• Kontakt
Saturday, April 1, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

“Hakmarrja për Drejtësi” i përgjigjet Berishës për Kullën tek stadiumi i ri

12:47 : 14/06/2016
në AKTUALITET, KRYESORE
“Hakmarrja për Drejtësi” i përgjigjet Berishës për Kullën tek stadiumi i ri

“Hakmarrja për Drejtësi” i përgjigjet me një letër të hapur akuzave të ish kryeministrit Sali Berisha lidhur pretendimet se Kulla që pritet të ndërtohet tek Stadiumi i ri do t’i jepet kësaj organizate.

Në letrën e dërguar nga Laert Shyti dhe Orik Shyti dhe që e disponon Boldnews.al, thuhet se Berisha i ka dhënë “Hakmarrjes për Drejtësi” një lajm pozitiv që vetë ata nuk e dinin.

“Nuk i kemi të rralla sihariqet, por ky i sotmi është më “shtatlartë” se të tjerët, është kullë. Kemi 20 vjet që krimet dhe ndërtimet “tona” i marrim vesh nga Sali Berisha. Dhe kjo është normale. Se nga kush tjetër, përveçse nga ideatori dhe pronari i “Hakmarrjes për Drejtësi” do t’i merrnim vesh? Ai e ndihen për detyrë që, sa herë ndodhin krime të rënda dhe ka ndërtime të mëdha, “Hakmarrja” e tij të ketë pjesën e saj.”– thuhet në letër.

Organizata shprehet më tej se ish kryeministri Berisha prej vitesh i akuzon për pasuri marramendëse në Shqipëri.

“Është zakon i lashtë ndër shqiptarë që lajmësit diçka i jepet. Dhe ne kemi bërë sa kemi mundur, i kemi ofruar herë shumëçka e herë diçka me mirënjohjen që i takon. Po kujtojmë se për sihariqet e panumërt që kishte dhënë botërisht për ndërtime pallatesh e vilash, në shtator 2005, sapo bëri betimin si kryeministër, ia ofruam të gjitha pallatet, vilat dhe pasuritë e patundshme. Botërisht iu lutëm që vlerën e gjithë asaj pasurie ta kalonte për të ndihmuar fëmijët e shumtë të mbetur jetimë nga vëllavrasjet në Tropojë, në saje të kujdesit të tij për krahinën ku kishte lindur.”- thekson “Hakmarrja për Drejtësi”

Lexo edhe:

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

Paralajmëron nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

Duke përdorur ironi, vëllezërit Shyti shprehen se të gjithë pasurinë e tyre ia bëjnë dhuratë Berishës dhe zëdhënësve të tij.

“Edhe sot i takon diçka dhe ne po i ofrojmë nga kulla një apartament për çdonjërin nga zëdhënësit që prej vitesh i nxjerr në konferenca shtypi për të na dhënë sihariqin e ri. Meqë djemtë, vajzat, gratë dhe burrat që ka përdorur si zëdhënës të tij për “Hakmarrjen për Drejtësi” janë të shumtë dhe është normale ta kalojnë numrin e apartamenteve të kullës së projektuar, po i sigurojmë të mos merakosen, as të grinden mes tyre se, duan apo s’duan qeveritarët vendorë e qendrorë, me ndihmën e Saliut do t’ia shtojmë edhe një apo dy kate kullës. Rasti na kujton fjalët për qoftëlargun, “Djalli s’ka dele, por s’resht së shituri lesh”.” – përfundon letra e Orik Shytit dhe Laert Shytit.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
LSI zbulon skenarin e PS-së për zëvendësimin e Llallës: Ja pse është skandal
AKTUALITET

Paralajmëron nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

21:20 : 13/03/2018
Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 përsona
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 përsona

11:42 : 11/01/2018
Aksident tragjik në Cremona, vdes gruaja shqiptare e majorit të karabinierëve
AKTUALITET

Aksident tragjik në Cremona, vdes gruaja shqiptare e majorit të karabinierëve

11:21 : 11/01/2018
Paloka, Rama ka frikë, ja vendimi që ka marrë
AKTUALITET

Paloka, Rama ka frikë, ja vendimi që ka marrë

11:17 : 11/01/2018
Spaho: Dorëheqja e Ruçit, hapi i parë për kthimin e Kuvendit në normalitet
AKTUALITET

Spaho: Dorëheqja e Ruçit, hapi i parë për kthimin e Kuvendit në normalitet

12:33 : 09/03/2018
Para

Horoskopi, 28 Prill



TË GJITHA

Mbyllen pjesët e para të dy sfidave të Superiores, rezultatet në Shkodër dhe Kukës

Mbyllen pjesët e para të dy sfidave të Superiores, rezultatet në Shkodër dhe Kukës

15:52 : 01/04/2023
Britani: Ofensiva dimërore ruse në Ukrainë po dështon

Britani: Ofensiva dimërore ruse në Ukrainë po dështon

15:44 : 01/04/2023
Paralajmëron IGJEUM: Priten shtrëngata, përmbytje dhe rrëshqitje dherash

Moti – Si do të jenë temperaturat përgjatë këtij muaj

15:42 : 01/04/2023
Man.City fiton me përmbysje ndaj Liverpool dhe vendos nën presion Arsenalin

Man.City fiton me përmbysje ndaj Liverpool dhe vendos nën presion Arsenalin

15:35 : 01/04/2023
“14 maji”/ Boçi bashkon opozitën në Elbasan, 10 parti bëhen pjesë e koalicionit

“14 maji”/ Boçi bashkon opozitën në Elbasan, 10 parti bëhen pjesë e koalicionit

15:22 : 01/04/2023
Tenderi/ Veliaj jep 40 mln lekë për të numëruar qytetarët nëpër urbane

Sulmi ndaj mediave, PD: Rama e Veliaj si trupat Vagner të Putinit

15:22 : 01/04/2023
Duel titanësh në ring, humbja mund t’i kushtojë shumë boksierit Anthony Joshua

Duel titanësh në ring, humbja mund t’i kushtojë shumë boksierit Anthony Joshua

15:19 : 01/04/2023




RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com