• Kontakt
Sunday, April 2, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi KRYESORE

Operacioni “Smile”/ Skemë mashtruese me karburantet, 7 tatimorë dhe 1 biznesmen në pranga për evazion fiskal

20:01 : 17/03/2018
në KRYESORE

Lexo edhe:

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

Paralajmëron nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

Policia e Tiranës ka arrestuar mbrëmjen e djeshmë 8 persona, 7 prej tyre inspektorë tatimesh dhe 1 biznesmen me akuzën për evazion fiskal.

Pas një hetimi një vjeçar të kryer nga Drejtoria e Hetimit Tatimor Tiranë në bashkëpunim me Njësinë Task Forcës të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të Operacionit policor “SMILE 4” u bë i mundur që nga Seksioni për Korrupsionin pranë Drejtorise Vendore të Policisë Tiranë të bëhëj ekzekutimi i urdhërave të ndalimit të tetë shtetasve për veprat penale të “Shpërdorim i detyrës”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”
Në pranga kanë rënë:
1. Platon Solis, 51 vjeç, banues në Leskovik, me detyrë inspektor i verifikimit në
terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë;
2. Ajaz Shehu, 51 vjeç, banues Tiranë, me detyrë ish inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë;
3. Dhimiter Veshi, 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i verifikimit në terren
pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë, (Neni 248 i Kodit Penal)
4. Arjan Daja, 51 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë;
5. Saimir Kaziu, 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë ish inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë;
6. Bajram Frangu, banuese në Tiranë, me detyrë ish inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë;
7. Gentian Subashi, 38 vjeç, banuese në Tiranë, me detyrë ish inspektor i verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë;
8. Iliaz Fisheku, 57 vjeç, banues në Tiranë, administrator i subjekteve “Martini Petrol” dhe “Petrol Impex”.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasit e sipër shënuar me detyrë inspektorë të verifikimit në terren pranë Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë gjatë periudhës kohore 2010 deri më 2015 gjatë ushtrimit të detyrës së tyre funksionale kanë favorizuar subjekte të ndryshme tregtare ndër ta dhe subjekti tregtar “Martini Petrol” me aktivitet në fushën e tregtimit të karburanteve duke e lejuar atë të kryejë aktivitet tregtar pa u rregjistruar në QKR dhe organet tatimore të cilat i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm në vlerën  101.805.583  lekë të reja i konsideruar evazion fiskal.
Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë sё Rrethit Gjyqёsor Tiranё për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Fshehje të ardhurash” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.

HETIMI I PROKURORISË

Prokuroria e Tiranës dhe Hetimi Tatimor kanë zbuluar një skemë mashtruese në fushën e karburanteve në vlerën mbi 1 milion dollarë, për të cilën janë nxjerrë urdhëra ndalimi për administratorin e kompanisë “M….Petrol”, si edhe për punonjës të administratës së tatimeve. Urdhërat e ndalimit të Prokurorisë së Tiranës janë zbatuar mbrëmjen e së enjtes nga ana e forcave të Policisë së Tiranës.

Në bazë të hetimit të përbashkët të Njësisë Task-Force të Prokurorisë dhe Drejtorisë së Hetimit Tatimor, ka rezultuar se subjekti tregtar “M…Petrol” ka ushtruar për rreth 4 vjet aktivitet në Tiranë, në mënyrë të paliçensuar.

Nga përllogaritja që ka bërë Drejtoria e Tatimeve, subjekti tregtar, i cili ka pasur një pikë të paliçensuar karburanti në Tiranë, është shmangur nga detyrimet fiskale, si edhe nuk ka paguar sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të punonjësve për periudhën 2010-2014.

Shmangia nga detyrimet e subjektit tregtar është realizuar edhe me ndihmën e inspektorëve të Tatimeve, të cilët kishin për detyrë të kontrollonin zonën ku ushtronte aktivitetin e paligjshëm kjo pikë karburanti. Nga hetimet ka rezultuar se disa inspektorë, të cilët kanë pasur përgjegjësi për zonën ku ushtronte aktivitetin “M…Petrol”, kanë shkuar shpesh për kontroll te subjektet e tjera private pranë karburantit, por në asnjë rast nuk e kanë evidentuar se ai funksiononte pa liçensë.

Në këto kushte, Prokuroria e Tiranës nxori urdhër-ndalimi për administratorin e subjektit, si edhe për 7 inspektorë tatimorë, të cilët janë ende në detyrë dhe që kanë pasur si funksion kontrollin e zonës së karburantit të paliçensuar.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
LSI zbulon skenarin e PS-së për zëvendësimin e Llallës: Ja pse është skandal
AKTUALITET

Paralajmëron nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

21:20 : 13/03/2018
Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 përsona
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 përsona

11:42 : 11/01/2018
Aksident tragjik në Cremona, vdes gruaja shqiptare e majorit të karabinierëve
AKTUALITET

Aksident tragjik në Cremona, vdes gruaja shqiptare e majorit të karabinierëve

11:21 : 11/01/2018
Paloka, Rama ka frikë, ja vendimi që ka marrë
AKTUALITET

Paloka, Rama ka frikë, ja vendimi që ka marrë

11:17 : 11/01/2018
Spaho: Dorëheqja e Ruçit, hapi i parë për kthimin e Kuvendit në normalitet
AKTUALITET

Spaho: Dorëheqja e Ruçit, hapi i parë për kthimin e Kuvendit në normalitet

12:33 : 09/03/2018
Para
OKB, nënshkruhet sot marrëveshja për klimën

OKB, nënshkruhet sot marrëveshja për klimën



TË GJITHA

Jo vetëm Osimhen, Spalletti humbet një tjetër lojtar pak orë para ndeshjes me Milan

Jo vetëm Osimhen, Spalletti humbet një tjetër lojtar pak orë para ndeshjes me Milan

13:45 : 02/04/2023
I zbulohen 3.5 kg kokainë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali

I zbulohen 3.5 kg kokainë, arrestohet 24-vjeçari shqiptar në Itali

13:24 : 02/04/2023
Masakra e 2 Prillit/ Meta: Shqiptarët do të mbrojnë amanetin e martirëve të demokracisë

Masakra e 2 Prillit/ Meta: Shqiptarët do të mbrojnë amanetin e martirëve të demokracisë

13:23 : 02/04/2023
FOTO/ Trazirat në Pukë, Tërbuni publikon fotot: Portieri u godit me takë në fytyrë

FOTO/ Trazirat në Pukë, Tërbuni publikon fotot: Portieri u godit me takë në fytyrë

13:21 : 02/04/2023
Sekuestrohen mbi 17 mijë euro në Rinas, nisin hetimet ndaj 31-vjeçarit

Sekuestrohen mbi 17 mijë euro në Rinas, nisin hetimet ndaj 31-vjeçarit

13:20 : 02/04/2023
Ronaldo nuk fshihet: Unë jam lojtari më i mirë në historinë e futbollit

Ronaldo nuk fshihet: Unë jam lojtari më i mirë në historinë e futbollit

13:01 : 02/04/2023
“Jam keq në spital, më dërgo para”, zbardhet skema e farmacistit që zhvaste qytetarë nga Kosova

“Jam keq në spital, më dërgo para”, zbardhet skema e farmacistit që zhvaste qytetarë nga Kosova

12:54 : 02/04/2023




RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • ZGJEDHJE VENDORE 2023
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com