• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Korrupsioni dhe prokurimet pa transparencë, ja shqetësimet e biznesit gjerman

19:33 : 15/06/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Numri i bizneseve që e konsiderojnë situatën ekonomike “keq” ka rënë këtë vit në krahasim me vitin e pandemisë, por optimizmi nuk është rikthyer, vëren një vrojtim i Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë me anëtarët e vet ndërsa korrupsioni, mungesa e transparencës në prokurimet publike dhe siguria ligjore janë problemet më të mëdha.

Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë Peter Zingraf nuk e fshehu dot pesimizmin në lidhje me situatën e korrupsionit dhe mungesës së transparencës në prokurimet publike në Shqipëri, gjatë prezantimit të rezultateve të një sondazhi mbi gjendjen ekonomike të Shqipërisë, të kryer nga Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë me anëtarët e vet, një sondazh që raportoi një përmirësim të dukshëm të vlerësimit të situatës ekonomike në krahasim me dy vitet e fundit, vitet e pandemisë.

“Është frustrues problemi i korrupsionit, të cilin e kam dëgjuar që kur kam ardhur [në Shqipëri]”, tha Zingraff para gazetarëve të mërkurën.

Në sondazh, kompanitë pjesëmarrëse pyeten se si i vlerësojnë problematikat në 20 fusha të ndryshme, nga produktiviteti dhe cilësia e punonjësve (gjermanët kanë vlerësim të lartë për punonjësit shqiptarë në këtë drejtim) te administrata publike, stabiliteti politik apo korrupsioni. Nuk ishte surprizë fakti që, në vlerësimin nga 1 në 6, ku 1 është “shumë mirë” dhe 6 është “shumë keq”, opinioni më negativ iu rezervua fushave “lufta kundër korrupsionit dhe kriminalitetit”, “transparenca e tenderëve publikë” dhe “siguria ligjore”. E vërtetë, bizneset vërejnë një përmirësim në këto fusha këtë vit, në krahasim me vitin e kaluar ku lufta kundër korrupsionit vlerësohet me “përmirësim mesatar” ndërsa transparenca e tenderëve “me përmirësim të lehtë”.

Rezultatet e vrojtimit të këtij viti vënë në pah shqetësimin mes kompanive për largimin e punëtorëve në emigrim.

Lexo edhe:

Sylvinho me “dhimbje koke”/ Mungojnë Asani dhe Ajeti! Alarmon Broja në prag të sfidës kundër Serbisë

Ndodh në Shqipëri/ Makina në lëvizje, i riu kryen nevojat personale nga dritarja e mjetit (VIDEO)

“Shqipëria nuk do të jetë edhe për shumë kohë vendi ku mund të bësh biznes me paga të ulëta”, thekson raporti.

Pyetjes “Si e shihni zhvillimin e tregut të punës në Shqipëri?” 73% e të anketuarve i janë përgjigjur se intensiteti i emigrimit do të rritet, 18% vlerësojnë se volumi aktual i emigrimit do të ulet në një të ardhme të afërt. 4,5% argumentojnë se puna e kualifikuar do të shoqërohet me rritje pagash, ndërsa 4,5% argumentojnë se do të jetë i lartë qarkullimi i punonjësve. Me sa duket, shkalla e lartë e emigrimit po e bën gjithnjë e më të vështirë gjetjen e forcave të punës, aq më pak me kosto të ulëta, nënvijëzohet në raport.

Presidentja e DIHA-s, znj. Stephanie Sieg-Farka u shpreh në fjalën e saj përshëndetëse se pandemia ka shkaktuar humbje të mëdha për disa kompani dhe disa prej tyre madje u është dashur të mbyllin veprimtarinë e tyre. Është e kuptueshme që ekonomia nuk mund të rimëkëmbet menjëherë, veçanërisht pas sfidave dhe vështirësive të reja që i sjell ekonomisë lufta në Ukrainë. Megjithatë ajo theksoi se perspektivat e biznesit për të ardhmen janë përmirësuar nga viti i kaluar, por emigracioni i fuqisë punëtore po shkakton vështirësi.

Megjithatë, për ambasadorin Zingraf, problemi më i madh duket se qëndron te korrupsioni më shumë se sa te krizat ekonomike të përsëritura.

“Lufta ndaj korrupsionit, shteti i së drejtës dhe transparenca mbeten qendrore nëse ne duam të shfrytëzojmë tërësisht potencialin e marrëdhënieve ekonomike gjermano-shqiptare. Ato janë vendimtare për klimën e përgjithshme të investimeve, për zhvillimin ekonomik të vendit si dhe për procesin e integrimit evropian. Sikurse e dini, në këtë rrugëtim ju mund të besoni në mbështetjen e plotë të Gjermanisë”, deklaroi ai. /BIRN/

Etiketa: biznesni gjermankorrupsioniShqiperi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sylvinho me “dhimbje koke”/ Mungojnë Asani dhe Ajeti! Alarmon Broja në prag të sfidës kundër Serbisë

08:38 : 03/06/2025
AKTUALITET

Ndodh në Shqipëri/ Makina në lëvizje, i riu kryen nevojat personale nga dritarja e mjetit (VIDEO)

17:38 : 02/06/2025
SPORT

Kush do të fitojë? De Biasi “ndez” sfidën Shqipëri – Serbi: Mos bëni…

11:06 : 02/06/2025
SPORT

Shqipëri-Serbi/ Altin Rraklli mesazh për lojtarët dhe tifozët: Ja si duhet ta godasim kundërshtarin

22:38 : 01/06/2025
AKTUALITET

35% e aksidenteve nga monopatinat, gjobë deri në 1 mijë lekë drejtuesve pa kaskë mbrojtëse

13:01 : 01/06/2025
AKTUALITET

Trafiku i armëve nga Kosova në Shqipëri, gjykata lë në qeli 8 të arrestuarit

11:36 : 01/06/2025
Para

Mbyllet protesta/ Qytetari: Nesër në orën 18:00 mblidhemi sërish

TË GJITHA

Fier/ Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve dhe drogës, arrestohen 4 persona! Detajet e operacionit

10:15 : 03/06/2025

Tiranë/ Zbulohen magazinat ku falsifikoheshin “veshjet firmato”, 4 të arrestuar (VIDEO)

10:01 : 03/06/2025

Hyri për tu larë në liqenin e Shkodrës dhe pësoi arrest kardiak, humb jetën 37-vjeçari

09:46 : 03/06/2025

Ushtria izraelite qëllon drejt turmës që po priste për ushqim në Rafah, Hamasi: Të paktën 24 të vdekur

09:40 : 03/06/2025

The Telegraph: Trafikanti shqiptar i drogës rikthehet ilegalisht në Britani pas dëbimit – EMRI

09:27 : 03/06/2025

Arrestohen dy shqiptarë në Greqi, policia gjeti në banesën e tyre lëndë narkotike

09:22 : 03/06/2025

VIDEO shokuese! Momenti kur 19-vjeçarja serbe heq rripin e sigurimit dhe bie nga parashuta

09:12 : 03/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com