Kongresi i PS, Rama: Ja këshilla që më dha Gramoz Ruçi

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Kongresin e Partisë Socialiste shprehu relative të mëdha ndaj deputetit socialist Gramoz Ruçi. Kreu i socialistëve deklaroi se e Ruçin do ta kishte larguar nga Partia Socialiste nëse do t’i numëronte gabimet.

“Duartrokitje për ata që i dhanë në krye të herës karakterin demokratik, njërin ndër ta mikun e çmuar dhe bashkëpunëtorin tim që nga dita e parë si lideri juaj, Gramoz Ruçin. Mes të tjerave më ka dhënë një këshillë kujdes kur përmend emrat, po t’ia kisha dëgjuar tërë këshillat Gramozit do isha bërë edhe unë një burrë po aq i urtë sa ai, normalisht nuk do e mbaja në krah të djathtë për të më ndihmuar të gaboj sa më pak dhe për të mi numëruar gabimet e mia. Aq më pak mund ta dëgjoj sot fjalën e tij. Së pari faleminderit që ke qenë gjithnjë në anën e duhur të kësaj partie duke ushqyer karakterin demokratik, faleminderit se ke qenë mbështetje për mua në momentet e vështira dhe gjykatës i rreptë në momentet më të mira!” – u shpreh Rama.

LEXO EDHE  E rëndë/ Kamioni përplas për vdekje këmbësorin

Në nisje të fjalimit të tij, Rama deklaroi se mandatin e diskutueshëm të kryetarit do ta diskutoj sot në Kongres, në pjesën e fundit.

“Ka një pakicë shumë të vogël e cila nga ky kongres presin të shohin sesi do i bëhet halli statutit, mandatit tim që sot këtu sipas saj jam i pa zgjedhur, do të diskutoj hapur për këtë në pjesën e tretë të Kongresit. Jo vetëm kaq, ka në këtë kongres opinione të ndryshme edhe mbi gjëra të tjera me rëndësi apo me më pak rëndësi për përmirësimin e qeverisjes, ritmin e reformave.” – shtoi më tej Kryetari i PS.

 



PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here