Pas gafave, Joleza zhduket nga podiumi i FRESSH, përplasja e batutave Spiropali – Rama – Majko

Pas gafave të shumta që kryetarja e FRESSH, Joleza Koka është komentuar dhe gjykuar kohët e fundit, është vënë re një mosprezencë e saj nga podiumi i mbledhjes së FRESSH, ku ka nisur gara kombëtare e Fresh Voice. 

Ndërkohë, mbledhja për konkursit e të rinjve në Partinë Socialiste është shoqëruar me batuta të shumta ndërmjet jurisë së vendosur të PS dhe Edi Ramës. Kështu, ka qenë Elisa Spiropali, e cila duket se i ka nisur batutat kundrejt Ramës, e cila e ka quajtur atë si kalorësin më të denjë të reformave në Partinë Socialiste.

Nga ana tjetër, Pandeli Majko ka dalë në krah të Elisa Spiropalit për të vijuar me të tjera batuta drejtuar rinisë përsa i përket Kongresit të djeshëm. “Ju duhet të mësoni edhe nga të metat tona. Duhet të mësoni edhe të bëheni pjesë e debatit tonë të djeshëm hamletian “të jesh apo të mos jesh”, të votohesh, apo të mos votohesh”, tha Majko në nisje të këtij aktiviteti.

Në anëtarësimet e reja në FRESSH nuk mund të mos bënin pjesë dhe batutat e kryeministrit Rama, i cili vuri në pah personat e zgjedhur në juri si Elisa Spiropali, Gazment Paja, Pandeli Majko dhe Arlinda Duda. Por e nisi fjalimin e tij duke cilësuar Pandeli Majkon, i cili sipas Ramës është i pakorruptuar. “Kjo juri nuk korruptohet as nga të njohurit dhe jo e jo nga mënyrat e tjera se si korruptohen juritë në këtë vend”, tha Rama.

LEXO EDHE  Vritet me armë zjarri një 13-vjeçar

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Majkos i cili i ka thënë se, ku e di që unë jam i pakorruptueshëm, dhe Rama i është përgjigjur se, “S’të kam korruptuar dot asnjëherë”.

Mes kësaj batute ka ndërhyrë edhe Gazmend Paja që është një tjetër anëtar i kësaj jurie, që i ka thënë Ramës se, “Për mua nuk kalon ky djalë’.

Që në fillim të aktivitetit Gaz Paja nuk i ka lënë mënjanë batutat, ku ka thënë se Pandeli Majko e Edi Rama po i lënë papunë me batutat e tyre.

“Pandi me Edin ka zënë batutat, do na lënë papunë”, ka thënë Paja.

Por nuk ka mjaftuar me kaq, Majko ka bërë një tjetër batutë, ku ka thënë se ata që kanë studiuar në Francë dhe që janë të gjatë nuk duhet të vijnë për të konkurruar në këtë konkurs, pasi Shqipëria boll ka vuajtur nga personazhe të tilla, siç është Edi Rama dhe Enver Hoxha.
“Kemi vuajtur nga ata që kanë studiuar në Francë dhe janë të gjatë, këta janë Rama e Enveri”, tha Majko.

Në fund Majko i dha një tjetër këshillë rinisë së FRESSH:” Nuk do të përkrahim ata që mësojnë përmendësh vjershat”. Elisa Spiropali ka vijuar batutën e Majkos duke thënë: “Ti bëjnë me rimë të paktën”.

Kjo ishte mbledhja e sotme e FRESSH për anëtarësimet e reja në të.

(Boldnews)

 



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here