• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Video-Skandali/Kryebashkiaku i Dibrës kërkon favore seksuale në këmbim të vendit të punës

20:54 : 12/05/2016
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Kryebashkiaku i Dibres është bërë pjesë e një skandali seksuali transmetuar këtë mbrëmje nga emisioni “Të Paekspozuarit” në televizionin Ora News.

Ka qenë një vajzë 20-vjeçare e cila ka bërë denoncimin pranë këtij televizioni duke paraqitur edhe videoskandalin.

Sipas saj kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili, i cili përfaqëson Partinë Socialiste ka kërkuar favore seksuale në këmbim të vendit të punës. Shukri Xhelili, gjysh në moshë shfaqet duke ngacmuar seksualisht 20-vjeçaren në zyrën e tij fillimisht.

Vajza ka thënë se Xhelili i ka kërkuar që ta takonte në vende të ndryshme dhe në hotel. Ajo rrëfen se e ka takuar në zyrën e tij kur kërkonte punë dhe kryebashkiaku duket ndërsa firmos kontratën dhe tenton ta puthë.

Pas kësaj vajza ka filluar punë dhe pas disa kohësh i ka kërkuar rritje rroge.  Kreu i bashkisë i ka lënë takim në një hotel në Tiranë ku në video shfaqen duke shkuar bashkë me makinë.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Gjatë kësaj kohe ajo flet me kreun e Bashkisë dhe e pyet për eksperiencat e tij të kaluara. Xhelili dëgjohet teksa thotë se ka patur edhe vajza të tjera, vartëse, me të cilat ka kryer marrëdhënie.

Videoja vijon më tej me Kryebashkiakun e Peshkopisë në dhomën e hotelit, i shtrirë në krevat me 20-vjeçaren vetëm me të brendshme.

Më pas vajza deklaron se ka ikur nga hoteli dhe nuk ka kryer marrëdhënie me kreun e bashkisë së Peshkopisë, i cili sipas saj i ka kërkuar të mos e takojë më.


Videoja e të paekspozuarve është e qartë dhe nuk lë shumë vend për dyshime. Pas transmetimit të videos pritet dorëheqja e kryebashkiakut dhe kalimi në zgjedhje në një nga bashkitë më të mëdha të veriut të Shqipërisë.

Transkripti i videos

Kryetari i Bashkisë – “E kisha shkurtuar si vend pune, por e shtova veç për ty”

Pas firmosjes së kontratës për 20-vjeçaren, kryetari i Bashkisë i kërkon të dalë me të.

Kryetari i Bashkisë: Si je? ça bën?- Afrohu, kështu e ke emrin ti?

Denoncuesja: – Po

Kryetari i Bashkisë -S’ke ndonjë ndryshim shkronje?

Denoncuesja: – Jo

Kryetari i Bashkisë –A je mirë te ….? ….?

Denoncuesja: Po

Kryetari i Bashkisë –Je shumë mirë aty.

Denoncuesja: – Si është orari?

Kryetari i Bashkisë -Orari? Kur të teket ty.

Denoncuesja: Dhe sa është rroga?

Kryetari i Bashkisë: Rroga s’e di sa është, duhet me pa ato… nivelin e pagave

Denoncuesja: Sa mund të jetë përshembull?

Kryetari i Bashkisë: Po ç’rëndësi ka tashi, nuk bëhet paga aty. Nuk bëhet paga aty.

Denoncuesja: Si?

Kryetari i Bashkisë:  Do ia japësh atij, të firmosë, të plotësojë këto numra. Sot veç paraqitu dhe ditën e hënë fillon procedurat, vendin e punës, ça do marrësh ndonjë gjë në ngarkim, mirë?

Denoncuesja: Si e kishte emrin ky?

Kryetari i Bashkisë:   Do ta ftoj unë, nuk du të përmend emra.

Denoncuesja: Prit, prit njëherë.

Kryetari i Bashkisë: Ça ke?

Denoncuesja: Ma shpjegoni njëherë se nuk e kuptoj. Po pse s’e firmos ti?

Kryetari i Bashkisë: Po prita ta firmos kur të jesh ti…s’e more vesh këtë gjë? Ça ke? Të duket si në ëndërr?

Kryetari i Bashkisë:  Jo, çne, punë e thjeshtë është.

Denoncuesja: Hë?

Denoncuesja: Punë e thjeshtë është

Kryetari i Bashkisë: Puna jote e di ça do jetë? Unë du me hap një galeri artesh figurative kshu, aty brenda territorit të pallatit, ku ka qenë si lokal

Denoncuesja: Po po

Kryetari i Bashkisë: Më prapa do e hapim dhe do e kesh ti. Do rrish aty kur të vinë vizitorë për të parë pikturat që do reklamojmë ne. Dhe ke ca pajisje, se ç’kanë aty në ngarkim ca gjëra tek magazina

Denoncuesja: Po këtu te …, ka qenë kush…

Kryetari i Bashkisë: Ka qenë…

Denoncuesja: Kush ka qenë?

Kryetari i Bashkisë: E kam pas shkurtu si vend pune e nuk punon kush. Se nuk e kisha të nevojshme, por e shtova prapë veç për ty.

Denoncuesja: Dmth kur duhet të shkoj?

Kryetari i Bashkisë: A ndjehesh e vlerësuar më së miri?

Denoncuesja: Jo, mirë

Kryetari i Bashkisë: Je shumë mirë, jo mirë, më dëgjo mua.

Denoncuesja: Nuk e di, ta shofim.

Kryetari i Bashkisë: Nëse nuk të pëlqen, kur të kemi mundësi tjetër të lëvizim, se me lëviz është kollaj. Me u fut njëherë në punë se… ku dimë ça variantesh na dalin, në qoftë se na del ndonjë variant ku të jetë më i mirë dhe të pëlqen ty, ok pasandaj, shko te ai. Si thua? S’po më dukesh shumë …

Denoncuesja: Jo, mirë, më pëlqen.

Kryetari i Bashkisë: Se si më dukesh? Do dalim sonte?

Denoncuesja: Hë?

Kryetari i Bashkisë: A do dalim sonte?

Denoncuesja: E firmose?

Kryetari i Bashkisë: Patjetër, janë katër kopje. Një shkon te financa

Denoncuesja: Një do e marr unë

Kryetari i Bashkisë: Një do e marrësh ti t’ia japësh drejtorit

Denoncuesja: A është drejtori atje apo jo?

Kryetari i Bashkisë: Atje moj është. … t’i them unë të presë aty…

Denoncuesja: Ma jep njërën mua

Kryetari i Bashkisë: Ta vulosë dhe t’i vëmë numrin e protokollit dhe datën.

Kryetari i Bashkisë: Prit të shof pak këtu.

Kryetari i Bashkisë: …Do dalim të hënën?

Kryetari i Bashkisë: Pse jo sot? Sot të pres

Denoncuesja: 2-3 ditë… nja dy ditë.

Kryetari i Bashkisë: Të lutem… Ka ndonjë arsye?

Denoncuesja: Po

Kryetari i Bashkisë: Më thuaj çfarë… Hë mo thuje…

Denoncuesja: Po duhet me shku në fshat

Kryetari i Bashkisë: Kur?

Denoncuesja: Nuk e di, ndoshta sot, ndoshta nesër.

Kryetari i Bashkisë: Ku në fshat?

Kryetari i Bashkisë: …

Kryetari i Bashkisë: Për të hënë e kishim lënë llafin.

Denoncuesja: Po… por të hënën… nuk është se ta mohova.

Kryetari i Bashkisë: Edhe tashti je mosbesuese?

Denoncuesja: Jo nuk jam

Kryetari i Bashkisë: Nuk të duket reale?

Denoncuesja: Reale më duket

Kryetari i Bashkisë: Po ça ke?

Denoncuesja: Nuk e di kur shkoj andej

Kryetari i Bashkisë: Po, po nuk shkove sot, mund të dalim.

Denoncuesja: Do shoh.

Kryetari i Bashkisë: Mos më rrej

Denoncuesja: Pse duhet të të rrej? Për ç’arsye?

Kryetari i Bashkisë: S’e di, ti e di

Denoncuesja: Për shembull po të të rreja, nuk do të thoja të hënën.

Kryetari i Bashkisë: Unë jam mendje mashkull, nuk jam mendje femër. Isha përgatit për sot me thënë të drejtën se kështu e lamë. Isha mpreh… një farë padurimi. S’kam bërë gjë deri tani…

Denoncuesja: Do bësh…

Kryetari i Bashkisë: Do bëj

Denoncuesja: Ashtu hë… mirë…

Kryetari i Bashkisë: Si flas me ty, nuk flas me dikë tjetër

Denoncuesja: Pse më shef?

Kryetari i Bashkisë: Më pëlqen

Denoncuesja: Ça të pëlqen?

Kryetari i Bashkisë: Më dukesh e bukur sot

Denoncuesja: Vetëm sot ë?

Kryetari i Bashkisë: Shpirti…

Denoncuesja: Urdhëro

Kryetari i Bashkisë: Rrushi…

Denoncuesja: Do ma gjesh një punë të mirë? A qysh e ke hallin

Kryetari i Bashkisë: Të shikoj njëherë ça talenti ke, pastaj

Denoncuesja: Të shofësh ça talenti kam? Ça dmth me këtë?

Kryetari i Bashkisë: Të zbuloj talentet e tuja që ta di se ku do të çoj

Denoncuesja: Si?

Kryetari i Bashkisë: Ta di që… du të të njof më shumë që të di se ku do të çoj ty. A kupton? Që ta përshtas punën me personin.

Denoncuesja: Dmth, nuk kishe shku me atë gjasme?

Kryetari i Bashkisë: Hë?

Denoncuesja: Me atë nuk ke shku?

Kryetari i Bashkisë: Absolutisht, të betohem, s’kam shku. Me qenë të thosha për tjetërkënd, kam pas tjetër.

Denoncuesja: Po me të tjera përveç kësaj që më tregove?

Kryetari i Bashkisë: Bile nganjëherë thosha kur të jem me kët shoqen, të mos më shqetësojë kush

Denoncuesja: Me kë shoqe.

Kryetari i Bashkisë: Atëhere kur e kam pas sekretare atë që kam thënë, edhe nuk linte kënd me hy aty.

Denoncuesja: Po ju në zyrë e bëjshit?

Kryetari i Bashkisë: Jo, veç muhabet bëjshim, rrijshim e i thojshim që të mos na shqetësojë kush. Në zyrë, s’bëhet në zyrë

Denoncuesja: Po ku shkojshit?

Kryetari i Bashkisë: Ku shkojshim? Dilshim, Tiranë

Denoncuesja: E ça bëjshit?

Kryetari i Bashkisë: Seks bëshim, ça të bëjshim

Denoncuesja: Qeke kënaq

Kryetari i Bashkisë: Sikur do kënaqesh ti tashti. Sa kohë ka që të kam kërku për të dal?

Denoncuesja: Kuptoj, ka, ka

Kryetari i Bashkisë: S’ke dash ti me dal, s’ta ka mbajt b…

Denoncuesja: S’kam pas mundësi

Kryetari i Bashkisë: Ëëë s’ke pas mundësi…

Denoncuesja: S’ma dëftove emrin?

Kryetari i Bashkisë: Jo s’ta dëftoj, mos ma kërko.

Denoncuesja: Mirë mirë.

Kryetari i Bashkisë: Mos ma kërko se nuk është një gjë që thuhet. Ca gjëra janë për t’u mbajt

Denoncuesja: Që nuk tregohen

Kryetari i Bashkisë: Nuk tregohen se tashi… a të vjen mirë ty me i tregu dikujt tjetër për ty? Si i the V… për leje sot?

Denoncuesja: I thashë kam nipin sëmurë.

Kryetari i Bashkisë: Nipin?

Denoncuesja: Nipin.

Kryetari i Bashkisë: Po për nesër?

Denoncuesja: S’e di.

Kryetari i Bashkisë: A do ikësh nesër?

Denoncuesja: S’e di, kismet, të shof…

Kryetari i Bashkisë: Unë prandaj të thashë kujdes me fjalët kujt ia thua se mund të biesh në sy që s’je në punë apo je në Tiranë dhe vihet në dyshim gruaja. Unë erdha me V… erdha me çunin veç mos të dyshonte gruaja, se u mërzit pak në mëngjes kur i thashë që do iki, kot t’u më zën në sebep me më kontrollu… e shkreta…

Denoncuesja: S’ka besim hë?

Kryetari i Bashkisë: S’ka

Denoncuesja: S’a se e din që… ti shkon me…

Kryetari i Bashkisë: E di se kryetari të q*…

Kryetari i Bashkisë: Ma trego pak cicën

Denoncuesja: Ça të bëj?

Kryetari i Bashkisë: Ma trego pak cicën

Denoncuesja: Të puç pak.

Kryetari i Bashkisë: Po

Kryetari i Bashkisë: Afrohu

Denoncuesja: A na shef kush?

Kryetari i Bashkisë: Kam xhamat e zinj

Denoncuesja: Vërtet?

Kryetari i Bashkisë: Po, të zinj i kam

Denoncuesja: Po këto para?

Kryetari i Bashkisë: Edhe këto para të zinj i kam

Denoncuesja: Para të zinj? Po këto duken të bardhë?

Kryetari i Bashkisë: Duken po është dritë.

Kryetari i Bashkisë: Për ty kam dalë. Për të t’pa ty kam dalë

Denoncuesja: Po mirë, po ku di unë si më shef ti, ndoshta nuk të pëlqej

Kryetari i Bashkisë: Jo po të shof me vëmendje, a je ajo që kam mendu unë apo s’je?

Denoncuesja: Ou? Hë njëherë si të dukem?

Kryetari i Bashkisë: Jo keq, mirë.

Denoncuesja: Mirë, jo keq hë?

Kryetari i Bashkisë: Më mirë do të shof aty te dhoma, do të shof më hollësisht

Denoncuesja: Ku?

Kryetari i Bashkisë: Te dhoma

Kryetari i Bashkisë: Eh ç’na vonoi kjo rrugë. Mezi po pres sa të shkoj në hotel

Denoncuesja: Si?

Kryetari i Bashkisë: Mezi pritsha të shkoj në hotel, po po më vonon rruga.

Denoncuesja: Varja

Denoncuesja: Hajde bosi

Kryetari i Bashkisë: Hajde bosi, hajde kosi, hajde shpirti, hajde shpirti. Hajde zemra

Denoncuesja: Ka njerëz këtu? Po me m’pa kush? Ta hap derën, të dal?

Kryetari i Bashkisë: Tani mund të dalësh.

Denoncuesja: A ka njerëz?

Kryetari i Bashkisë: Hiqi këpucët e hajde këtu.

Denoncuesja: S’duron hiç, o zot, ç’paske qenë.

 

Intervista

 

Kryetari i Bashkisë: Si ike nga hoteli?

Denoncuesja: Ika duke u justifikuar në mënyra të ndryshme edhe…

Kryetari i Bashkisë: Si reagoi?

Denoncuesja: Më tha që mos ta takoja më

Kryetari i Bashkisë: E kuptoi që po e filmoje?

Denoncuesja: Jo.

Kryetari i Bashkisë: Pse ju tha që mos ta takonit më?

Denoncuesja: Sepse nuk arriti atë që deshi

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Rusia teston bombën bërthamore që mund të shkatërrojë gjithë Francën

TË GJITHA

Numërimi në qarkun e Gjirokastrës, ja si ndahen votat

03:04 : 12/05/2025

Numërohen 18 kuti në Tiranë, ja kush kryeson

02:44 : 12/05/2025

“Kishte elementë kriminalë”/ Incidenti në Vorë, Albana Vokshi: Jam kërcënuar bashkë me familjen

02:30 : 12/05/2025

Numërohen 5 kutitë e para në Durrës, ja cila parti kryeson

02:22 : 12/05/2025

Numërohen 119 kuti votimi në gjithë vendin! Ja diferenca mes PS dhe PD

02:06 : 12/05/2025

Hapen dy kutitë e para në Shkodër, PD në avantazh

01:50 : 12/05/2025

Qarku i Dibrës, numërohen tre kutitë e para

01:48 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com