Ja kush janë fituesit në të gjithë Universitetet, Mynyr Koni rektori i ri

Nga sot e në vazhdim, Mynyr Koni do të drejtojë Universitetin më të madh në vend me votat e 460 pedagogëve kundrejt 243 të tjerëve që zgjodhën prof. dr. Klodeta Dibrën.

Ndërkaq, sot pritet të zbardhen edhe votat e studentëve, pjesëmarrja e të cilëve ishte 46% e megjithatë, pa ndikim, në rezultatin final. Sipas rezultateve paraprake jozyrtare, diferencën e votave e kanë bërë pedagogët e fakulteteve të Shkencave të Natyrës, Ekonomikut dhe Shkencave Sociale, shumica e të cilëve zgjodhën ish¬dekanin e Shkencave të Natyrës.
Rektori Dhori Kule gjithashtu konfirmohet në postin që e ka mbajtur edhe më herët, dekan i fakultetit të Ekonomisë, ndërsa zv.rektori Edmond Rapti do të jetë dekan te Shkencat Sociale pasi fitoi në një garë të ngushtë me Edmond Dragotin. Garë e fortë mësohet të ketë qenë edhe tek Universiteti Politeknik i Tiranës, ku midis tre kandidatëve: prof. dr. Andronaq Londo Lamani, prof. dr. Përparim Hoxha dhe prof. dr. Andrea Maliqari, pedagogët kanë zgjedhur ishdekanin e Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit, Maliqarin, me një diferencë të vogël votash në raport me dy kandidatët e tjerë. Pavarësisht garës së ashpër, edhe këtu votat e studentëve nuk lëvizin asgjë. Postin e rektorit të Universitetit të Arteve e ka fituar bindshëm prof. Kastriot Çaushi, ish¬dekan i Fakultetit të Artit Skenik. Vendin e prof. dr. Fatos Harizajt në Universitetin Bujqësor të Tiranës e zë prof. dr. Bahri Musabelliu. Ish¬dekani i Fakultetit të Ekonomisë dhe Agrobiznesit ka fituar mbështetjen e pjesës më të madhe të pedagogëve dhe studentëve në të paktën katër fakultete. Thuajse gjatë gjithë procesit të numërimit të votave të pedagogëve, rektori i komanduar, prof. dr. Arben Gjata ka qenë kokë më kokë me ish-dekanin e Shkencave Mjekësore, prof. dr. Petrit Bara. Gjata ka marrë vetëm gjashtë vota më shumë se rivali i tij (103 me 97), ndërsa drejtuesja e Fakultetit të Mjekësisë, prof. dr. Mira Rakacolli, rezulton me mbështetjen e 75 pedagogëve. Në rastin konkret, diferencën e kanë bërë votat e studentëve, të cilët, mesa duket, kanë qenë të kënaqur nga puna njëvjeçare e rektorit në fuqi.

LEXO EDHE  VIDEO/ Aksident i 3-fishtë në Lezhë, përmbyset një nga makinat

Rektorët e rinj
Universiteti i Tiranës • Prof. dr. Mynyr Koni
Fakulteti Ekonomik • Dhori Kule, dekan
Fakulteti i Shkencave Sociale • Edmond Rapi, dekan
Fakulteti i Historisë • Valentina Duka
Fakulteti Gjuhëve të Huaja • Artur Sula
Universiteti Bujqësor i Tiranës • Prof. dr. Bahri Musabelliu
Universiteti Politeknik • Prof. dr. Andrea Maliqari
Universiteti i Mjekësisë • Prof. dr. Arben Gjata
Universiteti i Arteve • Prof. Kastriot Çaushi

Pjesëmarrja në fakultete

Fakulteti i Shkencave Sociale 94.8 % Fakulteti i Shkencave të Natyrës 98 %
Fakulteti Ekonomik 99 % Fakulteti i Drejtësisë 97 % Fakulteti i Gjuhëve të Huaja 98 % Fakulteti Histori-Filologji 99 % Departamenti Edukimit Fizik 100 % Instituti i Fizikës Bërthamore 100 % Filiali Kukës 100 % Filiali Sarandë 100 %
Bold News



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here