• Kontakt
Tuesday, March 28, 2023
BoldNews.al

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
Nuk ka rezultat
View All Result
BoldNews.al
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi POLITIKE

Meta: Jemi të hapur ndaj çdo reflektimi për përmirësimin e qeverisjes së vendit

19:30 : 18/08/2016
në POLITIKE
A është shëndoshur sërish Ilir Meta? (Fotolajm)

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta deklaroi se LSI është e hapur për çdo reflektim që do të mund të përmirësonte qeverisjen e vendit.

Ai tha se ndryshimet ne qeveri janë të mirëpritura nga LSI-ja, nëse do të përshpejtonin reformat.
“Si kryetar i LSI-së, ne jemi të hapur për çdo reflektim që përmirëson qeverisjen e vendit, përfshirë edhe një përfaqësim dhe një angazhim edhe më të vendosur, edhe më energjik të përfaqësuesve tanë në çdo nivel, për të përmirësuar qeverisjen, për të thelluar transparencën e saj dhe për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar” – tha Meta në një intervistë për Report TV.

I pyetur për lajmet që qarkullojnë për zëvendësimin e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri me një eksponent të LSI-së, Meta tha se këto janë trillime.
“Nuk kam asnjë dijeni për lajme të tilla. Për ne është e rëndësishme që qeverisja të vazhdojë punën e saj dhe të punojë çdo ditë për të përmirësuar qeverisjen e vendit”.

Ai gjithashtu tha se me Ramën ka marrëdhënie të mira dhe është në kontakt të vazhdueshëm më të.
“Këto zëra asnjëherë nuk do të pushojnë edhe kur takohemi drejtpërdrejtë edhe kur komunikojmë në distancë. Por unë besoj se edhe fakti që pas një angazhimi, një zhurme të madhe të gjithë politikës deri më 21 korrik, gjithë kjo qetësi kaq e madhe vështirë që të pranohet nga mediat krijuese. Kështu që gjithmonë do të ketë krijimtari, do të ketë portale dhe lajme nga më të ndryshmet. Po, jemi në një komunikim normal” -tha Meta.

Sa i takon debatit për nenin 13 të ligjit për Byronë Kombëtare të Hetimit, Meta u shpreh se në çdo rast nuk duhet të paragjykojmë për ligjet që do të miratohen nga Kuvendi, për çdo draft është në proces diskutimi dhe rivlerësimi.

Lexo edhe:

Silvio Berlusconi shtrohet në spital

Barazim me Letoninë, Shqipëria U-17 mbyll rrugëtimin e EURO 2023

“Nuk besoj se në demokraci ka institucione të pakritikueshme”- tha Meta.
Intervista e plotë e Kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta
Z. Meta, është kthyer në temë të ditës neni 13 i ligjit për Byronë Kombëtare të Hetimit dhe censurimit që i bëhet punës së medias, duke dënuar ose kriminalizuar si vepër penale ndërhyrjen në funksionet e prokurorisë së posaçme. Do të qëndrojë i tillë neni apo do të loboni që të ndryshojë?
Unë besoj në çdo rast që nuk duhet të paragjykojmë për ligjet që do të miratohen nga Kuvendi. Për çdo draft është në proces diskutimi dhe rivlerësimi. Nuk besoj se në demokraci ka institucione të pakritikueshme.
Që i bie dhe media është një institucion i kritikueshëm?
Po patjetër, sepse edhe media kritikon mediat përveçse të tjerët.
Ka një debat kohët e fundit nëpër portale, ku ju shpeshherë gjatë verës jeni kthyer në protagonistin e tyre, ku flitet për ndryshime në qeveri. A janë të vërtetë këto zëra?
Nuk kam asnjë dijeni për lajme të tilla. Për ne është e rëndësishme që qeverisja të vazhdojë punën e saj dhe të punojë çdo ditë për të përmirësuar qeverisjen e vendit.
Qeverisje me këtë format? A do të ishte vendi për një ndryshim?
Nuk besoj se jam unë personi më i përshtatshëm për t’u pyetur për këtë çështje. Por si kryetar i LSI-së, ne jemi të hapur për çdo reflektim që përmirëson qeverisjen e vendit, përfshirë edhe një përfaqësim dhe një angazhim edhe më të vendosur, edhe më energjik të përfaqësuesve tanë në çdo nivel, për të përmirësuar qeverisjen, për të thelluar transparencën e saj dhe për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Pra ju keni njerëz që mund ta përmirësojnë qeverisjen?
Unë mendoj se Shqipëria ka shumë njerëz të aftë dhe të përkushtuar.
Dje EURALIUS bëri një deklaratë për mediat duke saktësuar parimet ku nuk preket ligji i Vetting-ut në variantin aktual, ku një ndër to është dhe roli i ILDKPII dhe i DSIK për hetimin e pasurive të gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Janë ndër pikat që janë kundërshtuar fort nga opozita. A rrezikohet konsensusi mbi këtë çështje dhe si do të veprojë mazhoranca?
Natyrisht që jemi në një proces diskutimesh, vlerësimesh, rivlerësimesh edhe të hënën pritet të ketë një tjetër takim apo mbledhje të komisionit, ndërkohë që vazhdohet të punohet edhe në këto momente. Për ne është e rëndësishme që ligji i Vetting-ut të jetë një ligj që të garantojë një rol sa më të suksesshëm të ndërkombëtarëve si një garanci për standardet dhe integritetin e institucioneve të reja dhe të atyre që do të zgjidhen atje përmes edhe vetë garantimit të paanësisë të misionit ndërkombëtar.
Z. Meta një pyetje të fundit, gjatë kësaj periudhe ju keni qenë me pushime këtu brenda vendit për shkak të zhvillimeve të reformës, ashtu edhe aleati juaj qeverisës. A keni pasur kontakte gjatë kësaj verës për të hedhur poshtë edhe zërat për një përçarje që qarkullojnë prej kohës?
Këto zëra asnjëherë nuk do të pushojnë edhe kur takohemi drejtpërdrejtë edhe kur komunikojmë në distancë. Por unë besoj se edhe fakti që pas një angazhimi, një zhurme të madhe të gjithë politikës deri më 21 korrik, gjithë kjo qetësi kaq e madhe vështirë që të pranohet nga mediat krijuese. Kështu që gjithmonë do të ketë krijimtari, do të ketë portale dhe lajme nga më të ndryshmet.
Pra ju jeni takuar, keni komunikuar?
Po, jemi në një komunikim normal.

Lajme të lidhura

Silvio Berlusconi shtrohet në spital
BOTA

Silvio Berlusconi shtrohet në spital

20:19 : 28/03/2023
Barazim me Letoninë, Shqipëria U-17 mbyll rrugëtimin e EURO 2023
SPORT

Barazim me Letoninë, Shqipëria U-17 mbyll rrugëtimin e EURO 2023

20:19 : 28/03/2023
Paralajmëron Berisha: Nëse nuk votojmë për ndryshimin, do të shkojmë edhe më keq
AKTUALITET

Paralajmëron Berisha: Nëse nuk votojmë për ndryshimin, do të shkojmë edhe më keq

20:11 : 28/03/2023
Francezët nuk tërhiqen ,në rrugë kundër reformës së pensioneve
BOTA

Francezët nuk tërhiqen ,në rrugë kundër reformës së pensioneve

19:57 : 28/03/2023
Plumbat e gjuhës së Ramës mbi mediat
AKTUALITET

Plumbat e gjuhës së Ramës mbi mediat

19:56 : 28/03/2023
La boksin për të shpëtuar kombin e tij, kampioni i Evropës vritet nga ushtria ruse
BOTA

La boksin për të shpëtuar kombin e tij, kampioni i Evropës vritet nga ushtria ruse

19:55 : 28/03/2023
Para
Ja cilat janë erëzat që luftojnë kancerin

Ja cilat janë erëzat që luftojnë kancerin



TË GJITHA

Silvio Berlusconi shtrohet në spital

Silvio Berlusconi shtrohet në spital

20:19 : 28/03/2023
Barazim me Letoninë, Shqipëria U-17 mbyll rrugëtimin e EURO 2023

Barazim me Letoninë, Shqipëria U-17 mbyll rrugëtimin e EURO 2023

20:19 : 28/03/2023
Paralajmëron Berisha: Nëse nuk votojmë për ndryshimin, do të shkojmë edhe më keq

Paralajmëron Berisha: Nëse nuk votojmë për ndryshimin, do të shkojmë edhe më keq

20:11 : 28/03/2023
Francezët nuk tërhiqen ,në rrugë kundër reformës së pensioneve

Francezët nuk tërhiqen ,në rrugë kundër reformës së pensioneve

19:57 : 28/03/2023
Plumbat e gjuhës së Ramës mbi mediat

Plumbat e gjuhës së Ramës mbi mediat

19:56 : 28/03/2023
La boksin për të shpëtuar kombin e tij, kampioni i Evropës vritet nga ushtria ruse

La boksin për të shpëtuar kombin e tij, kampioni i Evropës vritet nga ushtria ruse

19:55 : 28/03/2023
Rritet konsumi i ilaçeve në Shqipëri, 1091 ton medikamente u importuan në 2 muaj

Rritet konsumi i ilaçeve në Shqipëri, 1091 ton medikamente u importuan në 2 muaj

19:46 : 28/03/2023





RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SONDAZHE
  • SPORT
    • KATAR 2022
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE

2023 Boldnews Dev By Techzero1.com