• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

3 vite e 4 muaj burg/ Dënohet për pedofili punonjësi i bankës

15:47 : 21/04/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

Një punonjës i një banke të nivelit të dytë, është dënuar nga Gjykata e Tiranës për pedofili. Enkel Vela është shpallur fajtor disa ditë më parë. Sipas vendimit që disponon Boldnews.al rezultoi se Sektori për Krimin Kompjuterik ka marrë një informacion nga Interpol Wiesbaden në lidhje me shpërndarjen në rrjet të materialeve pornografike me të mitur nëpërmjet rrjetit “eDonkey2000”.

Në informacion ndërmjet të tjerash thuhet se mes datave 12 Janar 2015 dhe 27 Mars 2015, Zyra Kriminale e policisë së shtetit Baden Wurttemberg, ka kryer kërkime të rastësishme në rrjetin “eDonkey” për pornografi me të mitur. Kërkimet treguan se klientë të ndryshëm kanë ofruar 100% kopje të materialit të kërkuar në rrjetin “eDonkey”, i cili gjithashtu është ruajtur dhe nga Zyra Kriminale e policisë së shtetit Baden Wurttemberg.

Materiali përmbante video pornografike me fëmijë duke treguar abuzimin seksual ndaj disa fëmijëve dhe më saktësisht një vajzë që prezumohet e moshës 4 vjeç, një djalë që prezumohet i moshës 7 vjeç, një vajzë që prezumohet e moshës 8 vjeç. Autorët dhe viktimat janë identifikuar në vitin 2011. Zyra kriminale ka zhvilluar kërkime për për pornografi me të mitur. Me këtë material hash ka filluar kërkimi në rrjetin eDonkey 2000.

Sipas vendimit të gjykatës, nga studimi i materialeve të vëna në dispozicion për kërkimet e kryera rezulton se nga Shqipëria, më datë 01.04.2015, ora 13:21:35 UTC, është gjeneruar raporti me Nr.385, për përdoruesin (userhash) me kodin 28D85C612E0E643ABD85198FE1236F6D. Ky përdorues, nga IP 92.60.22.7, datë 30.01.2015, 00:08:26 UTC, ka disponuar materialin pornografik me të mitur me të dhëna (filehash) 308C9E3650EC52EC9049BC1BC4108B1F.

Gjithashtu nga Interpoli Wiesbaden është vënë në dispozicion dhe video me materialin pornografik me të mitur, një tabelë fotografike mbi këtë video si dhe materiale të tjera në lidhje me kërkimin dhe dokumentimin e provës së gjetur në rrjetin eDonkey2000.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Nga verifikimet paraprake ka rezultuar se adresa e mësipërme IP (Internet Protocol) i përket subjektit Abissnet. Ky subjekt, me shkresën 3737, datë 12.06.2016 ka konfirmuar se adresa IP i përket të pandehurit Enkel Vela, me adresë në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Në këto kushte, është kërkuar dhe pranuar nga gjykata kryerja e kontrollit personal dhe banesës së te pandehurit Enkel Vela si dhe sekuestrimit të pajisjeve kompjuterike të këtij personi.

Në datë 03.07.2015 është kryer kontrolli i banesës së te pandehurit Enkel Vela, ku janë gjetur e në vijim sekuestruar një njësi kompjuterike, një hard disk i jashtëm i Markës “Toshiba” dhe një hard disk i jashtëm i tipit “LACIE”. Në të njëjtën datë është bërë dhe kontrolli personal i pandehurit Enkel Vela, veprim gjatë të cilit janë gjetur dhe pajisje të tjera dixhitale, konkretisht një aparat telefonik “ONE PLUSE”, një USB, një hard disk i jashtëm i markës “ADATA”, dhe një tjetër hard disk i jashtëm me shënime “2.5 SATA EXTERNAL CASE serial ATA”.

Gjykata thotë se organet e policisë gjyqësore kanë bërë këqyrje të njësisë kompjuterike të sekuestruar në banesën e te pandehurit Enkel Vela. Nga ky veprim rezulton se në këtë pajisje ndodhen dy skedarë të emërtuar “Incoming” dhe “Temp”. Në skedarin “Incoming” konstatohen një numër i konsiderueshëm skedarësh, foto dhe video, të cilat pasqyrojnë akte seksuale me të mitur. Disa nga pamjet janë printuar gjatë këqyrjes së kryer. Skedari përmban foto dhe video në një sasi shumë të madhe konkretisht në një kapacitet prej 392 Gb.

Gjithashtu është kryer edhe ekspertimi kompjuterik i pajisjeve që i janë sekuestruar të pandehurit. Sipas aktit te ekspertimit nr.1961 datë 11.11.2015, të ekspertëve të Institutit të Policisë Shkencore, ka rezultuar e provuar se në njësinë kompjuterike pa markë, me ngjyrë të zezë dhe gri e pikërisht në hard diskun e markës HITCHI me nr.serial FL34YN4K është konstatuar një folder me emërtimin “eMule”, ne brendësi të të cilit janë konstatuar një numër i madh skedarësh fotografi dhe video me përmbajtje pornografi me te mitur.

Ky folder ka një madhësi prej 392 GB. Gjithashtu në hard diskun e markës HITCHI me numër serial JP1572JE1MKëJK përveç të tjerave theksohet se: “..Në këtë hard disk u konstatuan disa të dhëna që tregojnë se janë shkarkuar (download) materiale me përmbajtje pornografi me të mitur dhe se këto materiale janë hapur dhe parë…”.

Gjykata thotë se Enkel Vela, në periudhën prill -korrik 2015, ka poseduar në pajisjet e tij kompjuterike, një sasi mjaft të madhe materialesh pornografike me të mitur. Materialet përbëhen nga foto dhe video të shumta, me materiale pornografike, në të cilat janë përfshirë edhe persona të mitur të moshave të ndryshme saktësisht një vajze qe prezumohet e moshës 4 vjeç, një djalë i moshës 7 vjeç, një vajze e moshës 8 vjeç etj…

Në gjykatë, Enkel Vela dhe mbrojtësi prej tij kërkuan nga gjykata që të procedohet me gjykim të shkurtuar në gjendjen që janë aktet e prokurorit, duke shprehur pendim të thellë për kryerjen e veprës penale nga ana e tij. Në fund, gjykata krijoi bindjen se Vela është autor i veprës penale dhe të dënohet me 5 vjet burg. Por, për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi iu reduktua në 3 vite e 4 muaj burg.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

PS kërkesë Byrosë: Sali Berisha të përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi

TË GJITHA

Numërohen 5 kuti në qarkun e Gjirokastrës, ja si ndahen votat

00:09 : 12/05/2025

Diaspora, Noka urdhër numëruesve të PD: Çdo votë e Greqisë, kalon mënjanë

00:00 : 12/05/2025

Akuzat e PS për mospublikimin e rezultatit të Vorës, Celibashi: Është projekt pilot

23:56 : 11/05/2025

Diaspora/ Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë! Balla kërcënon komisionerin

23:47 : 11/05/2025

PD zbuloi zyrën e ‘patronazhistëve’, policia: Nuk gjetëm materiale të paligjshme

23:36 : 11/05/2025

Fillon numërimi i votave në Kukës

23:29 : 11/05/2025

Numërohet kutia e parë në Tepelenë, ja si është rezultati

23:24 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com