• Kontakt
Thursday, October 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Të ardhurat nga të vetëpunësuarit deri 14 mln lekë në vit do të tatohen 15%

Ja sa do të tatohen ato mbi 14 mln

23:38 : 16/06/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE, POLITIKE

Ministria e Financave dhe Ekonomisë publikoi për konsultim publik projektligjin “Për tatimin mbi të ardhurat”.

Drafti i Financave parashikon që nga 1 janari 2023 të ardhurat nga biznesi për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit, përfshirë edhe profesionet e lira, do të tatohen 15% për qarkullim vjetor deri në 14 milionë lekë.

Ndërsa për subjektet me xhiro mbi 14 milionë lekë norma e tatimit do të jetë 23%. Aktualisht tatim fitimi për personat fizikë tregtarë me xhiro mbi 14 milionë lekë është 15%. Ndryshimet njehsojnë normën e taksimit të personave fizikë tregtare (biznes i vogël për shembull) me subjektet e mëdha që taksohen 23% (15% është tatim fitimi + 8% norma e dividentit ).

Para publikimit zyrtar të draftit nga Ministria e Financave dhe ekonomisë është rishikuar 3 herë. Në draftin fillestar tatimi për të ardhurat e të vetëpunësuarve dhe personave fizikë do të ishte 23% i përshkallëzuar siç janë tatimi nga të ardhurat e punësimit. Më pas, ndryshe nga drafti fillestar u përcaktua tatim fiks 15%, për të ardhurat deri në 10 milionë lekë në vit.

Projektligji përcakton se individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit do të tatohen mbi të ardhurat nga biznesi, pasi tu njihen shpenzimet nga 30% deri në 90%, sipas llojit të biznesit.

Lexo edhe:

Shoqëritë e sigurimit rrisin të ardhurat, por dëmet e paguara u ulën

Nisin bisedimet tregtare SHBA-Kinë në Madrid

Nëse qarkullimi i individit tregtar ose të vetëpunësuar nuk i kalon 10 milionë lekë në vit, ai ka të drejtë që nga të ardhurat e biznesit, të zbresë shpenzimet e supozuara në një shumë të vetme si më poshtë, pa mbajtur regjistrime në kontabilitet, si: 60 % të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese; 90 % të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me shumicë; 70 % të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individual; 60 % të të ardhurave për veprimtaritë bare, restorante, disko etj, të kësaj natyre; 50 % të të ardhurave për veprimtaritë e shërbimeve, veprimtarite artizanale dhe atyre zejtare; 30 % të të ardhurave për individët e vetëpunësuar. Zbritja e shpenzimeve fikse e përcaktuar në përqindje sipas llojit të bizneseve nuk do të zbatohet për subjektet me xhiro mbi 10 milionë lekë.

Projektligji rrit ngarkesën fiskale edhe për të ardhurat nga punësimi. Aktualisht të ardhurat vjetore nga punësimi mbi 2,4 milionë lekë ( apo rrogat 200,000 lekë/muaj) tatohen 23%. 1 vit më parë u miratua ndryshimi i pragut për pagat e larta, ku taksimi 23% që niste nga të ardhurat vjetore mbi 1,8 milionë (150,000 lekë në muaj) u rrit në të ardhurat vjetore mbi 2,4 milionë lekë (apo mbi 200,000 lekë/muaj)

Në draftin e ri norma tatimore 13% do të jetë për të ardhurat vjetore deri në 2,040,000 (apo në 170 mijë lekë në muaj) ndërsa norma tatimore 23% do të zbatohet për të ardhurat vjetore nga punësimi mbi 2,040,000 lekë ( apo për rrogat mbi 170,000 lekë në muaj)./D.Azo

Neni 14

Regjimi i veçantë për individët tregtarë dhe të vetëpunësuar

1.Nëse qarkullimi i individit tregtar ose të vetëpunësuar nuk i kalon 10,000,000 Lekë në vit, ai ka të drejtë që nga të ardhurat e biznesit, të zbresë shpenzimet e supozuara në një shumë të vetme si më poshtë, pa mbajtur regjistrime në kontabilitet.

-60 % të të ardhurave për veprimtaritë prodhuese;

-90 % të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me shumicë;

-70 % të të ardhurave për veprimtaritë e tregtimit me pakicë të mallrave dhe transportit individual;

-60 % të të ardhurave për veprimtaritë bare, restorante, disko etj, të kësaj natyre;

-50 % të të ardhurave për veprimtaritë e shërbimeve, veprimtarite artizanale dhe atyre zejtare;

-30 % të të ardhurave për individët e vetëpunësuar.

Aktivitetet sipas këtij paragrafi, përcaktohen me Vendim të Këshillit të Ministrave, bazuar në Kodin e Veprimtarive Ekonomike.

2.Tatimpaguesi i cili ka zbritur shpenzimet në një shumë të vetme sipas paragrafëve të mësipërm, nuk i lejohet të kërkojë zbritje apo kompensim tjetër përveç kompensimit personal sipas Nenit 22 “Zbritjet nga Baza Tatimore” të këtij ligji.

Neni 24

Norma tatimore

1.Të ardhurat bruto nga punësimi tatohen me normat e mëposhtme:

Baza tatimore vjetore Norma tatimor

0 – 2,040,000 13%

Mbi 2,040,000 23%

2.Të ardhurat neto (fitimi) nga biznesi për individët tregtarë dhe të vetëpunësuarit tatohen me normat e mëposhtme:

Baza tatimore vjetore Norma tatimore

0 – 14,000,000 15%

Mbi 14,000,000 23%

3.Të ardhurat nga investimi tatohen me normat e mëposhtme:

a.Të ardhurat nga dividentët 8%.

b.Çdo zë tjetër i të ardhurave nga investimi 15%.

4.Përveçse kur parashikohet ndryshe në këtë ligj, asnjë kosto nuk zbritet kundrejt të ardhurave nga investimi.

/Monitor/

Etiketa: Tatimete ardhuratregtare

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shoqëritë e sigurimit rrisin të ardhurat, por dëmet e paguara u ulën

19:36 : 27/09/2025
BOTA

Nisin bisedimet tregtare SHBA-Kinë në Madrid

19:46 : 14/09/2025
AKTUALITET

Blerja e shtëpisë së parë në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më e paarritshme për qytetarët

19:27 : 05/08/2025
AKTUALITET

Betonizimi/ Bashkitë arkëtojnë 47 milionë euro nga taksa e ndërtesës

16:51 : 27/07/2025
AKTUALITET

Malli i blerë nga fshatari pa kupon/ Tatimet, gjoba deri në 2 mln lekë ndaj tregtarëve në Korçë

13:15 : 22/07/2025
AKTUALITET

Emigracioni sjell 2 mijë euro në vit për çdo familje shqiptare, 1/4 e tyre nuk ka me se jeton

09:15 : 28/06/2025
Para

Si ka ndryshuar ekonomia e Tiranës në 5 vite, ulen aktivitetet financiare

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 10 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 09/10/2025

Bushati: Vrasësi i gjyqtarit nuk është ai që u burgos, por janë Donald Lu dhe Vlahutin

22:56 : 09/10/2025

Kandidat për Tiranën, Florjan Binaj: Mora një vendim aspak të lehtë, opozita e la sheshin e valles bosh

22:49 : 09/10/2025

“Lubonja: Ajo që bëri Begaj, çështje servilizmi! Të priste vendimin e Kushtetueses

22:37 : 09/10/2025

“Nuk kam folur kurrë me Berishën dhe s’do dalë me mua në fushatë”/ Binaj: Nuk përfaqësoj opozitën, por qytetarët

22:26 : 09/10/2025

Kushtetuesja pezulloi zgjedhjet, Bushati: Nxorrën pak këmbën nga rrethi, pezulluan çmendurinë e Begajt

22:10 : 09/10/2025

Jordan Daci: Në Tiranë nuk ka zgjedhje më 9 Nëntor, Begaj duhet të nxjerrë dekret të ri

22:03 : 09/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com