• Kontakt
Thursday, August 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Hakmarrja për Drejtësi” i përgjigjet Berishës për Kullën tek stadiumi i ri

23:25 : 27/04/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

“Hakmarrja për Drejtësi” i përgjigjet me një letër të hapur akuzave të ish kryeministrit Sali Berisha lidhur pretendimet se Kulla që pritet të ndërtohet tek Stadiumi i ri do t’i jepet kësaj organizate.

Në letrën e dërguar nga Laert Shyti dhe Orik Shyti dhe që e disponon Boldnews.al, thuhet se Berisha i ka dhënë “Hakmarrjes për Drejtësi” një lajm pozitiv që vetë ata nuk e dinin.

“Nuk i kemi të rralla sihariqet, por ky i sotmi është më “shtatlartë” se të tjerët, është kullë. Kemi 20 vjet që krimet dhe ndërtimet “tona” i marrim vesh nga Sali Berisha. Dhe kjo është normale. Se nga kush tjetër, përveçse nga ideatori dhe pronari i “Hakmarrjes për Drejtësi” do t’i merrnim vesh? Ai e ndihen për detyrë që, sa herë ndodhin krime të rënda dhe ka ndërtime të mëdha, “Hakmarrja” e tij të ketë pjesën e saj.”– thuhet në letër.

Organizata shprehet më tej se ish kryeministri Berisha prej vitesh i akuzon për pasuri marramendëse në Shqipëri.

“Është zakon i lashtë ndër shqiptarë që lajmësit diçka i jepet. Dhe ne kemi bërë sa kemi mundur, i kemi ofruar herë shumëçka e herë diçka me mirënjohjen që i takon. Po kujtojmë se për sihariqet e panumërt që kishte dhënë botërisht për ndërtime pallatesh e vilash, në shtator 2005, sapo bëri betimin si kryeministër, ia ofruam të gjitha pallatet, vilat dhe pasuritë e patundshme. Botërisht iu lutëm që vlerën e gjithë asaj pasurie ta kalonte për të ndihmuar fëmijët e shumtë të mbetur jetimë nga vëllavrasjet në Tropojë, në saje të kujdesit të tij për krahinën ku kishte lindur.”- thekson “Hakmarrja për Drejtësi”

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Duke përdorur ironi, vëllezërit Shyti shprehen se të gjithë pasurinë e tyre ia bëjnë dhuratë Berishës dhe zëdhënësve të tij.

“Edhe sot i takon diçka dhe ne po i ofrojmë nga kulla një apartament për çdonjërin nga zëdhënësit që prej vitesh i nxjerr në konferenca shtypi për të na dhënë sihariqin e ri. Meqë djemtë, vajzat, gratë dhe burrat që ka përdorur si zëdhënës të tij për “Hakmarrjen për Drejtësi” janë të shumtë dhe është normale ta kalojnë numrin e apartamenteve të kullës së projektuar, po i sigurojmë të mos merakosen, as të grinden mes tyre se, duan apo s’duan qeveritarët vendorë e qendrorë, me ndihmën e Saliut do t’ia shtojmë edhe një apo dy kate kullës. Rasti na kujton fjalët për qoftëlargun, “Djalli s’ka dele, por s’resht së shituri lesh”.” – përfundon letra e Orik Shytit dhe Laert Shytit.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Horoskopi, 28 Prill

TË GJITHA

PSG triumfon në finalen e Superkupës, thyen me penallti Tottenhamin

23:11 : 13/08/2025

Horoskopi, e mërkurë, 14 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 13/08/2025

Interi dhe Milani mbeten “thatë”, Liverpooli u rrëmben objektivin e merkatos

22:54 : 13/08/2025

“Edhe rajoni po digjet”, por Greqia sjell mjetet zjarrfikëse që Shqipëria nuk i ka

22:47 : 13/08/2025

Aksident në aksin Fier–Levan, përplasen 2 automjete, njëri përfundon në kanal

22:24 : 13/08/2025

Sam Altman sfidon Neurolinkun e Musk, gati startupi për “bashkimin” e njeriut me makinerinë

22:23 : 13/08/2025

PSG-së nuk po i ecën me ekipet londineze, Tottenham dyfishon shifrat

22:17 : 13/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com