Rrëfimi/ “Ishte egoiste, si u deshën 15 vite të ndahesha nga shoqja e ngushtë”

Ende më kujtohet momenti kur kuptova se nuk e pëlqeja më Erica-n. U zgjova me ndjesi të pakëndshme për të, por nuk e dija pse po më ndodhte kjo. Të paktën deri kur një tjetër mikeshë vuri re tek unë sesa dukshëm isha e shqetësuar dhe më pyeti se çfarë nuk po shkonte. Aty nisa të flisja dhe…të kuptoja!

Erica dhe unë kishim darkuar së bashku një natë më parë dhe, për herë të parë kisha kuptuar se nuk isha argëtuar me të. Më pas kisha shkuar në shtëpi dhe kisha nisur të qaj.

Kur i tregova për darkën tonë të pakëndshme një mikeje të përbashkët, ajo u step para se të niste të vlerësonte situatën:

“Unë mendoj se duhet të shkëputesh nga Erica për ca kohe”, tha ajo me kujdes. Mbeta e habitur. Mendimi për t’u shkëputur prej saj nuk më kishte shkuar kurrë në mendje. Ajo dhe unë ishim prej më shumë se 15 vitesh shoqe. Dhe takoheshim me njëra-tjetren tre ose katër herë në javë. Kishim kaq shumë miq të përbashkët. Si mund të mos e shihja unë atë?

Por sa më shumë mendoja për këtë, aq më tërheqëse më dukej ideja. Kur unë në fakt e lejova veten për të reflektuar mbi miqësinë tonë, kuptova se sa e bllokuar u ndjeja dhe se sa e frustruar isha bërë. Një natë më parë gjatë darkës kur kisha përmendur disa probleme shëndetësore që kam, përgjigja e vetme e Erica-s ishte krejt serbes: “I ka mosha këto!”. Në ato moment ndjeva sikur më gjuajti me shuplakë. Kisha nevojë për mbështetje, jo gjykim, nga miqtë e mi.

Dhe kur përmenda trishtimet nga historitë e dashurisë, ajo vazhdoi duke më thënë se nga pikëpamja e saj mënyra se si unë ndërveproj me djemtë nuk po funksiononte shumë mirë, por “pa ofendime”.

U suprizova nga zemërimi që ndjeva. Mendoj se ai ishte moment kur i dhashë vetes leje për t’u ndjerë e pakënaqur me të dhe frustimi disa vjeçar doli në dritë: Erica ishte posesive; Erica ishte egoiste; Erica nuk dëgjonte. Por mbi të gjitha, Erica ishte mbytëse për mua. Kishte arritur deri në atë pikë sa nëse nuk do ta takoja të paktën tri herë në javë, ajo sillej sikur ishte e zhgënjyer me mua.

Nuk dija se çfarë të bëja. Të flisja me të mbi këtë temë, nuk ndihesha e sigurt. Dhe sa herë që mendoja t’i shprehja frustrimet e mia më kapte gjithmonë paniku. Gjithmonë kisha luajtur rolin e motrës së vogël: Prisja për miratim e saj dhe gjithmonë i shprehja mirënjohje për miqësinë.

Kështu që bëra atë dukej si i vetmi opsion: U përpoqa ta shihja sa më pak të ishte e mundur dhe kur isha me të sillesha sikur gjërat ishin në rregull. Asaj iu desh të shpërngulej disa muaj më vonë dhe kurrë nuk e kisha pasur guximin t’i flisja në lidhje me miqësinë tonë para se ajo të largohej. Disi me naivitet, shpresoja se gjërat do të shkonin vetë në vendin e duhur.

Kjo nuk ndodhi. Për çfarëdo arsyeje, distanca dukej sikur po i jepte shoqërisë sonë më tepër zell. Ajo donte të shkruanim SMS dhe të flisnim në Skype gjatë gjithë kohës dhe zemërohej shumë kur unë nuk isha e disponueshme. Taktika ime për ta shmangur, zyrtarisht kishte dështuar, kur një fundjavë i ktheva përgjigje mbi një e-mail stresues. Pesë minuta pasi ja dërgova kam marrë një përgjigje të zemëruar, ku Erica më këshillonte me ironi të prisja plot 48 orë për t’u përgjigjur. E lodhur nga komunikimi me mesazhe, e pyeta nëse donte t’i telefonoja “për të ndërruar ajër”.

U ndjeva plotësisht keq dhe në panik para bisedës. Megjithë përpjekjet e mia për ta larguar nga vetja, dukej qartë se ajo ende ishte e lidhur fort me mua dhe po ashtu ushtronte sërish trysni të fortë mbi marrëdhenien tonë. Ne të dyja shpjeguam se si ndiheshim: Ajo priste më shumë nga një mike. Kurse une i thashe se nuk kam nevojë për një mike që pritshmëritë e mëdha të se ciles te eklipsojnë marrëdhënien simbiotike ‘jap e marr’. Kuptova gjatë kësaj bisede se ne ishim duke folur gjuhë të ndryshme. Unë nuk i thashë: “Nuk dua të jemi më shoqe”, por e dija se edhe në qoftë e bëja, ajo kurrë nuk do ta kuptonte. Pasi mbyllëm telefonatën, u ndjeva më në fund e lirë.

Më shumë se një vit më vonë, unë ende pyes veten pse kam luftuar për të mbajtur një miqësi me zor. Sipas hulumtimeve, femrat kanë një tendencë toksike për t’u varur tek miqtë.
Sipas një studimi mbi 80% e femrave kanë pohuar se kanë qëndruar në një miqësi mbytëse, thjesht sepse e kanë ndjerë shumë të vështirë për t’i dhënë fund. Në krahasim me meshkujt që dinë të jenë më të sigurt dhe ekspresiv në lidhje me nevojat e tyre.

Këto statistika s’më shërbejnë për ngushëllim, por ende pyes veten pse m’u desh mua kaq shumë kohë për të pranuar se të jem mike me Erica-n më bënte të ndihesha tmerr? Pse i shmangesha një konfrontimi? Dhe pse më interesonte më shumë se si miqësia dukej për njerëzit e tjerë sesa për atë çfarë ishte në të vërtetë?

Për herë të parë në jetën time, unë nuk e kam Erica-n që t’më tregojë se cila duhet të ishte përgjigjia.

Burimi: Elle



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here