PD-ja e Beratit si shoqatë gjuetarësh

Dështon protesta e Partisë Demokratike dega Berat për mbrojtjen e stadiumit të vjetër. Nëpërmjet një vendimi, Këshilli Bashkiak i qytetit ka vendosur ta ndryshojë destinacionin e kësaj zone dhe të ndërtojë aty disa komplekse.

 

Sikundër edhe në Këshillin Bashkiak, këshilltarët e opozitës nuk i bën dot kundërshtitë e duhura projektit të kryebashkiakut Petrit Sinaj. Pavarësisht kundërshtive dhe thirrjeve ndaj qytetarëve duket se këta të fundit e kanë braktisur PD lokale duke e kthyer në një shoqatë.

Fotot e protestës tregojnë se sa pak qytetar i janë bashkuar opozitës në këtë nismë të saj.

LEXO EDHE  Tensionet me Serbinë nuk i ‘shkrijnë akujt’ mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit

Këshilli Bashkiak i Beratit ka miratuar vendimin për prishjen e Stadiumit të Vjetër të qytetit dhe ndërtimin në vend të tij, të një Qendre Rinore.

Për shkak të këtij vendimi, i miratuar vetëm me votat e mazhorancës PS-LSI, mbledhja është shoqëruar me debate, ndërsa këshilltarët demokratë kanë deklaruar se prishja e stadiumit bëhet me qëllim betonizimin e kësaj hapësire dhe ndërtimin e pallateve.



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here