• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Dumani vetëm maja e ajsbergut”, Lala: Kush janë bandat e fuqishme

21:43 : 16/06/2022
në AKTUALITET, KRONIKE

Gazetarja Klodiana Lala, ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka bërë një përmbledhje të ngjarjeve më të rënda kriminale të kohëve të fundit, atentate dhe vrasje. Lala shpjegoi gjithashtu, se cilat janë bandat kryesore që operojnë në Shqipëri.

Pjesë nga biseda në studio:

Klodiana Lala: Ngjarja më e fundit është atentati mafioz i Aleksandër Sadikaj. Një personazh edhe i panjohur për policinë, kishte qenë emigrant në Greqi. Në automjetin e tij është përdorur rreth gjysmë kg tritol. Është e rëndë sepse ka ndodhur në një rrethrrotullim që ka qarkullim shumë të madh dhe ngjarja ka krijuar shumë panik dhe pasiguri. Krimi është bërë shumë radikalë, shumë i ashpër. Ata që e kanë ekzekutuar kanë treguar shumë mllef dhe kanë përçuar mesazh. Është krijuar një klimë terrori te qytetarët.

Një ngjarje tjetër që duhet ndarë ka qenë atentati me eksploziv ndaj Preng Gjinit, afro një vit e gjysmë më parë. Ai arriti të mbijetojë. Ishte përplasje mes dy fiseve, Gjini dhe Reçi.

Një tjetër ngjarje, që ka patur përgatitje shumë të madhe, Mond Cekiçi. Nga mënyra si është ekzekutuar.

Lexo edhe:

Banda e Call-Centerave do lirinë në Apel. Kapen 238 telefona e 443 kompjutera. Çohen për ekspertim në polici

500 mijë euro nga Dubai për eliminimin e “Sakatit” dhe “Qorrit”, bandat e Vlorës në luftë edhe për kumarin?

Kemi disa qytete problematike, Tirana mban vendin e parë sepse ndërthur shumë interesa. Elbasani ka patur kohët e fundit një seri ngjarjesh.

Durrësi ka një kriminalitet të shtuar. Ka patur atentate mafioze. Më i fundit ishte vrasje e një personazhi me nofkën Maneci. Është mbyllur goja e një prej njerëzve që mund të jepte të dhëna për shumë ngjarje, që nga vrasja e Skerdilajd Konomit.

Një tjetër ngjarje, atentati me snajper ndaj Ardian Capjes. Ai ishte në kulmin e luftës politike, pati atentat në distancë.

Kemi edhe atentatet në Nikël. Kemi patur Mariglen Hakën. Është qëlluar me 100 plumba. Mbijetoi dhe për fat të keq u vra halla e tij, Shpresa Basha, një viktimë totalisht kolaterale. I mbijetoi një atentati të dytë pak ditë më parë në Nikël.

Në Fier, është Demir Backa. E kam konsideruar vrasjen e tij, si një çekuilibrim të botës së krimit.

Rasti i fundit, Bardhok Pllanaj. Mbështeste politikën, një kandidat të LSI. Kishte qenë ekuilibrues mes grupeve në Shkodër. Vrasja e tij ka hapur një kalvar hakmarrjesh. Mendohet se të gjithë zanafillën e ka në Nikël.

Ylli Rakipi: Cilat janë bandat që e zotërojnë Shqipërinë? Ku operojnë ato? A ka bashkëpunim të krimit me shtetin?

Klodiana Lala: Kemi në Elbasan disa grupe tradicionale. Grupi Capja i njohur historikisht. Kundërshtarët e tij, grupi ku merr pjesë edhe Suel Çela.

Në Elbasan kohët e fundit, dolën në pah dy grupe të reja. Grupi Alibej që ka qenë shumë radikalë dhe grupi Copja, me bazë në Dubai, kundërshtarët e tyre.

Në Tiranë, janë aq të ndërthurur, janë me palë politike. Për shumë grupe, jam në pamundësi për të folur. Kam të dhëna që operojnë, por nuk ka dokument zyrtar që të më mbrojë ligjërisht.

Me cfarë kam parë, janë 3-4 personazhe të botës së krimi edhe brenda burgjeve, që po shtrijnë influencën në tendera dhe koncesione.

Në Durrës kemi patur grupin e Lulzim Berishës, të Plarent Dervishës, grupi i atij që njihet si Rrumi.

Kemi grupin Avdylaj me ndikim politik, shitblerje votash.

Po të shkojmë në Nikël, Kemi Durim Bamin, më herët Enver Stafukën, Mariglen Hakën.

Vlora, ata që janë krerët e grupeve nuk rrinë në Vlorë, por në Spanjë dhe në Amerikën Latine.

Ylli Rakipi: Cfarë na treguan rrëfimet e Nuredin Dumanit?

Klodiana Lala: Dumani na dëshmoi se nëse më përpara një grup kriminal kishte një krah të djathtë të armatosur, Dumani na tregoi se grupe kriminale kishin pajtuar një skuadër vrasësish dhe e kalonin sat ek njëri dhe tjetri.

Na tregoi gjithashtu që bënin vrasje dhe shkatërronin makinat në servise.

Na tregoi që për të eleminuar kundërshtarët, Martinaj përshembull, për vrasjen e Indrit Doklen, i kishte dhënë Dumanit 500 mijë euro.

Nuredin Dumani është vetëm maja e ajsbergut.

Ka shumë emra, shumë personazhe.

Etiketa: bandaDumanilala

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Banda e Call-Centerave do lirinë në Apel. Kapen 238 telefona e 443 kompjutera. Çohen për ekspertim në polici

14:32 : 06/05/2026
AKTUALITET

500 mijë euro nga Dubai për eliminimin e “Sakatit” dhe “Qorrit”, bandat e Vlorës në luftë edhe për kumarin?

21:54 : 25/03/2026
AKTUALITET

Goditet banda e ‘skifterëve’ në Itali, arrestohet një shqiptar, sekuestrohen armë dhe sende me vlerë

16:39 : 21/03/2026
AKTUALITET

Goditet banda e ‘skifterëve’ shqiptarë, 4 të arrestuar, sekuestrohen 1 mln euro mall i vjedhur dhe armë

20:49 : 06/02/2026
AKTUALITET

Dosja e “Rrajave”/ Kronika e një pandëshkueshmërie të ndërtuar mes politikës, dhunës dhe narkotrafikut

21:12 : 01/02/2026
AKTUALITET

Shehaj: AKSHI në duart e bandave, kanë ndërhyrë në Kadastër dhe kanë ndryshuar pronarët!

18:00 : 28/12/2025
Para

Ukrainë: Të paktën tre civilë u vranë në sulmin ajror në qytetin Lisichansk

TË GJITHA

Tirana ‘mbytet’ nga betoni, ‘zhduken’ këndet e lojërave për fëmijë

16:57 : 04/06/2026

Vrasja e policit/ Hita: S’kisha dijeni për aksionin! Po analizohet pse s’u kërkua RENEA

16:46 : 04/06/2026

Siguroi kushtet për vrasjen e ‘Qorrit’ dhe ‘Sakatit’, 7 vite burg për Erio Zejnon

16:37 : 04/06/2026

Protesta masive në Tiranë tërheq vëmendjen ndërkombëtare, lajmi më i lexuar në “The Guardian”

16:27 : 04/06/2026

Bardhi u tregon socialistëve vilën e Ballukut: Mbrojtët korrupsionin me forcën e kartonit!

16:26 : 04/06/2026

Vrasja e efektivit në Maliq/ Eksperti: Mangësi serioze në planifikimin e operacionit të Policisë

16:09 : 04/06/2026

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi…

16:01 : 04/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet Fenerbahçedeneme bonusu veren sitelermatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom