• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi EKONOMI

Taksat rrisin çmimet e apartamenteve në Tiranë. Veliaj e mohon: Është arritje e investimeve të mia

19:13 : 18/08/2016
në EKONOMI, INVESTIGIME, POLITIKE

Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur në mënyrë shumë të ndjeshme, krahasuar me një vit më parë.

Përfaqësues të Shoqatës së Ndërtuese deklarojnë se për të blerë një banesë në kryeqytet duhet të paguash 14-16 përqind më shumë se në vitin 2015. Sipas tyre, ky është reagimi i tregut të pasurive të paluajtshme lidhur me taksat e shtuara të aplikuara nga Bashkia e Tiranës, të cilat hynë në fuqi në Mars 2016.

Por Kryetari i Bashkisë, Erjon Veliaj, ka një justifikim origjinal për këtë rritje të pazakontë të çmimeve të apartamenteve. Në një dalje publike, transmetuar nga televizionin Top Channel, Veliaj u shpreh se çmimi është rritur për shkak të investimeve që ka realizuar Bashkia e Tiranës në infrastrukturën e zonave urbane të kryeqytetit. Sipas tij, “…nëse vazhdojmë të bëjmë investime, vazhdojmë të vëmë asfalt, ndriçim, bëjmë parqe për të moshuarit, kënde lojërash për fëmijët dhe gjithë infrastruktura moderne, rezultati duket menjëherë tek vlera e pronës që rritet. Pra, dikush thjesht sepse ka pasur një bashki në krye të punëve, ka sot një pronë që i vlen shumë më shumë se ç’ i vlente një vit më parë. Por që kjo të mbetet e tillë, duhet t’i ruajmë investimet”.

“Boldnews.al” raporton se realiteti duket shumë më ndryshe se sa mundohet të paraqesë Veliaj me notat e optimizmit që shfaqet në publik. Në fund të Dhjetorit 2015, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi propozimin e Kryebashkiakut për të rritur nivelin e taksave. Në vendimin nr. 59, dt.30.12.2015, ndër të tjera, përcaktohet se taksa për ndërtesat për bizneset e mëdha, ku përfshihen edhe shoqëritë e ndërtimit, bëhet 440 lekë për m2, nga 280 që ishte më parë.

Kjo rritje e ndjeshme e taksës u kundërshtua si nga opozita në Këshillin Bashkiak, ashtu edhe nga Shoqata e Ndërtuesve. Këto dy grupime parashikuan se kjo rritje e ndjeshme e taksës së ndërtesës, do të rriste në mënyrë të menjëhershme çmimet e apartamenteve në Tiranë.

Lexo edhe:

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

Kundërshtimet e opozitës dhe grupeve të interest nuk u mbështetën nga shumica në Këshillin Bashkiak. Gjatë 3 tremujorëve të vitit 2016, çmimet e banesave në të gjithë territorin e Bashkisë së madhe të Tiranës kanë njohur rritje progresive. Deri në prill 2016, çmimet e apartamenteve u rritën me 4-6 përqind krahasuar me një vit më parë. Në fund të qershorit, çmimet pësuan edhe një rritje 3-4 përqind më shumë. Në fund të gushtit, rritja ka shkuar deri në 16 përqind më tepër se viti 2015.

Për çdo apartament të pashitur, ndërtuesit kanë paguar një taskë më të lartë për m2 gjatë vitit 2016. Kjo ka sjellë që çmimi që ofrohet për blerësit të jetë më i lartë se një vit më parë. Aktualisht, llogaritet se në Tiranë janë ende të pashitura rreth 30 përqind e apartamenteve të përfunduara. Duke shtuar edhe taksën e rritur të Bashkisë, tregu i pasurive të paluajtshme po vijon të jetë në një krizë të thellë.

Erjon Veliaj premtoi gjatë fushatës elektorale për zgjedhjen në krye të Bashkisë së Tiranës se do të gjente një zgjidhje të shpejtë dhe efikase për të ç’bllokuar tregun e apartamenteve në Tiranë. Në këtë sfidë të deklaruar prej tij, ai u mbështet fuqishëm nga kryeministri Edi Rama. Por, në mbyllje të vitit të parë si kryebashiak i kryeqytetit, Veliaj, jo vetëm që nuk prezantoi zgjidhje, por shtoi problematikën. Tashmë çmimet e apartamenteve janë rreth 16 përqind më të shtrenjta dhe trendi rritës pritet të vijojë edhe më tej. Megjithatë, Veliaj e ka zgjidhjen e tij, të paktën në media. Ai e konsideron rritjen e çmimeve të apartamenteve si një arritje të investimeve publike. E vërteta është shumë e thjeshtë. Ajo gjendet tek taksat e rritura, por kjo është një temë e cila nuk duhet trajtuar nga Erjon Veliaj. Për më tepër, ajo duhet mohuar sa më shumë të jetë e mundur. Dhe këtë mohim publik e arrin ta bëjë, ku më mirë, se sa në televizionin Top Channel.

Etiketa: kryesore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dosjet e Majlinda Carës “mal” në SPAK/ Hoti: Çdo ditë që kalon dhe drejtësia nuk vepron, kostoja shkon tek qytetarët

15:22 : 16/11/2024
AKTUALITET

Burimi: Dënimi i Salianjit unifikoi PD-në, 40% shqiptarëve mendojnë se nuk ka drejtësi

21:11 : 30/09/2024
AKTUALITET

Tregu dominohet nga pak operatorë/ TV kryesore shtojnë të ardhurat, të voglat thellojnë humbjet

16:48 : 06/08/2024
AKTUALITET

Emigrantë në SHBA dhe Kanada, kush janë 4 policët që ndihmonin grupet kriminale

17:48 : 17/03/2018
AKTUALITET

Nënkryetari i LSI: CIA në alarm, institucionet e luftës ndaj krimit të kapura

11:47 : 11/01/2018
AKTUALITET

Kërkesat për azil, Franca dhe Belgjika riatdhesojnë 30 persona

11:42 : 11/01/2018
Para

Meta: Jemi të hapur ndaj çdo reflektimi për përmirësimin e qeverisjes së vendit

TË GJITHA

Banorët e Lenies në Gramsh në protestë: Punimet për hidrocentralet na lanë pa rrugë dhe ujë!

22:16 : 09/05/2025

Plagosi të dashurën dhe më pas vrau veten! Viktima, stilisti i njohur shqiptar

22:15 : 09/05/2025

Dhjetëra të mitur të vrarë dhe të zhdukur në “luftën” mes fraksioneve të kartelit Sinaloa në Meksikë

22:12 : 09/05/2025

A do te udhëtojë Berisha në SHBA? LaCivita: Nuk flas në emër të DASH

22:05 : 09/05/2025

Dash Shehi paralajmëron: Kush prek votat e koalicionit ‘Djathtas për Zhvillim’, do përballet me ligjin!

22:03 : 09/05/2025

Rama/ Projekti i inceneratorit është i duhuri, por “më hëngrën dardha pas kurrizit”

21:55 : 09/05/2025

“Jam impresionuar nga entuziazmi”, LaCivita : Mendoj që sonte ishin 20 mijë persona në miting

21:55 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com