Gjyqtari Gjin Gjoni, i ftuar nderi në Këshillin Gjyqësor Italian

Për herë të parë një gjyqtar shqiptar ftohet të mbajë fjalim përpara Këshillit Gjyqësor Italian. Gjoni është zgjedhur President i Rrjetit të Këshillave Gjyqësor të vendeve të Ballkanit dhe Euro-Mesdheut dhe drejtoi mbledhjen e bordit të këtij rrjeti që u zhvillua në Romë. 

Për herë të parë një gjyqtar shqiptar ftohet të mbajë një fjalim në Këshillin Gjyqësor Italian. Në cilësinë e Presidentit të Rrjetit të Këshillave Gjyqësor të Ballkanit dhe Mesdheut, gjyqtari Gjin Gjoni mori pjesë në një takim të rëndësishëm të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në Itali. Gjyqtari Gjoni njëkohësisht dhe anëtari i KLD-së, ishte i pranishëm në këtë takim me ftesë të zv/kryetarit të Këshillit Italian të Drejtësisë, Giovanni Legini. Z.Legini është figura e dytë më e rëndësishme e sistemit të drejtësisë në Itali, pasi ai drejton thuajse të gjitha mbledhjet e këshillit.

Në këtë takim z.Gjoni mbajti një fjalim përpara anëtarëve të Këshillit Italian të Drejtësisë lidhur me çështjen e reformës në drejtësi dhe forcimit të pavarësisë së gjyqësorit në vendet pjesëmarrëse në këtë rrjet. Krahas fjalimit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni ka drejtuar edhe mbledhjen e bordit të Rrjetit të Këshillave të Drejtësisë për Ballkanin dhe vendet Euromediterrane. Ky takim zhvillohet në Romë dhe mikpritës i përfaqësuesve të Rrjetit të Këshillave të Drejtësisë për Ballkanin është Këshilli Italian e Drejtësisë.

LEXO EDHE  Parashikimi i motit, çfarë ndodh me temperaturat dhe ...

Në mbledhjen e radhës të këtij rrjeti fokusi i takimit ka qenë forcimi i pavarësisë së gjyqësorit të vendeve që janë pjesë e Këshillave të Lartë të Drejtësisë së Ballkanit dhe Mesdheut dhe roli i medias për forcimin e gjyqësorit. Në mbledhjen e bordit të Rrjetit të Këshillave gjyqësor është vendosur që takimi i radhës së vendeve anëtarë të rrjetit të mbahet në Romë, pasi Italia aderon në këtë organizëm që prej krijimit të tij.

Gjyqtari shqiptar Gjin Gjoni është zgjedhur si President i Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësor. Në një mbledhje të bordit të vendeve anëtare të këtij rrjeti, në maj të vitit të shkuar, me votë unanime, 11 gjyqtarët ndërkombëtarë i kanë besuar Presidencën Gjin Gjonit. Votimi për zgjedhjen e Gjonit në krye të këtij organizimi u zhvillua në konferencën e 10-të të Rrjetit Ballkanik dhe Euro-Mesdhetar të Këshillave Gjyqësor. Në këtë rrjet aderojnë këshillat gjyqësorë të 11 shteteve ballkanike dhe euro-mesdheut përfshi dhe Italinë. Këtij rrjeti pritet t’i bashkohen edhe katër vende të tjera europiane.

13078090_10208245200063593_965654826_o

13073153_10208245199503579_107321880_o