Ekskluzive/ Të gjitha lidhjet nepotike në Këshillin Kombëtar të të rinjve demokratë (Emrat)

Tkurrja pa frena e opozitës tashmë është zyrtare dhe e pakthyeshme. Mjafton të shohim filozofinë në drejtimin e saj ku disa individë dhe pak familje kontrollojnë jetën politike të kësaj partie.

Problemi nuk mbaron këtu, ai këtu fillon. Të frymëzuar nga drejtimi qendror i kësaj partie, ky fenomen ndodh edhe në degët lokale ku një pakicë, një grusht njerëzish, mbajnë peng opozitën. Jo vetëm që nuk ka prurje të reja dhe hapje të kësaj Partie, por përkundrazi klanet në nivel lokal dhe qendror e kanë kapur për fyti dhe nuk lejojnë frymëmarrjen e debatit se për demokraci as që bëhet fjalë.

Deklaratat e kryetarit të Partisë Demokratike për demokraci të brendshme dhe zgjedhje të lira të zhvilluara nga partia më e madhe e opozitës u tretën si kripa në ujë sapo u bë publike lista e Këshillit Kombëtar të të rinjve të kësaj force politike. Nëse i bën një analizë individëve fitues të listës vëren se nepotizmi, klientelizmi dhe korrupsioni janë kumbarët e prodhimit të një liste të tillë.

Boldnews ka kontaktuar drejtues të Partisë Demokratike dhe të Forumit Rinor dhe ka analizuar gjithë raportet nepotike dhe klienteliste që ka ofruar kjo listë.

Kandidimi për Këshillin Kombëtar u bë pa përcaktuar kritere të qarta dhe kandidatët vendorë që i humbën garat për një grusht votash si në Vlorë e Fier nuk u kandiduan fare si anëtarë të Këshillit Kombëtar.

Ajo që bie në sy është fakti që tre individë e kanë uzurpuar totalisht listën e Këshillit Kombëtar të FRPD-së.

Mbështetësit e grupimit të Arben Ristanit, Flamur Nokës dhe Keltis Krujës janë ata që edhe pse në një rreth vicioz, pasi nuk prodhojnë më shumë vota, por përkundrazi më pak, të gjendur dhe me mungesë burimesh njerëzore i kanë futur të gjithë shokët e tyre aty duke përfshirë vëllezër, motra e kushërinj.

Ky rreth vicioz i këtyre individëve, duke përfituar ndoshta nga mungesa e eksperiencës së Kryetarit Basha, ka arritur të bëjë një listë e cila është ndoshta më e dobëta nga vlerat intelektuale dhe më pak përfaqësuese për shtresat dhe grupimet e kësaj partie.

Konkretisht vihet re se qytete si Pogradeci, Kuçova, Lezha, Dibra, Kolonja, Gjirokastra dhe Devolli nuk kanë asnjë përfaqësues në këtë këshill, ndërsa Saranda e Arben Ristanit përfaqësohet jo pak, por me 8 anëtarë. E njëjta gjë ndodh edhe me Vlorën ku ish punonjësit e hipotekës të akuzuar nga prokuroria për shpërdorim detyre ja kanë mësyrë listës fund e krye.

Boldnews ka bërë një analizim emër për emër duke dalë në përfundimin se më shumë se 50 anëtarë të këshillit Kombëtar të Forumit Rinor të Partisë Demokratike janë familjarë të deputetëve, anëtarëve të kryesisë, ish kryetarë komunash, bashkish dhe drejtues aktual të institucioneve vendore.

1 Tedi Kapedani Kushëri i Etion Kapedanit
2 Pal Mirakaj Djali i Simon Mirakajt
3 Nivjan Kruja Vëllai i Keltis Krujës
Minushe Lazaj Sekretare e Arben Ristanit dhe ish-sekretare e Flamur Nokës
4 Mateo Spaho Kushëri i Ritvan Bodes, ish-këshilltar në Ministrinë e Financave
5 Marin Suli Mik i ngushtë i Arben Ristanit, Vlorë
6 Luis Hoxha Djali i Avni Hoxhës, PD Durrës
7 Lisander Hoxha Nipi i Agron Kuliëçajt
8 Krisilda Fana Vajza e Neshat Fanës
9 Kristi Bello Djali i ish-prefektit të Korçës – Koço Bello
10 Krisi Shkarpa Djali i Pavlo Shkarpës, i cili kërkoi të kandidonte në Berat si kryebashkiak nën siglën e PS-së
11 Klodjan Lata Vëllai i Mirgen Latës, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së
12 Jurgen Kupi Nipi i Ylli Kupit, ish-Kryetar Komune Petrelë
30 Edes Kupi Djali i Ylli Kupit ish kryetar i Komunës Petrelë
13 Klaudia Bajramaj Mbështetëse e zjarrtë e Arben Ristanit, Sarandë
14 Klint Memia Nipi i Shaban Memisë
15 Julian Muja Drejtor në Bashkinë Kamëz, mbështetës i Flamur Nokës
16 Julian Xhako Vëllai i Ervis Xhakos, kryetar i PD-së Njësia 8
17 Jonuz Llukaj Vëllai i një prej drejtuesve të grupseksioneve të PD-së Durrës
18 Indrit Hoxha Djali i Fatmir Hoxhës, Partia e të Drejtave të Mohuara e Re
19 Hysen Kadiu Ish-punonjës i Hipotekes Kavajë, mbështetës i Keltis Krujës
20 Gledis Cela Ish-punonjës i Hipotekës Vlorë, mbështetës i Arben Ristanit
21 Geraldo Metko Nipi i Uran Metkos, Kryetar i PD-së Dega 3 Tiranë
22 Gjeorgjeta Hilaj Anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së
24 Florian Uldedaj Djali i ish-deputetit Gjok Uldedaj
25 Fisnik Qosja Ish-punonjës i Hipotekës Kavajë, mbështetës i Keltis Krujës
26 Erion Dizdari Kunati i Enri Çenos, anëtar kryesie i PD-së
27 Ensa Basha Vajza e Murat Bashës, aktualisht anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës
28 Erald Seferi Djali i Sekretarit të Degës Nr. 8 Tiranë, Pëllumb Seferi
29 Emiljano Mone Sekretar i Degës së PD-së Fier, mbështetës i Flamur Nokës
31 Edi Hila Djali i kryebashkiakut të Vaut të Dejës Zef Hila
35 Atird Hoxha Zëdhënëse e PD-së SHkodër, e fejuara e djalit të Zef Hilës, kryebashkiakut të Vaut të Dejës
23 Gentian Ndoj Drejtor i Tatimeve Bashkia Vau Dejë
32 Devis Qirjako Djali i Arben Qirjakos, ish-Kryeregjistrues i Hipotekës gjatë 8 viteve të qeverisjes së PD-së, kandidat dhe për deputet
33 Bujar Shehu Vllai i Bashkim Shehut kryebashkiakut të Kukësit
34 Dea Kapllanaj Mbesa e Agron Kapllanajt kryebashkiak i Mallakastrës
36 Agim Shera Kushëri i parë i ish-kryetarit të Komunës Bërzhitë, Genc Dritës
37 Andi Permeti Njeri besnik i Keltis Krujës dhe Flamur Nokës
38 Anxhela Malko Kushërira e parë e Gent Malkos, anëtar i kryesisë së PD-së
39 Arba Zyla Vajza e Ylli Zylës, ish drejtori i SHIU-t
40 Arben Tusha Vllai i Rezart Tushës, Kryetari i PD Shijak
41 Ardian Mziu Kushëri i Xhelal Mziut, Punonjës i Bashkisë Kamëz
42 Ardit Gjongecaj Kushëri i Kryebashkiakut të Tropojës
43 Ares Ypi Djali i Eduard Ypit
44 Arlind Bushati Djali i Xhemal Bushatit, Kryetar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës
45 Armend Musaj Mbështetës i Keltis Krujës
46 Artion Bajramaj Ish,- Kryetar I G99 dega Durrës
47 Artmir Krasniqi Ish drejtor i hipotekës Vlorë mbështetës i flaktë i Arben Ristanit

LEXO EDHE  Apeli i Soreca për të rinjtë: Më 25 prill vendosni me votën tuaj

Pas gjithë këtyre lidhjeve të qarta të dukshme dhe shumë të afërta me drejtues të PD-së në qendër dhe në bazë, vazhdon një rreth i dytë me shokët dhe miqtë e grupimit që e organizoi dhe ekzekutoi farsën e zgjedhjeve në FRPD. Retorika se opozita po hapet dhe se ka prurje të reja duket jo vetëm e pabesueshme por një gënjeshtër e pastër.

Dhe të mendosh që kjo gjë ndodh në zgjedhjet e Forumit Rinor, ku interesat janë më të vogla, zgjedhjet e pritshme në degët e PD-së do të na japin një tjetër panoramë të luftës që bëjnë klanet brenda kësaj partie, dhe terrenin dhe frymën që sekretarët kanë arritur t’ja marrin kryetarit Basha. Aventurierët dhe mjeshtrat e intrigës vazhdojnë të forcohen brenda kësaj partie edhe pse e kanë çuar dhe po e çojnë gjithmonë e më poshtë me rezultatet elektorale.

Të paktën PD-ja zyrtare të mos akuzojë palën tjetër për mungesë demokracie, sepse një gjë që nuk e ke vetë nuk ke si tua kërkosh të tjerëve. Opozita ka ende pak, po shumë pak kohë të reflektojë dhe të hapet në të vërtet duke mos e kthyer partinë në klubin e shokëve dhe të miqve sepse zgjedhjet erdhën dhe rezultatit mund të jetë më i hidhur se ai i qershorëve 2013 dhe 2015.



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here