• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandali me tenderin 200 milionësh/Meta mbron deputetët, vendos rrufepritës në Kryesinë e Kuvendit

21:48 : 24/04/2016
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, është pozicionuar kohët e fundit si një “misionar i paqes” mes PS-së dhe PD-së, të cilat kanë filluar fushatën një vit para zgjedhjeve të përgjithshme Parlamentare.

Meta po qëndron “në frena”, duke qenë në rolin e spektatorit. Ai shpeshherë ka lëshuar për palët deklaratën “më shumë qetësi dhe dashuri”, ndërsa vazhdon aktivitetet e tij të përditshme. Zyra e Shtypit e Kuvendit lëshon përditë njoftime për takime me delegacione të ndryshme, ndërsa është mësuar shumë pak për aktivitetin e Kuvendit.

Boldnews.al ka siguruar disa dokumente ekskluzive të një tenderi që ka bërë Kuvendi i Shqipërisë. Institucioni që drejtohet nga kryetari i LSI-së do të shpenzojë plot 202 milionë lekë të vjetra për vendosjen e një rrufepritësi në Kryesinë e Kuvendit.

rrufe 1 rrufe 2 ok

Në dokument thuhet se është hapuar procedura e prokurimit elektronik me objekt “Rikonstruksion i ambienteve të kryesisë së kuvendit (tualetet + arkiva) si dhe sistemi rrufepritës. Fondi limit është 20 231 042 lekë pa TVSH. Burimi i financimit është buxheti i shtetit. Afati për përfundimin e punimeve është caktuar 30 ditë punë” thuhet në dokument.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Mësohet se data e zhvillimit të tenderit do të jetë më 20 maj 2016, në orën 12 në administratën e Kuvendit.

Shprehja popullore “nuk bie rrufeja në h…”, duket se nuk është zbatuar nga kreu i Kuvendit, i cili është kujdesur më së miri për kolegët demokratë e socialistë, duke iu hequr të paktën një rrezik, që mund të ishte rënia e rrufesë në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Në dokument thuhet se goditja e rrufesë, për shembull, mund të shkaktojë në sistemet elektrike të energjisë, rryma dhe tensione të rastit të madhësive të mesme dhe me rritje të shpejta që kërkojnë shpërndarje të tokëzimit në mënyrë të kontrolluar.

Kështu p.sh. është i nevojshëm një sistem tokëzimi i projektuar siç duhet, i aftë të shpërndajë rrymat e mëdha në mënyrë të sigurt në tokë, pavarësisht nga lloji i shkakut. Në sistemet e transmetimit dhe të shpërndarjes së tensionit të lartë, këto masa të sigurisë duhet të minimizojnë dëmtimin e pajisjeve elektrike të sistemit të energjisë dhe të mbrojnë qeniet njerëzore nga çdo rrezik.

“Njerëzit janë të ndjeshëm ndaj rrymave të ndryshme. Veçanërisht ndaj rrymave sinusiodale me frekuenca të ulëta, sidomos ato me frekuencë 50[Hz], njerëzit nëse janë të lidhur me rryma të tilla, ata mund të jenë të rrezikuar. Shkalla e rrezikut ndaj shok-ut elektrik, varet nga vlera e amplitudës së rrymës, kohëzgjatja e kalimit nëpër trup, si dhe nga frekuenca elektrike. Njeriu ndjen, percepton kalimin e një rryme të parrezikshme deri në 1[mA]. Rrymat midis 1[mA]-6[mA], janë rryma që nuk shkaktojnë bllokimin e muskujve dhe relaksimin e tij. Rrymat elektrike, të rendit nga 9 [mA] deri në 25[mA], shkaktojnë dhimbje dhe fillojnë të bllokojnë muskujt, kështu njeriu është i paaftë të shkëputet nga pika ku ai është lidhur me potencialin përkatës. Rrymat më të mëdha që fillojnë nga 25[mA] deri në 75[mA] mund të shkaktojnë vdekjen e personit të goditur, sepse ato shkaktojnë fibrilacione të zemrës. Rrymat 100 [mA] e lart shkaktojnë fibrilacion të lartë ventrikular, djegie të mëdha të pjesëve të trupit, paralizë të zemrës” thuhet në dokumentin që ndodhet në Agjencinë e Prokurimit Publik.

Krahas rrufepritësit, Kuvendi do të rregullojë edhe bodrumin dhe disa banja. Sipas vlerësimit fizik, sipas fotove që disponon Boldnews.al, objekti paraqet një prezencë lagështie në pjesën e bodrumit dhe në ambientet ku ndodhet aktualisht Arshiva e Kuvendit si dhe të disa ambienteve të tjera që shërbejnë si zyra të gazetave dhe ambientet e shtypshkronjës. Suvatimet e mureve janë të dëmtuara pjesërisht, rrjeti ekzistues elektrik është i amortizuar për shkak të lagështirës.

banjo 4banjo 2 banjo ok ok 3

 

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Dortmund lufton për të mbajtur Hummels

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 9 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:15 : 08/05/2025

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

23:11 : 08/05/2025

Manchester United-Tottenham, përballje angleze në finalen e Europa League

23:00 : 08/05/2025

Heqja e ‘Non-Gratas’ për Berishën, Nesho: DASH po vetëkorrigjon një padrejtësi

22:52 : 08/05/2025

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

22:46 : 08/05/2025

“Non Grata” për Berishën, Koka: De facto ka rënë, ja kur bie edhe de jure

22:34 : 08/05/2025

Shehi: Partitë e vogla marrin 200 mijë vota

22:34 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com