• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Superskandali i karburantit, ARMO, Bojaxhi dhe Goci nën hetim për pastrim parash

22:34 : 30/04/2016
në AKTUALITET

Në fillim të marsit oficerë të Policisë Gjyqësore në Drejtorinë e Policisë së Shtetit, Drejtoria e Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda dhe Drejtoria për Krimin Ekonomik e Financiar i kanë sugjeruar Prokurorisë së Tiranës regjistrimin e procedimit penal për veprat penale “Mashtrimit në Kredi” , ”Pastrimit të Produkteve të Veprës Penale apo Veprimtarisë Kriminale”, “Fshehje e të Ardhurave në bashkëpunim” për shtetas të cilët shërbejnë si administratorë të kompanive kryesore të importit dhe eksportit te naftës dhe gazit, si dhe “Shpërdorim Detyre” në bashkëpunim nga punonjësit e disa bankave kryesore dhe të tatimeve.

Tashmë në duart e prokurorëve të Tiranës janë fakte tronditëse që sugjerojnë një skemë mashtrimi qindra-miliona dollarë. Në prokurori janë tashmë emrat e disa prej biznesmeneve më të njohur të kesaj industrie në vend si dhe persona të quajtur “si të ekspozuar politikisht”.

Gjithçka duket se ka nisur në muajin shkurt të vitit 2016, kur organet policore janë vënë në dijeni nga organet ligj zbatuese në lidhje me disa transaksione të dyshimta si kredimarrje, huadhënie dhe marrëveshje ndërmjet një grupi personash duke bërë të mundur shmangjen e detyrimeve shtetërore, mashtrime në kredi, pastrimit të produkteve të veprës penale në bashkëpunim si dhe implikimin e punonjësve të disa bankave të nivelit të dytë.

***

Sipas dokumentave të disponuara në mënyrë ekskluzive nga Top Channel, rezulton se policia prej dy muajsh grumbullon prova të pakundërshtueshme për një aktivitet të disa kompanive hidrokarburesh në bashkëpunim me disa banka të nivelit të dytë, të cilat janë përfshirë në operacione të dyshimta financiare, si transaksione të dyshimta me anë të kontratave të dhurimit, shit-blerjeve të aksioneve, rritjen e vlerave të kolateraleve të vendosura si garanci për marrjen e kredive në këto banka.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Fjalëkyçi që lidh të gjitha kompanitë dhe të gjitha aktivitetet është shoqëria “ARMO”. Ky informacion konsiston në marrëdhënien midis kompanive në pronësi të shtetasve Albano Aliko, Apostol Goçi dhe Ardian Xhillari me kompanitë “GULF”, “ALPET”, “ALTINBAS Holding”, “CITY INVESTIMENT HOLDING S.A”, “A.K.F PETROLIUM”, “TEA OIL GROUP” dhe shoqërive të tjera të lidhura me grupin “ARMO”.

“Këto shoqëri kanë marrëdhënië tregtare midis tyre dhe bazë aksionare të njëjtë, adresa të njëjta, pikat e tregëtimit të karburantit, automjetet, pasuri të paluajtshme këto që në bazë të ligjit nr.9901 datë 14.05.2009 “Për shoqëritë tregtare”, pajisen me NIPT sekondar kur deklarohen si vende të ndryshme të ushtrimit të aktivitetit nga subjektet tregtare”, thotë policia.

Një prej pronarëve shfaqet edhe tek një tjetër kompani, tek shoqëria “FLLADI” me administrator Apostol Goçi, me 40 përqind, Rebani Boi 30 përqind dhe Llazi Angjeli 30 përqind. Policia ka zbuluar lidhje mes tyre dhe disa kompanive të tjera, përmes kontratave të ndërmjetme të qirave, marrjes së borxheve dhe huave në banka duke krijuar një borxh të frikshëm financiar. Për shembull, vetëm kompania “Flladi” rezulton se për vitin 2013 ka një hua prej 52 milionë lekësh të reja, ndërkohë që një tjetër kompani me emrin “MË” ka lidhur me të një kontratë sigurie aksionesh prej 165 milionë lekësh të reja.

Por sipas policisë, më 16 qershor 2015, aksionet e kompanisë, zotëruar nga një shtetas, Andi Memi, i shiten një tjetër kompanie, asaj “UNIK” administruar nga shtetasi Mitat Sulaj. Por vetë kompania “UNIK”, sipas policisë, rezulton e zhytur në borxhe. Gjatë vitit 2014, kuotat e kësaj kompanie janë me urdhër bllokimi nga zyra të ndryshme përmbarimore private. Detyrimet ndaj furnitorëve janë mbi 278 milionë lekë, huate afatgjata janë mbi 752 milionë lekë.

Sipas policisë kompanitë e mësipërme nuk kanë bërë dorëzime të bilanceve të viteve të fundit. Gjithashtu, deklarohet rënie në xhiro vjetore pas vitit 2011 dhe kanë hapur dhe mbyllur adresat sekondare pothuajse në të njëjtën periudhë kohore, ku deklarohet humbje në shtimin e aktivitetit. Referuar adresave sekondare janë të njëjta me adresat që deklaron “A.K.F Petroleum”, e themeluar më 26.09.2013.

Sipas raportit të dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës, brenda këtyre kompanive ekziston një treg informal aksionesh, transaksionesh, jashtë dhe brenda vendit. Ky system funksionon jashtë syrit të shtetit dhe brenda besimit reciprok të një grupi njerëzish që e kanë strukturuar atë, të cilët realizojnë fitimet dhe qëllimet e tyre në formën e një rrjete merimange duke njohur mjaft mirë vakuumet ligjore të tregut bankar dhe financiar.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Horoskopi per sot, 1 maj

TË GJITHA

EMRI/ U kap me listë emrash pas takimit me Elvis Roshin, shoqërohet në komisariat një grua

18:09 : 11/05/2025

Patronazhistët zyrë sekrete te ‘Petro Nini’, ikin me vrap pasi zbulohen/ VIDEO

18:08 : 11/05/2025

Komisioni Rregullator nuk shqyrton kërkesën e PS për shtyrjen e orarit të votimit në Vlorë

17:58 : 11/05/2025

Aksident në aksin Korçë – Pogradec, dy të plagosur

17:47 : 11/05/2025

Shifrat, ja sa është pjesëmarrja në votime deri në orën 17:00

17:41 : 11/05/2025

Zgjedhjet 2025/ Ja çfarë po ndodh, incidentet, problematikat dhe pjesëmarrja

17:40 : 11/05/2025

Votim familjar në një QV në Berat! Komisionerja përplaset me qytetarin që e filmon/ VIDEO

17:33 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com