• Kontakt
Saturday, May 31, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bollino i preferuari i qeverisë, mori reklama më shumë se mediat e tjera

22:10 : 04/07/2016
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE

Italiani i natyralizuar Carlo Bollino, i cili zotëron dy media në vendin tonë: Shqiptarja.com dhe Report TV, rezulton të jetë i preferuari i kësaj qeverie përsa i përket fondeve për reklamat.

Nëpërmjet një hulumtimin në faqen Spendingdata.al, kompanitë mediatike të Bollinos kanë marrë pjesën më të madhe të fondeve publike të llogarituara nga institucionet shtetërore për spote publicitare dhe njoftime. Kjo, pavarësisht se Report TV nuk është televizioni më i shikuar, apo Shqiptarja.com nuk është gazeta më e lexuar.

Referuar të dhënave, vetëm për vitin 2014 Bollino ka përfituar nëpërmjet Shqiptarja.com gati 67 milion lekë nga buxheti i shtetit, për publikime dhe njoftime. Ndërkohë po t’i shtosh edhe të ardhurave për televizionin A1 Report (i quajtur kështu deri në 2016) kjo shifër rrumbullakoset në 68 milion lekë, të paguara nga taksa e qytetarëve shqiptarë.

Krahasuar me mediat e tjera, Bollino rezulton të jetë në toplistë për vitin 2014 për përfitimin e fondeve publike për reklama. Madje fondet për Shqiptarja.com dhe A1 Report janë gati dyfish i fondeve të marra nga të gjitha mediat e tjera po t’i mbledhësh bashkë.

Kështu Focus Media News që përfshin News 24, Panorama, Gazeta Shqiptare dhe Radio Rash në total kanë 2.8 milion lekë për reklama ndërsa Vizion Plus ka përfituar rreth 13 milion lekë për 2014. Kur shikon Top Channel, TV Klan, Ora News apo ABC News që nuk kanë marrë asnjë qindarkë për reklama për këtë vit, natyrshëm të lindin dyshime sesi dy mediat e Bollinos janë përfitueset e majme të fondeve publike.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Edhe për vitin 2015-2016 institucionet qeveritare kanë përzgjedhur mediat e Bollinos për të çuar spotet publicitare apo njoftimet në shtypin e shkruar.

Shqiptarja.com ka arkëtuar nga xhepat e taksapaguesve 15 milion lekë, ndërsa A1 Report rreth 14.8 milion lekë. Në vitin 2016, A1 Report copëzohet, ku një pjesë e merr ish deputeti socialist Koço Kokëdhima dhe pjesën tjetër Carlo Bollino. Ky i fundit regjistron në QKR median e re Report TV, por Bollino përdor një emër tjetër për të regjistruar median e tij, “Multiscreen”. Nuk dihet qëllimi i këtij maskimi, por edhe “Multiscreen” (Report TV) është një nga përfitueset e buxhetit të shtetit duke thithur 5 milion lekë për reklama për vitin 2016. Pra në total për këto dy vite, Bollino ka arkëtuar rreth 35 milion lekë.

Ndërkohë mediat e tjera përsëri janë mbrapa Bollinos përsa i përket përfitimit të reklamave shtetërore. Focus Media News (News 24, Panorama, Gazeta Shqiptare, Radio Rash) në total kanë marrë 25 milion lekë, Top Channel 22 milion lekë, Vizion Plus 5 milion lekë, TV Klan 7 milion lekë, ABC News 12 milion lekë. Ndërkohë ka edhe nga ato media si Ora News që për 3 vite rresht nuk ka përfituar fonde publike për reklama.

Më datë 17 prill, Carlo Bollino në një editorial të tij, ngrinte pikëpyetje me financimet që po u bëhen mediave shqiptare. Madje italiani i shqiptarizuar shkruante edhe për reklamat duke shfaqur një lloj pakënaqësie.

“Motivet për dyshime mbi origjinën e financimit të media nuk mungojnë. Tregu i reklamave edhe në Shqipëri është në krizë të thellë, me buxhete shpesh të reduktuara në masën 50 për qind.”­- ankohej asokohe Bollino, i cili sot duhet të japë shpjegime mbi dyshimet se përse ai është përfituesi kryesor i reklamave shtetërore.

1

 

 

“Mbështetje për shoqërinë civile” / Milionat e qeverisë për OJF-në e Karlo Bolinos

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Rizzoli, gjyqtar i ndeshjes Gjermani-Francë

TË GJITHA

E rëndë në Tiranë, 48-vjeçari hidhet nga kati i dytë i banesës

10:34 : 31/05/2025

Arrestohen dy efektivë policie dhe pezullohet nga detyra një tjetër, ja akuzat ndaj tyre

10:26 : 31/05/2025

EMRAT/ Kallash e pistoletë në banesë, arrestohet 30-vjeçari nga Shijaku, në kërkim babai i tij

10:13 : 31/05/2025

“Do të të vrasim”/ Rrëfimi i Elinara Shehut: Si i shpëtova përdhunimit nga komshiu, u hodha nga makina

09:58 : 31/05/2025

Nga djepi në zyrë, përvojat e jetës në vendimet e shefave

09:45 : 31/05/2025

I dënuar për vrasje me dashje, arrestohet 43-vjeçari me dy identitete (EMRI)

09:34 : 31/05/2025

“Manipuloi tregun”/ Gjykata e Apelit shpëton nga burgu Nadir Çaushollin e “CFO Pharma”

09:21 : 31/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com