• Kontakt
Tuesday, October 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

APP mbron kompaninë “4-AM”, KLSH zbuloi abuzime në tenderin 3 mln euro

23:55 : 27/06/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Agjencia e Prokurimit Publik (APP) është treguar shumë tolerante me kompaninë ndërtuese “4-AM”, duke mos marrë asnjë masë administritive, megjithëse Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi se shoqëria private kishte deklaruar të dhëna të rreme për të fituar një tender me vlerë mbi 3 milionë euro për rikonstruksionin e disa rrugëve në Tropojë.

Në 10 Qershor 2022, APP ka vendosur të mos përjashtojë operatorin ekonomik “4-AM” nga e drejta për të fituar kontrata publike, pasi “nuk ndodhemi në kushtet e keqinformimit për qëllime kualifikimi”.

Qëndrimi i Agjencisë së Prokurimit Publik është tërësisht i kundërt me gjetjet e auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Tenderi dhe shkeljet

Lexo edhe:

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

Në Shtator të vitit 2020, Bashkia e Tropojës, e drejtuar nga Rexhë Byberi, shpalli tenderin “Rikonstruksion i 5 segmenteve rrugore fshati Gri, Bujan, Cërrnicë”, me fond limit 343,905,073 lekë të reja ose mbi 3 milionë euro.

Në tender marrin pjesë dy konkurentë, njëri prej të cilëve u skualifikua pasi kishte paraqitur ofertë zero lekë, duke krijuar dyshimet se është përfshirë fiktivisht në garë.

Tenderi fitohet nga bashkimi i operatorëve “4-AM”, “Florida” dhe “Vllaznimi”, me ofertë 340. 421.901 lekë të reja ose sa rreth 99 përqind e fondit limit.

Për këtë tender janë ngritur më herët dyshime publike, pasi pronari i një prej kompanive fituese është i afërm i kryebashkiakut të Tropojës.

Kjo procedurë, si edhe disa të tjera të zhvilluara nga Bashkia e Tropojës, ishin pjesë e një auditi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të përfunduar vitin e kaluar.

Shkelje dhe kallëzime

KLSH zbuloi shkelje të shumta në tenderin mbi 3 milionë euro dhe, në nëntor të vitit 2021, kallëzoi penalisht në SPAK kryebashkiakun e Tropojës, si edhe 8 zyrtarë të tjerë të institucionit në Prokurorinë e Tropojës.

Në njoftimin mediatik, KLSH theksonte se “janë konstatuar veprime apo mosveprime..për procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion i pesë segmenteve rrugore fshati Gri, Bujan, Cërrnicë…”.

Në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilin e ka konsultuar “Boldnews.al”, evidentohen edhe shkelje nga ana e shoqërisë “4-AM”, e cila rezulton pjesë e bashkimit të operatorëve fitues.

“Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) nuk e ka konstatuar faktin se ky Operator Ekonomik (4-AM) ka paraqitur deklarim të rremë në këtë procedurë prokurimi. Mosveprimi i KVO për paraqitjen e deklarimit të rremë, nga ana e OE “4-AM” shpk, është në papajtueshmëri me ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, neni 47, “S`kualifikimi i ofertuesve”, në të cilin kërkohet sa vijon: “AK s`kualifikon çdo kandidat ose ofertues, që paraqet të dhëna të rreme, për qëllime kualifikimi, në çdo kohë, deri në fazën e shpalljes së kontratës fituese. AK për çdo s`kualifikim raporton APP, për qëllimet e parashikuara në nenin 13, pika 3 e këtij ligji”, thuhet në raportin e Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Në foto: KLSH konstatoi shkelje në dokumentacionin e kompanisë “4-AM” shpk

Pra, duket qartë që KLSH ka konstatuar shkelje nga ana e kompanisë private dhe ia ka përcjellë rastin Agjencisë së Prokurimit Publik, si institucioni përgjegjës për marrjen e masave ndaj shoqërive tenderuese.

APP “fal” kompaninë

Agjencia e Prokurimit Publik, megjithëse e ka pasur materialin e gatshëm nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka arritur në një konkluzion tërësisht të ndryshëm.

Në vendimin e datës 10 qershor 2022, APP shkruan se “në përfundim të procedimit administrativ, u arrit në konkluzion se nuk ndodheshim në kushtet e keqinformimit për qëllime kualifikimi”.

Në foto: Vendimi i Agjencisë së Prokurimit Publik për mospërjashtimin e kompanisë “4-AM” nga tenderat publikë

Për këtë arsye, APP “ka vendosur të mos përjashtojë kompaninë ‘4-AM’ nga e drejta për të fituar kontrata publike”.

Bazuar në të dhënat zyrtare, shoqëria “4-AM” është një prej përfitueseve kryesore të tenderave në kuadër të Rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, si edhe kontratave të tjera publike me institucionet shtetërore.

Etiketa: 4-AMklshtender

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Depozitimi i mbetjeve/ PD: Bashkia Durrës i jep 6.2 mln euro kompanisë nën sekuestro nga SPAK

11:15 : 25/10/2025
AKTUALITET

PS “blen” kryetarin e PD-së Kuçovë, Juliana Memaj i jep 220 mln lekë pa garë Nerian Pashos

11:54 : 24/10/2025
AKTUALITET

Motra drejtonte Tatimet, vëllai “qethte” tenderat! Dritëhijet e ish-drejtoreshës së komanduar, Elidjana Çelaj

21:25 : 23/10/2025
AKTUALITET

Skandal në Bashkinë e Krujës! Bushi i jep çdo vit tenderat e pastrimit kompanisë së trafikantëve të drogës (DOKUMENTET)

22:18 : 20/10/2025
AKTUALITET

PD: Kandidati i PS-së në Cërrik ka marrë tendera nga Bashkia përmes kompanisë së vajzës së tij

10:53 : 18/10/2025
AKTUALITET

Si Arlinda Pogaj e OBP skualifikoi 13 kompani për t’i dhënë tenderin “Inerti shpk”/ Lidhjet me Veliajn

10:39 : 16/10/2025
Para

Dritan Agolli i FSHZH-së, 12 mln euro për të "mbushur gropat" e Benet Becit

TË GJITHA

FOTO/ Ky është kuzhinieri që u vra nga picieri në Tiranë, kolegu e goditi 3 herë me thikë

18:53 : 28/10/2025

Rama kritikon Europën nga Riadi: S’ka një plan paqeje, i duhet dush përulësie

18:38 : 28/10/2025

Detajet nga krimi në Berat/ Shkak u bë një foto, vrasja ndodhi në sy të fëmijëve të viktimës

18:29 : 28/10/2025

“Më b#llizonte!”/ Sherri mes picierit dhe kuzhinierit në “Komunën e Parisit” përfundon në vr@sje

18:20 : 28/10/2025

Tabaku: Integrimi europian kërkon reforma, jo propagandë

18:18 : 28/10/2025

EMRAT/ Aksident në Vlorë, makina përplas dy këmbësore në vijat e bardha

18:13 : 28/10/2025

I riu vrau babain në Durrës, fqinjët: Sapo është kthyer nga jashtë, e ëma…

17:52 : 28/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com