• Kontakt
Monday, May 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPK “godet” sërish Etleda Çiftjan. Përjashtohet nga Vetingu i gjyqtarit Altin Abdiu

13:30 : 23/06/2022
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Komisionerja e Vetingut, Etleda Çiftja, e marrë e pandehur nga Prokuroria e Posaçme për probleme me pasurinë, po braktiset përditë nga kolegët e saj, ndërkohë që ajo vijon të qëndrojë në detyrë.

“Boldnews.al” raportoi më herët se Çiftja u përjashtua nga procesi i rivlerësimit të gjyqtarit të Shkodrës, Andri Ymeri, pasi ky i fundit vlerësoi se komisionerja ishte në papajtueshmëri me funksionin, për shkak se është marrë e pandehur për vepra penale që lidhen me pasurinë.

Një kërkesë të ngjashme dorëzoi edhe gjyqtari i Tiranës, Altin Abdiu.

Në 14 qershor 2022, gjyqtari Abdiu u paraqit në seancë dëgjimore para trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), të përbërë nga Roland Ilia kryesues, relatore Pamela Qirko dhe anëtare Etleda Çiftja.

Lexo edhe:

Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Dumani “përplaset” me Manjën: Mbingarkesë burokratike

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Astrit Halilaj

Në foto: Njoftimi i KPK, dt. 14 qershor 2022, pasi subjekti Altin Abdiu kërkoi përjashtimin e komisioneres Etleda Çiftja

Seanca u ndërpre, pasi subjekti kërkoi përjashtimin e komisioneres Çiftja. Kërkesa e gjyqtarit u pranua nga një panel tjetër, i shortuar për këtë rast, i përbërë nga komisionerët Genta Bungo (Tafa), Olsi Komici dhe Brunilda Bekteshi.

Në njoftimin për seancën e radhës për gjyqtarin Abdiu, e cila pritet të zhvillohet në 24 Qershor, KPK ka zëvendësuar Etleda Çiftjan me komisioneren Suela Zhegu.

Në foto: Njoftimi i KPK-së për seancën e radhës së subjektit Abdiu, ku Etleda Çiftja është zëvendsësuar nga komisionerja Suela Zhegu

“Të përjashtohet Etleda Çiftja”

Gjyqtari Altin Abdiu kërkoi, nëpërmjet avokates së tij, Antoneta Sevdari, përjashtimin e komisioneres Etleda Çiftja, pasi ajo nuk mund të ushtrojë kontrollin e pasurisë së subjektit, kur vetë është marrë në cilësinë e të pandehurës nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) për probleme me pasurinë e saj.

“Komisionerja (Etleda Çiftja) nuk mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën, pasi është nën hetim, dhe nuk mund të garantohet pavarësia dhe paanësia e Saj”, thuhet në kërkesën e gjyqtarit Abdiu.

Më tej, gjyqtari vijon: “Fakti që znj. Çiftja është marrë e pandehur për shkak të deklarimit të rremë të pasurisë, vlerësoj se përbën të dhënë të mjaftueshme për ta konsideruar “Sjelljes së papërshtatshme në përmbushjen e detyrimeve, në marrëdhëniet dhe në komunikimin me institucionet shtetërore dhe funksionarët e tyre, si dhe raste të tjera me sjellje të papërshtatshme të pajustifikuar”.

Në foto: Kërkesa e gjyqtarit Altin Abdiu për përjashtimin e Komisioneres së KPK, Etleda Çiftja

Pas dorëzimit të kërkesës së gjyqtarit, një panel i shortuar për këtë rast, vendosi pranimin e kërkesës dhe përjashtimin e komisioneres Etleda Çiftja nga procesi i rivlerësimit të gjyqtarit Altin Abdiu.

“Boldnews.al” nuk ka siguruar ende argumentat e përdorur në vendimin e përjashtimit të Komisioneres.

Megjithatë, në një situatë tërësisht të ngjashme, bazuar në kërkesën e mëparshme të gjyqtarit të Shkodrës, Andri Ymeri, KPK konstatonte se “në kushtet kur komisionerja është marrë si e pandehur nga një organ i drejtësisë së re, mund të perceptohet nga publiku si e papërshtatshme për të kryer procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve”.

Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja, është marrë e pandehur në 24 Maj 2022 nga Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK), për akuzat e “falsifikimit të dokumentave” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”.

Prej më shumë se një muaji, asnjë nga institucionet përgjegjëse, përfshirë KPK-në, Kolegji e Posaçëm të Apelimit apo Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, nuk kanë ndërmarrë masat për pezullimin e saj nga detyra.

Etiketa: Etleda Çiftjakpkveting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Strukturë e re për kontrollin e SPAK, Dumani “përplaset” me Manjën: Mbingarkesë burokratike

13:00 : 19/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit Astrit Halilaj

12:17 : 14/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Alfred Sali

14:09 : 08/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi konfirmimin e prokurorit Hysni Mulaj

10:10 : 06/05/2025
AKTUALITET

SPAK kërkon shkarkimin e gjyqtares Ardiana Bera

09:55 : 06/05/2025
AKTUALITET

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Mustafa Turku

16:18 : 30/04/2025
Para

DPSHTRR me “dorë të hekurt” ndaj atyre që humbin patentën për shkak të shkeljeve

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Kërkoi video të numërimit në KQZ, Kalaja: Kam dyshime, do shkoj në Prokurori

21:20 : 19/05/2025

250 euro nata për klientët virtualë, zbulohet prostitucioni online

21:19 : 19/05/2025

Kokë bullgari, inat shqiptari

21:14 : 19/05/2025

Mbyllet numërimi në Tiranë/ Xhaçkë “strategjikja” merr mandatin, digjen 3 burra për shkak kuotash

21:08 : 19/05/2025

Conceicao shpjegon situatën e Milanit: Detajet janë kundër nesh, na kanë prishur sezonin

21:07 : 19/05/2025

“Anija mëmë” e re kineze pritet të niset për fluturimin e parë provë

21:07 : 19/05/2025

Spitali i Tropojës pa mjekë/ Qytetarët denoncojnë: Shkojmë në Gjakovë për shërbimet bazë

20:53 : 19/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com