• Kontakt
Monday, June 8, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rama takon Obamen…

19:35 : 14/04/2016
në AKTUALITET, POLITIKE

“Historitë e suksesit shqiptaro-amerikane” ishte tema në qendër të një takimi miqësor të Kryeministrit Edi Rama në Capitol Hill në Washington, me senatorë, kongresmenë dhe përfaqësues të këtij komuniteti.

Për Kryeministrin Edi Rama, historia e suksesit të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara ka nisur me brezat më të hershëm dhe sot janë frymëzim i përbashkët për ta bërë Shqipërinë dhe Kosovën një histori suksesi europiane.

“Për bashkëkombasit e mi në këtë dhomë dhe jashtë dua t’i them që të punojmë bashkë, që të ruajmë gjuhën tonë, të zhvillojmë kulturën dhe identitetin tonë, të kultivojmë dhe të çojmë përpara trashëgiminë e përbashkët të baballarëve dhe gjyshërve tanë. Le të frymëzohemi nga historitë e suksesit, nga më të mirat tona, për të bërë të mundur që Shqipëria dhe Kosova të jenë një histori suksesi në Ballkan dhe që Ballkani të jetë një histori suksesi në Europë. Europa ka shumë nevojë për një histori suksesi dhe kush tjetër, përveç Ballkanit Perëndimor mund të japë një histori suksesi. Ne jemi e vetmja histori suksesi që mund të shkruajë tani Europa. Le ta bëjmë realitet!“ – u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Komuniteti shqiptaro-amerikan u vlerësua një urë e fortë e miqësisë dhe e lidhjes së veçantë mes dy vendeve, me kontribute të vyera në jetën shoqërore amerikane dhe në zhvillimet e 25 viteve të jetës demokratike në Shqipëri. “Ambasadorë të vendit të tyre” i quajti kongresmeni Charles Rangel, duke lëvduar lidhjen e fortë që ata mbajnë me Shqipërinë.

“Mirë se vini zoti kryeministër. Fjalët që ju ndatë këtu me na bëjnë të gjithë ne amerikanëve që të ndihemi më të fortë, pasi këto janë gjërat në të cilat ne besojmë, si të jemi përkrah miqve tanë kur ata kanë nevojë për ne. Të gjithë shqiptarët në Amerikë janë ambasadorë të vendit të tyre dhe e bëjnë Amerikën të madhe, sepse nuk e harrojnë Shqipërinë dhe nuk duhet ta harrojnë. Pavarësisht gjithçkaje që kemi kaluar, SHBA-të janë një shtet i ri. Ne jemi të fuqishëm, të mëdhenj, të pasur dhe të shëndetshëm, por jemi vetëm 400 vjeç, ndaj kemi nevojë për miq të tjerë, me histori më të pasur, që të jenë në gjendje të bashkohen në rrugën tonë. Ndaj është një nder i madh për Dhomën e Përfaqësuesve që t’ju presim këtu,” – u shpreh kongresmeni Charless Rangel.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Miqësi shumë e veçantë, gati unike, e çmon senatori Mark Kirk, marrëdhënien shqiptaro-amerikane, për të cilën angazhohet të punojë për ta forcuar më tej.

“Është një marrëdhënie shumë e veçantë ajo që kemi me Shqipërinë, një mike shumë e mirë. Ishte shumë befasuese për mua kur udhëtova në Shqipëri pashë flamuj që valëviteshin mbi shtëpitë e njerëzve dhe nuk ishte vetëm flamuri shqiptar, por edhe flamuri amerikan që ndodhej në shtëpitë e shqiptarëve në të gjithë vendin. Nuk do të gjeni asnjë vend tjetër në botë që ka aq shumë shtëpi, ku flamuri shqiptar valëvitet përkrah flamurit amerikan. Është një miqësi e veçantë, një miqësi që e çmojmë shumë këtu në SHBA dhe që gjithashtu e çmoj shumë personalisht, ndaj jam i vendosur që të forcojmë këto marrëdhënie të shkëlqyera,” – u shpreh senatori Mark Kirk.

Folësit në takim vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis Shqipërisë dhe Shtetet e Bashkuara, reformat e brendshme në Shqipëri dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë, si dhe rolin rajonal të Shqipërisë.​

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Mihajlovic uron fat për Cristian Brocchi

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e hënë, 8 qershor 2026

23:01 : 07/06/2026

Abdixhiku pas përfundimit të numërimit: Kemi marrë 20 mandate

22:49 : 07/06/2026

Skandal në UNUM Festival/ Vajza ma*turb*het në prani të pjesëmarrësve

22:40 : 07/06/2026

Zgjedhjet në Kosovë, KQZ publikon rezultatet paraprake

22:28 : 07/06/2026

“B*thëlëpirës”, Ramës nuk i pëlqejnë komentet, reagon pas takimit në Elbasan

22:11 : 07/06/2026

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, Irani lëshon raketat drejt Izraelit

21:54 : 07/06/2026

Të shtëna me armë pranë kampit ku është grumbulluar Anglia, 9 të plagosur

21:37 : 07/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusugrandpashabet girişmatbet girişjojobetcasibombetpark girişJojobetMarsbahis GirişJojobet Girişcasibom girişGrandPashaBet Şikayetvarjojobet girişcasino siteleriCasibom GirişCasibomcasibomcasibomjojobetcasibom girişjojobet giriş