
Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, propozimi sugjeron një shesh i cili del në pah në saj të brezit rreth tij. Ky brez kryen funksionin e një paradhome për sheshin qendror. Duke negociuar ndërmjet mbipopullimit të qytetit dhe trajtës së hapur të sheshit qendror, ofrohen rrugë të ndryshme për të hyrë në shesh.
Sheshi qendror do të jetë i mbyllur dhe i padukshëm deri në momentin kur dikush shkel brenda tij: një boshllëk në mes të kaosit të qytetit. Sheshi mundëson për banorët e Tiranës të tërhiqen nga qyteti për në zemër të tij. Brezi nuk është thjeshtë kallëpi për sheshin qendror: është gjithashtu një zmbrapsje në vetvete. Perimetri i sheshit do të shndërrohet në një varg hapësirash dhe atmosferash të ndryshme. Përbëhet nga gjelbërim, hapësira të hapura të mbuluara si dhe ndërtesa – ekzistuese ose për tu ndërtuar.
Realizimi i këtij projekti është një ndërmarrje e vështirë. Ndërhyrjet variojnë nga vendime strategjike për një shkallë më të gjerë të qytetit deri tek propozime arkitektonike me këmbë në tokë. Në mënyrë që procesi të jetë i strukturuar, është bërë një diferencim midis një zone implementimi dhe një zone reflektimi. Përveç kësaj, zona e implementimit është ndarë në nënzona, duke dhënë mundësinë për projekte të nënrenditur me përmasa të perceptueshme dhe me karakter specifik. Të gjithë çështjet për tu shqyrtuar – trafiku, peizazhi,
mobilimi urban, elementët e ujit, evenimentet, infrastruktura e shërbimit si dhe ndriçimi – janë ekzaminuar ngushtësisht në këto tre shkallë, duke lejuar integrimin e saj në gjithë nivele. Kjo strategji rezulton në një projekt me një qëllim të përgjithshëm mjaft të qartë dhe një diversitet të pasur në një shkallë më të vogël.
PEIZAZHI
Bazuar ne ndarjen e nënzonave, dhe duke konsideruar kërkesat për trafikun, një propozim i balancuar mbi sipërfaqet e projektit të Skënderbeut është përpunuar. Zona qendrore e planit – piramidës – do të shtrohet plotësisht. Në brezin rreth saj, ndodhet një mori kopshtesh, secili duke iu drejtuar sheshit të hapur. Materiali i shtrimit ndryshon sipas nevojave dhe karakterit, duke varijuar nga shtrim i fortë në të butë, nga bazë në motive të ndërlikuar. Në 24 metrat e parë rreth sheshin kryesor, sipërfaqet e ndryshme të kopshteve bëhen më të “qëndrueshme” ndërsa arrijnë brezin për të lejuar lëvizje të dendur këmbësorësh rreth perimetrit të sheshit.
Brezi është një vend me hije, krijuar nga një koleksion pemësh të rritura të sapo mbjella. Masa e gjelbër krijuar nga pemët do të mbushë hapësirat midis godinave, duke përcaktuar kështu boshllëkun në qendër dhe duke krijuar një ndjesi brendësie. Kjo ndërmarrje mbjelljeje është shumë e rëndësishme në shkallë, duke krijuar ndryshimin më të mahnitshëm nga gjendja ekzistuese.
Këto pemë – dhe përmasat e tyre – janë themelore për suksesin e projektit. Vendosja e pemëve janë më pak të dendura në kufi jetë e jashtëm të sheshit dhe fillon strukturohet si një rrjetë formal promenade nga brezi në drejtim të sheshit. Pemët më të mëdha, të rritura, janë zgjedhur për promenadën e brezit, ndërkohë që pemë më të vogla, të reja, mund të mbillen në vendet e parashikuara me thellë ne drejtim të unazës.
Masa e gjelbër është e ndryshme sipas nënzonave të ndryshme dhe programit përkatës. Pemët ekzistuese mund të integrohen sa më shumë të jetë e mundur. Ne fund, një numër prej 300 pemësh prej 20 tipesh të ndryshme do ti japë jetë brezit. Forma e tokës përcaktohet me një ndarje mjaft të qartë midis shtrimit dhe tokës/barit. Sipërfaqe te reja kopshtesh do të shtohen, sipërfaqe të reja të shtruara janë projektuar si sheshi më tepër se si rrugë: me detaje më cilësore – gur natyror, mozaik, beton arkitektonik – nga fasada në fasadë, nuk ka asnjë ndryshim relievi ndërmjet zonës së trafikut automobilistik të rastësishëm dhe zonës për këmbësorë.
MOBILIMI URBAN
Projekti i Skënderbeut është esencialisht një zonë e madhe këmbësorësh, që ofron vende për tu çlodhur dhe për të takuar njerëz. Për të lehtësuar këto këmbime, është krijuar një sërë mundësish ndenjësesh/stolash. Këto ndenjëse janë dy tipesh. Së pari, rreth 80 stola janë instaluar rreth Brezit. Këto stola janë të thjeshtë dhe të rehatshëm, të përshtatshme për të gjitha moshat. Gjatësia e tyre prej 4 m i bën të duken solemne në pamje. Ata renditen në variacione të ndryshme, me efekte të ndryshme: ndonjëherë të fokusuara tek pamja që ofrohet, ndonjëherë duke krijuar grupe më intime, ndonjëherë duke diferencuar lehtësisht zonat këmbësore nga ato të shërbimit.
Në majë të këtyre stolave, shkallët dhe muret mbajtës janë projektuar që të lejojnë të ulesh mbi to, me lartësinë dhe materialet e përshtatshme. Kjo strategji bën të mundur një llojshmëri te gjerë për vende për tu ulur dhe për tu takuar, duke minimizuar gjithashtu impaktin viziv. Shkallët e muzeut rikonfigurohen: pjesërisht duke grupuar treshe shkallësh në një të vetme, gjë e cila ul disi monumentalitetin e shkallëve dhe kështu krijon vende të rehatshme për tu ulur prej 40 cm të larta. Informaliteti i papritur i shkallëve i bën ato ideale për tu përdorur si podiume.
Shkallët e Pallatit të Kulturës do të rinovohen. Ne propozojmë të zgjerojmë përdorimin informal, krijuar nga lokalet – jashtë ne platformë. Përdorimi i çadrave të mëdha, uniforme, krijon vende të hijëzuar me pamje nga sheshi. E parë nga sheshi, ky përdorim informal integrohet vizualisht me harkadën e Pallatit.
Kopshti i zhytur ekzistues ruhet dhe mbillet përsëri. Muri mbajtës rreth tij rinovohet plotësisht, me shtesën e vetme të dy palë shkallëve pingul me aksin e bulevardit. Kjo ndërhyrje bën të mundur që kopshti të bëhet pjesë e trajektores lakore për këmbësorë rreth sheshit qendror. Pjesa e jashtme e murit rrethues të kopshtit të zhytur transformohet nga rrugë në kopsht. Në këtë mënyrë, muri bëhet pjesë e një vendi të hijëzuar dhe papritur mund të përdoret si stol gjatë gjithë gjatësisë së tij. Muri rrethues rreth Bankës Shtetërore ruhet siç është, meqë është i përshtatshëm për tu ulur mbi të. Duke
qenë pjesë e një ambienti të ri, përdorimi i tij si stol do të vije natyrshëm. Sheshet e lojërave janë parashikuar përreth Teatrit të Kukullave, përpara dhe pas tij. Sheshi përpara është vend i hapur lojërash, në pjesën e sheshit që integron pemët ekzistuese.
Kjo sipërfaqe është pjesa e vetme e cila ka stola: ajo bën të mundur që të rriturit të çlodhen ndërsa mbikëqyrin fëmijët e tyre. Pjesa e pasme është një sipërfaqe e rrethuar, që bën të mundur që fëmijë të vegjël të luajnë në sigurinë maksimale. Një numër i mjaftueshëm koshash për plehra është parashikuar në buxhet. Këto kosha do të shpërndahen përgjatë brezit, në afërsi me rrugët e shërbimit, duke lehtësuar mirëmbajtjen e përditshme.
Sinjalizimi dhe tabelat e informacionit janë parashikuar në buxhet. Eksperienca në qytete të tjera ka provuar se planifikimi dhe pozicionimi i këtyre tabelave mund të rezultojë me efekt të kundërt nëse nuk është pjesë integrale e një strategjie gjithëpërfshirëse në shkallë qyteti. Ne këshillojmë qytetin që të krijojë më parë këtë koncept me shkallë të gjerë, duke bërë të mundur që tabelat të integrohen në një fazë të dytë.
ELEMENTËT E UJIT
Elementët e ujit janë përqendruar në sheshin qendror. Ato pasurojnë dhe krijojnë diversitet në eksperiencën e ambientit të hapur. Ka tre lloje të ndryshme shatërvanësh të propozuara.
- Pus
- Currilë
- Re
Pjesa më e madhe e sheshit është pajisur me puse. Ato konsistojnë në pajisje ujë-nxjerrëse të zhytura, të integruara nën sipërfaqen e sheshit dhe të mbuluara nga gurë të shpuar. Të ndezura, këto puse thjeshtë rrjedhin në mënyrë të qetë, ne formë rrjedhash të qeta. Uji rrjedh qetësisht në sipërfaqen e pjerrët të piramidës dhe mblidhet në perimetër të saj.
Të gjithë këto puse mund të funksionojnë në mënyrë të pavarur, duke lejuar ujin të krijojë koreografi sipas orës dhe evenimenteve. Sistemi i propozuar është me teknologji te ulët dhe mjaft i thjeshtë për tu mirëmbajtur. Një total prej 60 pusesh shpërndahen ne gjithë sheshin në mënyrë të çrregullt. Në zonën e fëmijëve në shesh, nën pemët ekzistuese, ndodhen dy tipat e tjera të shatërvanëve.
Tipi i parë është Currilë: bazohet në të njëjtin sistem si dhe puset. Vetëm duke ndërruar llojin e rubinetit spërkatës në një me diametër më të vogël, uji nuk derdhet i lirë, por spërkatet në lartësi të madhe në vartësi të presionit. Ky tip shatërvani krijon mundësi për tu ndërthurur me aktivitetin e fëmijëve në një mënyrë me dinamike: këto shatërvanë currilë janë shumë zbavitëse për te luajtur me to.
Do të vendosen një total prej 6 currilash. Tipi i dytë i shatërvanëve është reja: ajo është një shtyllë e gjatë, pajisur me shumë pajisje spërkatëse në majë. Spërkatëset krijojnë re uji, e cila do të qëndrojë mes pemëve si mjegull. Është parashikuar një total prej 6 shtyllash në mënyrë që reja që krijohet të jetë në madhësinë e zonës së këndit të lojërave.
Shatërvanët në sheshin e lojërave operohen me ujë të pijshëm: kjo ul frekuencën e mirëmbajtjes dhe gjithashtu është e sigurt për fëmijët që të luajnë me të. Uji për shatërvanin tip pus do të vijë nga puse të shpuar në afërsi të sheshit. Në majë të saj, shatërvani pus do të përdorë sa më shumë të jetë e mundur nga uji i ricikluar. Për të lejuar këtë, një sistem riciklimi për të purifikuar ujin do të instalohet si pjesë e infrastrukturës nëntokësore. Sistemi nëntokësor për shatërvanët shpjegohet më tej në kapitullin e Infrastrukturës së shërbimit.
EVENIMENTET
Sistemi i shatërvanëve është plotësisht i integruar në sipërfaqen e sheshit. Kur është fikur, sheshi është plotësisht i lirë për çdo lloj aktiviteti. Pjerrësia prej tre përqind mundëson zhvillimin e çdo lloj aktiviteti. Për të lehtësuar aktivitetet në të ardhmen, dy lloje infrastrukturash parashikohen. Përgjatë perimetrit te sheshit, paneleve elektrike parashikohen në largësi të caktuara, që i shërben edhe sheshit edhe brezit. Këto panele integrohen me mobilimin urban ose në pjesën e poshtme të ndërtesave përqark.
Në vetë sheshin, nuk parashikohet elektricitet, për të evituar përplasjen me shatërvanët. Për të lehtësuar aktivitetet si panairet në vetë sheshin, ne parashikojmë një rrjetë pikash nga mund të merret energji elektrike. Këto pika janë shpime të thjeshta në sipërfaqe, të mbuluara nga një kapak. Shtylla metali mund të instalohen lehtësisht në këto vrima. Në majë të shtyllave mund të vendosen linja elektriku, drita, hijehedhës etj.
Është një sistem fleksibël dhe i përkohshëm, që i shërben çdo lloj skeme të mundshme. Shtrimi i sheshit është menduar që të lejojë kamionë shërbimi të lëvizin në gjithë sheshin, pa cenuar aspak përdorimin e mëtejshëm. Pas evenimenteve, shatërvanët puse mund të ndizen dhe uji i tyre përdoret për të larë e pastruar sipërfaqen në mënyre mjaft natyrale dhe efektive.
NDRIÇIMI
Ditën, sheshi është një hapësirë e ndriçuar ndërsa brezi një vend i hijezuar. Natën, këto kushte këmbehen. Brezi do të ndriçohet fuqishëm, dhe qendra e ndriçuar lehtë nga reflektimi i dritës së brezit. Në shesh, dukshmëria natën nuk do të jetë një problem meqë do jetë i zbrazur.
Brinja e ndriçuar fuqishëm, së bashku me qartësinë e shtrimit, do të krijojë një sfond të shndritshëm karshi së cilit njerëzit do të duken si silueta. Në rast aktivitetesh, si panair, sistemi i përkohshëm i shtyllave siç u shpjegua në kapitullin e aktiviteteve, jep mundësinë e një skeme tjetër ndriçimi. Në këtë rast, sheshi do të ndriçohet nga maja sipas nevojës.
Koncepti i ndriçimit të brezit e thekson atë si një koleksion hapësirash të ndryshme qe mund të përdoren gjithashtu natën. Për shembull: Në rastin e Pallatit të Kulturës, në vend të ndriçimit të ndërtesave si monumente, është hapësira e brendshme e harkadës e cila është e ndriçuar. Propozimet për ndërtesat e tjera do të shtjellohen në kapitujt e mëtejshëm.
Në zonat e mbjella, një sistem dritash do të ndriçojë si sipërfaqen e tokës ashtu edhe kurorën e pemëve. Ky sistem është përfshirë në buxhet, dhe pozicionimi i saktë i dritave lidhet me vendosjen e ndryshme të pemëve.
TRAFIKU
Në linjën e vendimeve të marra në Planin Rregullues për Qendrën e Qytetit të Tiranës, propozimi zhvillon idenë e një zone qendrore për këmbësorë, rrethuar me një rrugë-unazë të brendshme përreth qendrës. Kjo unazë e brendshme shërben si për transportin publik ashtu edhe për transport automjetesh privat.
Vetëm një numër mjaft i limituar transporti publik kalon kufi rin e unazës, për të bërë të mundur lidhje dhe shpejtësi optimale për trafik të brendshëm qyteti. Në drejtimin Veri-Jug, vizioni afatgjatë është që të ndërtohen shina për një tramvaj qe lidh ndërtesën e universitetit me stacionin e trenit dhe më tej.
Tramvaja do të përshkojë zonën këmbësore: duke ditur se automjeti i tramvajit do të jetë automjet me emisione të vogla, dhe duke ditur se shinat bëjnë të mundur një përcaktim më të mirë të zonës së trafikut, ky kombinim i tramvajit dhe zonës për këmbësorë gjykohet të jetë efiçent dhe jo i dëmshëm për perceptimin e zonës së këmbësorëve.
Sot, hapësira e nevojshme është parashikuar në plan për të lejuar ndërtimin e shinave të tramvajit. Mbjelljet dhe infrastruktura janë pozicionuar në mënyrë që të mos ndërhyjnë në trajektoren e shinave. Për momentin, këto zona do të jenë të mbjella ose të shtruara, me synim që të zhvendosen kur të instalohen shinat.