Komisioneri për zgjerimin në Bashkimin Europian Johanes Hahn ka rikonfirmuar qëndrimin e tij për hapjen e negociatave për Shqipërinë.
Duke folur në krah të kryeministrit Rama, Hahn kërkoi vendime të shpejta për reformën në drejtësi, brenda pranverës, në mënyrë që të nisë puna me udhërrëfyesin për integrimin e vendit në BE.
Hahn e vlerësoi takimin si me qeverinë ashtu edhe me opozitën shumë produktiv, duke zbuluar se ka pasur edhe debate.
“Takime produktive, pati shkëmbim idesh, debat i gjallë, pati diskutime jo vetëm me qeverinë por edhe me opozitën dhe në fakt kështu duhet të jetë. E ardhmja evropiane e Shqipërisë duhet të jetë interesi kombëtar i këtij vendi. Duhet ndjekur gjithnjë me prioritet. Duhet t’u japim qytetarëve një shans, mundësi për jetë më të mirë në të ardhmen. Pamë çështjet më urgjente, 5 prioritetet kyçe. Elementi kyç reforma në drejtësi. Na duhen vendime shumë shpejt. Shpresojmë se do të ketë një efekt pozitiv afatgjatë në situatën e vendit. Edhe për çeljen e negociatave është e rëndësishme të ketë një vendim para se të nisë zbatimi i reformës në drejtësi, para pranverës që ne të bëjmë edhe vlerësimin e parë. Na duhen shumë shpejt vendime në mënyrë që të vazhdojmë punën me udhërrëfyesin që kemi në mendje. Kjo është vendimtare”, theksoi Hahn.
Komisioneri Hahn deklaroi se ‘një gjyqësor funksional është shumë i rëndësishme edhe për investuesit e huaj, të krijohen vende pune, të krijohen mundësi por edhe për qytetarët e vendit që duan të investojnë’.
“Të gjitha këto duan të mbështeten tek një sistem funksional gjyqësor”, tha ai.
Hahn kërkoi edhe zbatimin e ligjit të dekriminalizimit dhe reformën zgjedhore.
“Dëshiroj t’i referohem edhe disa elementeve të tjerë, prioriteteve kyçe, reforma në administratën publike që ka treguar ndryshime thelbësore. Përtej këtyre objektivave të 5 prioriteteve kyçe, ka edhe reforma të tjera që duhen. Nga njëra anë zbatimi i ligjit të dekriminalizimit dhe reforma zgjedhore. Ky proces mund të përforcojë besimin e qytetarëve tek shteti. Ka të bëjë me efikasitetin e institucioneve publike. Për reformën zgjedhore kemi mirëpritur punën teknike. Një reformë e besueshme e sistemit zgjedhor duhet të jetë në përputhje të plotë me rekomandimet e ODIHR dhe duhet finalizuar me prioritet”, nënvizoi komisionari Hahn.
Edhe kryeministri Edi Rama e cilëson Reformën në Drejtësi kyçe për hapjen e negociata për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Rama tha se deri më tani është bërë progres me reformat, por duke theksuar se ka ende punë për të bërë, Rama tha se fokusi është tek reforma në Drejtësi, dhe përmbushja e prioriteteve kyçe në thellimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
“Të çojmë përpara procesin e bërë deri këtu. Takimi i sotëm i Dialogut të Nivelit të Lartë e konfirmoi angazhimin e dyanshëm të Shqipërisë dhe BE për progresi i bërë drejt stacionit të radhës që është çelja e negociata. U vunë në dukje arritjet e reformave që ndikojnë drejtpërdrejt në përmbushjen e kushteve për negociata. U konfirmua nga an jonë vullneti i palëkundur për të thelluar reformat. Nuk është dhimbja, sakrificat dhe vështirësitë që sjellin reformat një detyrim që ia kemi BE, por një detyrim që ia kemi fëmijëve tanë për Shqipërinë e gjeneratës tjetër. U konfirmuar angazhimi ynë për reformën e thellë të drejtësisë si një reformë kyçe. Më e rëndësishëm është që ky është një proces që do ndërtojë kushte për të ndërtuar një sistem drejtësie të denjë për një vend që aspiron të bëhet anëtar i BE. Miratimi i reformës së sistemin e drejtësisë është shtegu i duhur për çeljen e negociatave. Kjo reformë do të ketë efekte dhe në rritjen e cilësisë në luftën kudër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Edhe në raportet më të fundit është vënë theksi në procesin e investigimit dhe të ndëshkimit. Përtej punës kolosale dhe të suksesshme që ka bërë qeveria shqiptare përmes policisë së shtetit dhe agjencive ligjzbatuese në luftën kundër krimit”, tha kryeministri Rama.
Nga ana tjetër Rama i bëri thirrje në prezencë të komisionerit Hahn opozitës që të ulen në një tryezë për të rinisur dialogun, për ato që ai i quajti axhendë kombëtare, siç është dhe reforma për drejtësinë.
“Ne konfirmuar vullnetin për një proces të hapur dhe për një dialog të vazhdueshëm me opozitën në komision in për reformën, i cili nuk mund të kushtëzohet nga aspektet e politikës, sado të kushtëzuar të jenë për një palë apo një palë tjetër. BE e konsideron dialogun e nivelit të lartë si një urë për të ndërvepruar, por na krijon dhe kushtet që pala shqiptare të jetë e larmishme, por e unifikuar për qëllimin madhor; axhenda komëbtare e integrimit. Bazuar në eksperiencës e Dialogut të Lartë sot ftojë publikisht dhe në sytë e Hahn, PD dhe liderishipin e saj, qët ëulemi në një tryezë mes nesh, pa praninë e çmuar të miqve dhe jemi të gatshëm ta dëgjojmë me vëmendjen dhe me respekt PD. Pasi unë besoj se ekziston mundësia që të biem dakord që mosdakordësitë tonë ti trajtojmë në mënyrë të civilizuar. Ekziston mundësia që ti ndajmë axhendat partiake apo reformat legjitime të një shumicave nga axhenda kombëtare, ku nuk ka mospërputhje serioze kur vjen puna tek rruga e përbashkët e integrimit Europian.”, tha Rama.
Ndër të tjera ai theksoi se gjuha e kërcënimeve dhe kalkulimeve po mbush sot deklaratat politike, por nuk përjashtohet theksoi ai mundësia që në tryezën e përbashkët për dialog të parashtrohen mundësitë për të pranuar pretendimet e PD-së.
“Ashtu sikundër besoj se gjuha e kurseve dhe kalkulimeve afatshkurta dhe kërcënimeve, që e kanë kthyer debatin e ditës në një beteje deklaratash është e drejtë e çdo pale, por nuk e përjashton mundësinë që të pranojmë në tryezë pretendimet. Në vendin ku jetojmë nuk dallohet nga sa palët bien dakord por nga mosdakordësia cënon apo jo cilësinë për jetesën. E falënderoj zotin Hahn për vizitën pasi këtë herë është dhe një vizitë më e gjatë.”, tha Rama.