• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KQZ rrëzon kërkesat e PD për referendum vendor për parqet

19:11 : 23/03/2016
në AKTUALITET, KRYESORE

KQZ i konsideroi si jokushtetuese kërkesat e PD për referendum për Pakun Rinia dhe ndërhyrjet e Bashkisë së Tiranës te Parku i Liqenit Artificial, ndërsa protestat nga aktivistët vazhdojnë ende.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e së mërkurës vendosi të rrëzojë tre kërkesat për referendum vendor të drejtuara këtij institucioni nga Partia Demokratike në fillim të marsit, në lidhje me Parkun Rinia, ndërtimin e një këndi lodrash tek Parku i Liqenit, si dhe një kërkesë të tretë që lidhej me zonën rreth këtij parku.

KQZ vendosi rrëzimin e mbajtjes së referendumeve për pyetjet: “A jeni dakord që në territorin e Parkut Rinia të Bashkisë së Tiranës, të ndërtohet një parkim nëntokësor?”; “A jeni dakord që brenda Parkut të Liqenit në Bashkinë e Tiranës, në dy anët e Korpusit të Universitetit Politeknik, të ndërtohen objekte, qofshin këto edhe social-kulturore, universitare apo administrative?” dhe “A jeni që të ndërtohet kënd lojërash duke betonizuar zemrën e Parkut të Liqenit në Bashkinë e Tiranës?”

Komisionit Qendrori Zgjedhjeve i ka konsideruar kërkesat si antikushtetuese pasi ato ngrihen për vendime që janë marrë tashmë nga Këshilli Bashkiak i Tiranës.

Referendumet vendore janë një formë e vetëqeverisjes vendore. Nëse do të miratohej kërkesa e PD për referendume mbi tre çështjet e mësipërme, do të duhej mbështetja e 20,000 zgjedhësve në Bashkinë Tiranë.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Më 30 dhjetor 2015, Këshilli Bashkiak i Tiranës riktheu në fuqi një kontratë koncesioni për një parking nëntokësor në Parkun Rinia. Sipas Bashkisë koncesioni ishte miratuar fillimisht në vitin 2009, por që nuk qe vënë në zbatim që nga ajo kohë. (link projektakti i Këshillit Bashkiak).

Në kontratë parashikohet që kompania fituese e koncesionit Taiëan sh.p.k të marrë një sipërfaqe të Parkut Rinia për ta kthyer atë në parking nëntokësor me kapacitet 1342 vende duke investuar 13.5 milionë euro, ku bashkia pritet të marrë 10 për qind të fitimeve.

Aktivistët mjedisorë kanë organizuar disa protesta për këtë koncesion duke argumentuar se ai do të prishë gjelbërimin e parkut dhe do të ndikojë në shtimin e trafikut dhe ndotjes nga makinat në qendër të qytetit.

Bashkia e Tiranës kreu një tjetër lëvizje befasuese në fillim të shkurtit kur rrethoi një hapësirë brenda Parkut të Liqenit Artificial për të ndërtuar një park lodrash për fëmijë me vlerë 650 milionë lekë të vjetra.

Ky projekt ka shkaktuar një valë protestash dhe përplasjesh të dhunshme me policinë nga ana e aktivistëve, të cilët pretendojnë se projekti është kryer në mënyrë jotransparente, pa u konsultuar me publikun dhe se urbanizon parkun e liqenit.

Aktivistët kanë kërkuar ndalimin e punimeve dhe kanë denoncuar prerjen e pemëve dhe përdorimin e betonit në atë që autoritetet pretenduan se do të ishte një park ekologjik që nuk do ta shtjetërsonte parkun.  Ata kanë kërkuar ndërhyrjen e Ministrisë së Mjedisit për të verifikuar ligjshmërinë e punimeve që Bashkia Tiranë ka filluar prej disa javësh. /Reporter.al/

(Boldnews)

 

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Ministrat e Brendshëm dhe të Drejtësisë të BE-së nesër takim të jashtëzakonshëm në Bruksel

TË GJITHA

Tragjedia në Teksas/ 59 viktima nga përmbytjet, ende të zhdukur 27 fëmijë 

18:24 : 06/07/2025

Turizëm mes kaosit, 15 kilometra trafik në Lezhë

18:18 : 06/07/2025

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, dy të plagosur

18:10 : 06/07/2025

VIDEO/ Gripshi nuk ndalet! Shënon gol në ndeshjen e katërt rresht me Astanën, dhuron dhe asist

18:09 : 06/07/2025

VIDEO/ Tmerr në Antalia: Luani del nga kafazi dhe plagos një burrë në gjumë

17:39 : 06/07/2025

“Fantazma” që udhëheq Hamasin: Abu Suheib, njeriu që sfidon Izraelin nga nëntoka e Gazës

17:38 : 06/07/2025

Kreditë me letra false të “Raiffeisen”, banka i kërkon qytetarit mbi 8 mln lekë të marra nga ortaku

17:25 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com