Rakipi: Ju nuk e dini kush e vrau babain por duhet të dini kush sulmoi 100 metra larg shtëpisë?
Mulosmani: Përafërsisht e di. Nuk ka lidhje me këta të dy, Hyka dhe Bashkëshkurti, aty kanë dashur të gjuajnë gurin dhe të fshihet dora. Aty duhej me çdo çmim të vritesha unë dhe Fatmiri, s’kemi pasur vetëm një pritë atë natë. Se tani pas 15 vjetësh njerëzit flasin kollaj fare dhe po I financove pak, ata flasin pak më shumë. Duhej me çdo çmim të vritesha unë me Famtirin, nuk ka qenë vetëm një pritë, kanë qenë tre, katër prita.
Rakipi: Përplasja s’ka qenë për ju por për Fatmirin?
Mulosmani: Për të dy, jo se i kanë ndarë kanë pasur informacion se ne ishim bashkë, edhe unë një ditë përpara isha bërë me vajzë dhe kanë menduar ose do dalin ose do vijnë te shtëpia, e kanë ruajtur.
Rakipi: Ju ndenjët edhe një vit në komisariat. Por ju keni ndenjur një kohë jo pak të shkurtër edhe në arrati, ka shumë legjenda rreth kësaj. Jemi popull që na pëlqejnë legjendat, ç’është jeta juaj në arrati?
Mulosmani: Në arrati nëse nuk del në pazar nuk është arrati, nëse rri në shtëpi, për fat në atë kohë u çlirua edhe Kosova kishim shumë miq, familjarë, të afërm, kam lëvizur në Kosovë, kam lëvizur në Tiranë. S’kam qenë në kërkim, unë nuk jam shkarkuar nga puna, më vunë në Peshkopi shef policie, unë nuk kam pranuar. S’kam qenë në kërkim që sa ka filluar çështja Hajdari.
Rakipi: Ti nuk ke qenë i shkarkuar si shef policie, nuk ke qenë në kërkim?
Mulosmani: Ngjarja ka ndodhur në 12 shtator, unë kam lëvizur disa herë në Tiranë s’kam pasur problem.
Rakipi: Përse shteti shpalli që t’ju arrestonte, pse ishte i detyruar ta bënte, për një kohë të gjatë nuk veproi më pas befas?
Mulosmani: I vetmi person që u akuzua direkt nga kreu i opozitës isha unë, edhe shteti kë të arrestonte, u vranë të gjithë? Më ra hisja mua, por a e kisha lejuar veten unë të rrija në Shqipëri, e kisha lejuar veten të arrestohesha nëse do të isha vrasësi? Jo, policia e 99’, forcat speciale të 2001, por edhe sot s’më kishin arrestuar. Unë kam qenë pjesë e strukturave të shtetit, unë e di si funksionojnë forcat speciale kur të vinin në Tropojë.
Rakipi: Unë prandaj ju thashë në fillim, që ka pasur një marrëveshje s’më tregove.
Mulosmani: Unë të kërkoj falje publike nëse del një dokument ose një person që thotë që ka bërë marrëveshje me mua. Unë punova një vit e ca në komisariat të Tropojës, njihja drejtues të ministrisë, djem të forcave speciale, informacionin do ta merrja nëse do ta dija që do të më arrestonin, i kisha ikur nuk bëja luftë, i kisha ikur. S’kisha ndenjur në Shqipëri në 2001, rrija në Kosovë për qef pa pasur problem me askënd. Të isha fajtor ikja menjëherë, largohesha.
Rakipi: Nuk mund të themi që nuk keni frikë nga hasmëria? Por ju keni nevojë për familjen.
Mulosmani: Familjen nuk e largova, babai nuk u largua nga mendimi se familja nuk i ka borxh dikujt, i kam unë. Nëse unë i kam, nëse njerëzit janë të bindur se i kam borxh të bëjnë punën e vet. Me familjen se kam menduar ndonjëherë për babain, ata që e njohin e dinë se ka qenë njeri i mirë, jo se është babi im, shumë kujt i është gjendur në momente të vështira, i ka ndihmuar. Nga kjo se kam menduar se babait do ti bënin keq. Për të mos rrezikuar jetën e fëmijëve.
Rakipi: Thjesht nuk doni të rrezikoni, jeni i frikësuar nga hasmëria.
Mulosmani: Nuk shitet fall me jetën e fëmijëve, as vëllezërve as të nipërve, as të mbesave, më mirë e duroj unë këto dhimbje. Duhet ta përballojë.
Rakipi: Po me Skype me këto mjetet moderne, apo nuk lejohet?
Mulosmani: Nuk lejohet, por nuk I përdor edhe vetë kam frikë shumë, përgjojnë shumë, kontrollojnë shumë.
Rakipi: Ti përpiqesh të ruhesh në këtë mënyrë?
Mulosmani: Çfarë vlere ka nëse unë bëj një telefon me fëmijët e mi kur të njëjtën bisedë e dëgjon edhe shefi i SHIK-ut, edhe drejtori i burgjeve, Ministria e Brendëshme, mos të themi që i dëgjon doktori komplet. S’ka vlerë nëse I dëgjon një I tretë bisedën me fëmijët e tu. Edhe ata janë rritur, edhe unë nuk kam si ti ndihmoj nga këtu.
Rakipi: Një miku im gazetar ka shënuar që ke frikë që mund të bëhen përpjekje që të të godasin në burg, të të eliminojnë.
Mulosmani: Të jem I sinqertë në burg prej amdinistratës, nuk kam pasur frikë asnjëherë. Është i vetmi burg në Shqipëri që kanë përgjegjësi të madhe, e shohin me përgjegjësi atë punë që kanë. As prej bashkëvuajtësve të mi, asbolutisht jo. Vetëm një rast ka pasur, kur kanë tentuar ta bëjnë mbas 21 janarit. Nëse I mban mend ato shprehjet e Berishës që kanë dashur të arrastien nga Burgu I Burrelit, të hedhin shtetin nga Burgu I Burrelit, ju desh të shpikte diçka. Në atë rast është urdhëruar Drejtoria e Burgjeve për të më transferuar nga këtu në një burg tjetër, me një makinë me grup shoqërimi prej pesë vetash. Por ka një rregull në rastin kur transferohet një I burgosur I përjtshëm, nga një burg në tjetrin. Në këtë rast duhet të njoftohet Ministri I Brendshëm, komisariatet edhe duhen tre makina shoqërimi jo një. Kanë dashur të më lëvizin me një makinë. Fati edhe përgjegjësia në Drejtorinë e Burgjeve nuk kanë pranuar, Urdhi ka shkuar nga Minsitria e Brendëshme. E di që është rrezikuar, se ma kanë thënë edhe njerëz.
Rakipi: Duket sikur vjen nga hasmëritë, ju dini gjëra.
Mulosmani: Edhe ajo është, por edhe pas 21 janarit, u krijua përshtypja sikur ne kemi dashur të hapim burgun. U krijua përshtypja sikur do të thyenim burgun dhe do të arratiseshim, s’na ka shkuar në mendje. Më kujtohet, emisioni që ka pasur Alfred Peza në një debat janë katër gazetar dhe Nishani në debat, thotë kemi pasur burgun e Burrelit. E ngacmon një gazetare që thotë kush nga burgu i Burrelit? Në fund thotë ai tropojani, Jaho Salihi. Pastaj shpërndanë edhe emrin.
(Boldnews)