Tuesday, July 5, 2022
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi AKTUALITET

Rrëfimi, e dashura: Lidhja me Artur Kurtin dhe orët e fundit, para vrasjes

16:29 : 07/04/2016
në AKTUALITET
Rrëfimi, e dashura: Lidhja me Artur Kurtin dhe orët e fundit, para vrasjes

M., është 29 vjeçe. E veshur me të zeza, ma bën me dorë, nga ballkoni i katit të dytë, të një pallati të vjetër, pak metra larg shtëpisë së Artur Kurtit, burrit që u vra të hënën, në korridorin e apartamentit të tij. Nga ai ballkon, ku M. e kishte pritur Arturin, çdo herë, për pesë vjet, ajo e pa për herë të fundit, rreth orës 19.00 të së hënës, kur ai i tha se po ikte te nëna. Nuk jam e sigurt për orën”, thotë ajo për dritare.net.

M., mësoi nga lajmet se Arturi kishte vdekur. Nuk e besoi dhe e mori në telefon. Telefoni doli mbyllur. E pranoi vdekjen e tij, vetëm kur shkoi në varrim. “Pasi të gjithë ikën, unë mora një taksi dhe shkova me vajzën. E qamë të dyja dhe vumë lule mbi varrin e Turit. Pastaj erdhëm në shtëpi, edhe nuk dalim të dyja. Ku të shkojmë tani?”

Kur e pyet si janë njohur, M. tregon: “U njohëm në një lokal, unë sapo erdha nga Dibra në Tiranë. E divorcuar, me një vajzë 5 vjeç. Ai më pëlqeu dhe unë doja një njeri të kujdesej për mua dhe vajzën. Arturi ishte njeri i mirë, është kujdesur shumë për ne. Ai fliste gjithë kohën për të birin, me shumë krenari, por e donte vajzën time. Djalin e tij e kam takuar një herë, me Turin, djalë shumë i mirë. Edhe gruan ia shikoja.

Të gjithë flisnin mirë për të. Por ata nuk ishin të ndarë. Unë nuk di të jenë divorcuar. Di vetëm që Arturi jetonte me nënën në shtëpi dhe gruaja jetonte me djalin”.

Kur e pyet çfarë ndodhi atë natë, M., tregon se ai e mori në telefon, kur ajo ishte nga liqeni me vajzën. “Më tha, që ishte poshtë pallatit. E kuptova se kishte pirë. Mezi fliste. I thashë që të mos ikte se isha afër. Në fakt isha larg, por vrapova. E gjeta në një lokal të lagjes, me një raki dhe kafe para. Vetëm. Shkuam bashkë në shtëpi. Vajzën e nxora të luante me shoqet. Turi ishte keq, qante. Nuk më tha pse, por them se e kishte nga pija. Ai pinte shpesh, por nuk tregonte çfarë kishte, as ankohej kurrë. Unë gjithmonë e qetësoja. Nuk e pyesja. Dhe atë ditë e ndihmova të shtrihej në divanin këtu, i vura lecka me ujë derisa u bë më mirë.”

Lexo edhe:

Dialogu Prishtinë-Beograd/ PE voton nesër rezolutën e njohjes reciproke Serbi-Kosovë

Protesta kundër Qeverisë, përplasje të forta mes demostruesve dhe policisë

Kur e pyes a kishte me vete thikën me të cilën u tha se shkoi në shtëpinë e gruas, atë ditë, M., thotë me siguri, që i pa të gjitha rrobat e tij, kur i hoqi në divan, por nuk kishte asgjë.
Kur Artur Kurti doli për herë të fundit nga ajo shtëpi, M., e ndoqi me sy nga ballkoni. Ai nuk kishte gjë në duar. Por ajo nuk di të shpjegojë çfarë ndodhi në shtëpinë e tij atë natë.
“Do i them dhe policisë”, thotë, “nuk kanë ardhur, por besoj do të vijnë. Do i them këto që të thashë ty.” “Nuk kam qenë unë shkaktarja,” thotë mes lotëve.

“Mbase nuk duhet të qaj për burrin e një gruaje tjetër, por ai më donte dhe unë e doja shumë. Të betohem nuk më ka lënë asgjë. Nuk kam gjëra të tij, veç një makine që përdorja dhe dua ta dorëzoj në familjen e tij. Tani nuk di ç’do bëj. Ai kujdesej për mua dhe vajzën, por nuk mendoj për këtë, mendoj vetëm si iku ai. Ndërsa unë jam gjallë. Të paktën”, shton më tej.

M., jeton në një apartament me një dhomë gjumi, ndërsa korridori është edhe kuzhinë edhe lavanderi, edhe sallon, edhe kuzhinë. Është veshur me të zeza dhe një rrip i shtrëngon barkun. Kur e pyes a i bën keq kjo bebit, thotë që ajo në media dëgjoi se është shtatzënë. “Menjëherë bëra testin, por nuk doli gjë. Mbase dhe jam, do e bëj prapë testin. Gjithsesi unë jam 29, dhe nuk jam 25 vjeçe dhe as pesë muaj shtatzënë. Ndoshta është një vajzë tjetër, por unë nuk e kam pyetur kurrë Turin për këto gjëra. Nuk bëja kurrë pyetje, e doja shumë, për ta pyetur. Megjithëse nuk besoj, ndoshta media e ka gabim”, shprehet e reja. M., është e hutuar dhe e frikësuar. Është vajza 10 vjeçare që kujdeset për të dhe e përkëdhel, e qetëson.

Frika e M., tani është vajza: “Mos ma marrin meqë bëra këtë gabim? Shkova me burrin e një gruaje tjetër dhe nuk e di, nëse po të kapën, të marrin vajzën. Se pastaj do vdes dhe unë…”./Dritare.net

Lajme të lidhura

Dialogu Prishtinë-Beograd/ PE voton nesër rezolutën e njohjes reciproke Serbi-Kosovë
RAJONI

Dialogu Prishtinë-Beograd/ PE voton nesër rezolutën e njohjes reciproke Serbi-Kosovë

23:00 : 05/07/2022
Protesta kundër Qeverisë, përplasje të forta mes demostruesve dhe policisë
AKTUALITET

Protesta kundër Qeverisë, përplasje të forta mes demostruesve dhe policisë

22:55 : 05/07/2022
Vaksinat, Kryemadhi: Rama kërcënoi shqiptarët, në një vend normal do arrestohej
AKTUALITET

Kryemadhi: Inceneratorët, ja ku del emri i Agaçit, Ramës e Veliajt

22:50 : 05/07/2022
Champions League/ Shkupi me një këmbë në turin e dytë të kualifikueseve
SPORT

Champions League/ Shkupi me një këmbë në turin e dytë të kualifikueseve

22:48 : 05/07/2022
Që nga fillimi i pushtimit rusët kanë humbur 115 mijë burra në Ukrainë
BOTA

Që nga fillimi i pushtimit rusët kanë humbur 115 mijë burra në Ukrainë

22:47 : 05/07/2022
Drama e gruas nga Korça, detyrohej të rrëfehej para kamerave dhe të betohej në kishë
AKTUALITET

Drama e gruas nga Korça, detyrohej të rrëfehej para kamerave dhe të betohej në kishë

22:44 : 05/07/2022
Para
Sekuestrohen 19 mjete luksi në Shkodër, 11 të ndaluar. Nën hetim punonjës të Hanit të Hotit

Sekuestrohen 19 mjete luksi në Shkodër, 11 të ndaluar. Nën hetim punonjës të Hanit të Hotit



TË GJITHA

Dialogu Prishtinë-Beograd/ PE voton nesër rezolutën e njohjes reciproke Serbi-Kosovë

Dialogu Prishtinë-Beograd/ PE voton nesër rezolutën e njohjes reciproke Serbi-Kosovë

23:00 : 05/07/2022
Protesta kundër Qeverisë, përplasje të forta mes demostruesve dhe policisë

Protesta kundër Qeverisë, përplasje të forta mes demostruesve dhe policisë

22:55 : 05/07/2022
Vaksinat, Kryemadhi: Rama kërcënoi shqiptarët, në një vend normal do arrestohej

Kryemadhi: Inceneratorët, ja ku del emri i Agaçit, Ramës e Veliajt

22:50 : 05/07/2022
Champions League/ Shkupi me një këmbë në turin e dytë të kualifikueseve

Champions League/ Shkupi me një këmbë në turin e dytë të kualifikueseve

22:48 : 05/07/2022
Që nga fillimi i pushtimit rusët kanë humbur 115 mijë burra në Ukrainë

Që nga fillimi i pushtimit rusët kanë humbur 115 mijë burra në Ukrainë

22:47 : 05/07/2022
Drama e gruas nga Korça, detyrohej të rrëfehej para kamerave dhe të betohej në kishë

Drama e gruas nga Korça, detyrohej të rrëfehej para kamerave dhe të betohej në kishë

22:44 : 05/07/2022
CNN: Dimër i pasigurt, thellohet kriza energjetike/ Ja çfarë e pret Europën

CNN: Dimër i pasigurt, thellohet kriza energjetike/ Ja çfarë e pret Europën

22:38 : 05/07/2022





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

2022 Boldnews - by Wearedope.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • English
    • VETTING
    • INVESTIGATIONS
    • OPINION
    • OTHERS
  • SPORT
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2022 Boldnews - by Wearedope.com