• Kontakt
Monday, July 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

 “Jam shef Kadriu..” Ja si mashtronin 2 sekserë për Akademinë e Sigurisë

08:08 : 15/03/2016
në AKTUALITET

“Jam shef Kadriu”, kështu kanë arritur dy shtetasit Gëzim Metalia, ish polic i qarkullimit rrugor dhe Rexhep Rexha, të mashtrojnë të riun nga Cërriku me iniciale B.L për t`i marrë 900 euro në pranimin në Akademinë e Sigurisë. Prokuroria e Tiranës ka përgjuar bisedat e dy të akuzuarve të cilët u hoqën si shef Kadriu, professor në Akademinë e Sigurisë. Ndërkohë Gjykata e Tiranës pranoi kërkesën e Prokurorisë, duke vendosur masën e arrestit me burg për dy personat e akuzuar si sekserë të pranimeve në Akademinë e Sigurisë, ish ­Shkolla e Policisë.

Përfaqësuesi i njësisë Task­ Forcë tha se ata janë të dyshuar për “ushtrim ndikimi të paligjshëm…”, pasi i kanë marrë një shumë eurosh shtetasit me iniciale B.L, nga Cërriku, duke i premtuar se do ta ndihmonin për të fituar konkursin në Akademinë e Policisë. Sipas Prokurorisë, Gëzim Metalia me anë të njohjeve të tij ka arritur të bindë qytetarin nga Cërriku që ishte regjistruar në konkursin e pranimit në Akademinë e Sigurisë, se mund të ishte fitues nëse jepte 300 euro për çdo fazë të testimit (tri faza gjithsej).

Ja si rrodhi ngjarja

Sipas Prokurorisë, Metalia ka porositur një shokun e tij që të hiqej si “shef Kadriu” për ta bindur në dhënien e parave. Nga hetimi ka dalë se të arrestuarit mashtronin, pasi nuk kishin asnjë kontakt me asnjë zyrtar shtetëror.

Nga përgjimi e vëzhgimi i të dyshuarve ka rezultuar se: Në vijim të bisedave të kryera mes shtetasve Gëzim Metalia, Rexhep Rexha dhe B.L., mbi dhënien e 900 eurove si këmbim për t’u pranuar në Akademinë e Sigurisë, janë kryer veprimet hetimore të përgjimit e vëzhgimit. Në bazë të këtyre veprimeve ka rezultuar se më datë 24.02.2016 në orën 13:00, shtetasi B.L. është takuar me shtetasin Gëzim Metalia dhe Rexhep Rexha. Gjatë bisedës së zhvilluar mes tyre del qartë që Gëzim Metalia i thotë B.L. se për këtë fakt kishte folur me një person të quajtur Kadri, i cili ishte profesor dhe kishte marrë përsipër të kryente këtë punë kundrejt shumës prej 900 euro. Sipas Gëzimit, ai i kishte lënë peng automjetin në pronësi të tij, deri sa t’i shlyente shumën e premtuar. Gjatë këtij bashkëbisedimi, shtetasi Gëzim Metalia i shpjegon shtetasit B.L. se duhet të paguante shumën prej 300 eurosh për çdo fazë testimi (testimi me shkrim, testimi fizik dhe testi i inteligjencës), pra gjithsej 900 euro.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Edhe pas këmbënguljes së shtetasit B.L. për t’u takuar personalisht me të ashtuquajturin profesor Kadria, shtetasi Gëzim Metalia nuk ia ka plotësuar këtë kërkesë, por duke komunikuar me një person në telefon (sipas tij me profesor Kadrinë) është justifikuar me faktin se “profesor Kadria” ishte në Vlorë dhe nuk mund të vinte. Pasi mbyll telefonin me “profesor Kadrinë”, ai i drejtohet shtetasit B.L., duke i thënë se nëse donte të takonte “profesor Kadriun” duhet të vinte në Tiranë, të dielën ose të martën. Nga raportet e vëzhgimit shfaqet qartë shtetasi Gëzim Metaliaj duke marrë 300 euro. Përpara uljes në tavolinë me shtetasin B.L., shtetasi Gëzim Metalia ka komunikuar me numrin e telefonit xxx139, të cilit me anë të një mesazhi i thotë atij: “Do të vijnë ato të Cërrikut për shkollë, do të të marr unë, ti je profesori, emrin e ke Kadri” dhe pas kësaj bisedon edhe në telefon me këtë numër, duke u shtirur sikur po fliste me “profesor Kadriun”. Nga verifikimet e kryera, kjo bisedë është kryer me shtetasin Elton Hasanllari, i cili ka në përdorim numrin e telefonit xxx139.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Vendoset në Tiranë një bust i Papa Françeskut (Foto)

TË GJITHA

Nëna e 3 fëmijëve prej një jave e zhdukur në Tropojë/ Vijojnë kërkimet, dyshohet për krim në familje

12:44 : 28/07/2025

Fier/ Vranë kryefamiljarin dhe inskenuan vdekjen e tij, mbërrijnë në gjykatë nënë e bijë

12:38 : 28/07/2025

U hodh në det e nuk u kthye më/ Akoma asnjë shenjë jete nga 57-vjeçari portugez

12:30 : 28/07/2025

58 ish-ambasadorë të BE-së letër Brukselit: Ndërpriteni bashkëpunimin me Izraelin, njihni Palestinën

12:14 : 28/07/2025

“Partizani”/ Kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, GJKKO rrëzon Berishën e Malltezin

11:58 : 28/07/2025

Avokatët e Veliajt kërkesë SPAK-ut: 10 ditë s’na mjaftojnë për të lexuar dosjen, zgjateni afatin

11:44 : 28/07/2025

U gjet e pajetë në banesën e djegur, 52-vjeçarja në Pogradec dyshohet se është vrarë

11:42 : 28/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com