• Kontakt
Wednesday, October 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria kërkon të blejë mbrapsht 4 mld lekë instrumente të borxhit të brendshëm

Suficiti i lartë

23:16 : 15/06/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Suficiti buxhetor i krijuar gjatë pjesës së parë të këtij viti mund të shftytëzohet pjesërisht për uljen e borxhit publik.

Qeveria ka planifikuar të ulë borxhin gjatë tremujorit të tretë të vitit, duke realizuar ankande për blerje mbrapsht (buyback) të instrumenteve të emetuara në tregun e brendshëm.

Për këtë qëllim, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka planifikuar dy ankande për buyback, përkatësisht në muajt korrik dhe shtator, në të cilat do të synohet të blihen mbrapsht gjithsej 4 miliardë Lekë tituj të borxhit të brendshëm që mbahen nga investitorët.

Ankandet e llojit buyback janë aplikuar nga Ministria e Financave edhe në të shkuarën, sidomos në periudhat pas emetimit të Eurobondeve. Kjo ka qenë pjesë e një procesi të zëvendësimit të një pjese të borxhit të brendshëm me borxh të jashtëm dhe çlirimit të më shumë likuiditeteve të lira në tregun e brendshëm financiar.

Ky proces në parim synon të çlirojë më shumë fonde të lira për kreditimin e sektorit privat, por sidomos të ndikojë në uljen e yield-eve të instrumenteve të qeverisë për emetimet e reja. Duke shtuar likuiditetin e lirë në treg, qeveria synon të krijojë më shumë konkurrencë mes investitrorëve për blerjen e titujve të borxhit qeveritar, çka ndikon përgjithësisht në një ulje të yield-eve të kërkuara prej tyre.

Lexo edhe:

Qeveria jep 31 mln euro për Albcontrol për të mbuluar gropën e madhe financiare nga gjoba Becchetti

Buxheti në suficit të “padëshiruar” për të tretin vit radhazi, pasojat

Në të shkuarën, ankandet e buyback nuk kanë rezultuar shumë të suksesshme. Investitorët dhe kryesisht bankat, që janë blerësit kryesor të instrumenteve të borxhit të brnedshëm, nuk kanë shprehur shumë interes për t’i shitur titujt para afatit. Kjo ndodh sepse përgjithësisht sektori bankar është mjaft likuid, ndërkohë që edhe alternativat e tjera të investimit financiar në tregun e brendshëm janë të pakta.

Megjithatë, në situatën aktuale, ankandet e buyback, në teori, mund të kenë më shumë interes, për shkak të rritjes së ndjeshme të yield-eve gjatë muajve të fundit. Investitorët mund të jenë të interesuar të shesin titujt e portofolit që kanë yield-e më të ulëta për t’i investuar paratë në insturmente të reja, që ofrojnë kthime më të larta.

Organizimi i ankandeve të buyback është një tregues se qeveria po mendon të shfrytëzojë një pjesë të suficitit buxhetor të krijuar këtë vit me qëllim uljen e borxhit.

Sipas shifrave paraprake të Ministrisë së Financave, për 5-mujorin janar-maj, buxhetit i shtetit ka arkëtuar të ardhura totale në vlerën e 233 miliardë Lekëve, 7.2% më shumë në raport me planin e të ardhurave dhe 21.8% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Qeveria shqiptare ka arkëtuar rreth 15 miliardë Lekë më shumë se parashikimet, kryesisht për shkak të efektit të rritjes së çmimeve të importit në të ardhurat prej tatimeve indirekte. Paralelisht, shpenzimet buxhetore kanë rezultuar më të ulëta se planifikimi, me 9.5% më pak. Kjo situatë ka krijuar një suficit buxhetor në vlerën e pothuajse 20 miliardë Lekëve, qmdërkohë që sipasprojektbuxhetit në fund të 5-mujorit ishte parashikuar një deficit në masën e 17.8 miliardë lekëve.

Deri tani, rritja e fortë e çmimeve të konsumit po sjell efekte pozitive në buxhetin e shtetit, duke rritur ndjeshëm të ardhurat. Megjithë kërkesat në rritje nga opozita dhe opinion public për të përdorur një pjesë të suficitit për të zbutur efektet e krizës së çmimeve për popullsinë, deri tani qeveria ka refuzuar të miratojë lehtësi të reja fiskale, qoftë në formën e uljeve të taksave apo rritjes së mbështetjes.

Qeveria argumenton se i ka zbutur pasojat e rritjes së çmimeve duke subvencionuar çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët e vegjël, si edhe përmes një pakete modeste fiskale, që parashikonte rritjen e pragut të pagës mujore të përjashtuar nga tatimi mbi të ardhurat dhe ofrimit të një subvencioni mujor për një pjesë të pensionistëve dhe përfituesve nga skemat e tjera të përkrahjes sociale.

Përballë rritjes në nivelet më të larta historike të çmimeve të karburantit, disa shtete kanë aplikuar ulje të përkohshme të akcizës dhe taksave të tjera të karburantit, si edhe kanë aplikuar skema direkte të subencionimit për familjet, me qëllim zbutjen e efekteve të inflacionit të lartë. /Monitor/

Etiketa: borxhiqeveriasuficit

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria jep 31 mln euro për Albcontrol për të mbuluar gropën e madhe financiare nga gjoba Becchetti

16:58 : 22/10/2025
AKTUALITET

Buxheti në suficit të “padëshiruar” për të tretin vit radhazi, pasojat

12:51 : 21/10/2025
AKTUALITET

Tragjedia në Maliq me dy viktima, Ivi Kaso: Shteti kujtohet vetëm kur ndodh fatkeqësia

19:58 : 19/10/2025
AKTUALITET

“Topin nuk ka kush ta gjuajë”

13:46 : 18/10/2025
AKTUALITET

OLAF: Fondet e IPARD mbeten të ngrira, qeveria të marrë masa konkrete

08:19 : 18/10/2025
AKTUALITET

Urdhri i ri i mjekut/ Kushtetuesja: Drejtori i spitalit nuk mund të vendosë për dypunësimin e mjekëve

20:05 : 17/10/2025
Para

Mustafaj: Rama delirant, e trajton Kurtin si zëvendës të tij

TË GJITHA

Starmer: Do t’i mbyllim rrugët e Ballkanit për emigrantët e paligjshëm

19:13 : 22/10/2025

EMRAT/ Arrestohen në Angli dy shqiptarë të shpallur në kërkim për drogë

19:03 : 22/10/2025

Revista franceze artikull për festën e Princit Leka me Blerta Celibashin: Fejesa në Parajsë

18:49 : 22/10/2025

Task Forca për ujërat e ndotura që nisi me bujë dhe përfundoi në heshtje

18:30 : 22/10/2025

Ndjekësi e quan ‘të dështuar’, G-Bani nuk e fal! Ja si përgjigjet reperi

18:20 : 22/10/2025

Pas Luvrit, tjetër grabitje në Francë: Zhduken mijëra monedha nga muzeu Diderot

18:14 : 22/10/2025

Virozat e stinës, shurupi i përgatitur në kushte shtëpie që largon kollën

18:12 : 22/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com