• Kontakt
Tuesday, September 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Berisha: Harta e re gjyqësore të anulohet menjëherë

13:05 : 13/06/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Në një dalje për mediet, kreu i PD-së, Sali Berisha u shpreh se harta e re gjyqësore cenon qasjen në drejtësi të individit dhe grupeve të interesit.

Ai tha se një vendim i tillë vjen në kundërshtim me rezolutën më të fundit të Parlamentit Evropian ku kërkohet që harta e gjyqësorit duhet të marrë në konsideratë mendimet e grupeve të interesit.

Berisha shtoi PD e dënon këtë projekt dhe kërkon që të anulohet menjëherë, pasi shton kostot për qytetarët dhe u heq atyre qasjen në sistemin e drejtësisë.

“Harta e re e gjyqsorit e Edi Ramës është një ndëshkim i ri për qytetarët, një rrënim i të drejtës së qytetarëve shqiptarë për një proces të rregullt gjyqësor. Pas përgjysmimit të gjykatësve dhe prokurorëve me pseudoreformën e sistemit të drejtësisë dhe vettingun “gjah shtrigash”, vendosjen e saj në kontroll të plotë të ekzekutivit, krijimit të një stoku prej 110 mijë dosjeve gjyqësore dhe mohimit de facto të të drejtës së shqiptarëve për një proces të drejtë gjyqësor, Edi Rama urdhëroi me një akt të papërgjegjshëm dhe të mirëfilltë politik, KLGJ-në e partisë, të mbyllë 18 gjykata në shkallë vendi. Kështu, me hartën gjyqësore të Edi Ramës mbyllën: 1. 9 gjykata të shkallës së parë dhe mohohet faktikisht aksesi i qytetarëve të 9 qyteteve në sistemin e drejtësisë. Mbyllet gjykata e Tropojës, Pukës, Matit, Kurbinit, Kavajës, Krujës, Lushnjës, Pogradecit dhe Përmetit. 2. Mbyllen 4 gjykata administrative dhe ngelet vetëm një gjykatë në Tiranë dhe një në Lushnje.
3. Mbyllen 5 gjykata të apelit dhe ngelet vetëm Apeli i Tiranës. Praktikë kjo, 100% e dështuar, pasi u eksperimentua në vitin 1999 nga qeveria e PS-së”, tha Berisha.

“Me këtë vendim gjobiten e ndëshkohen banorët e dhjetë qyteteve të vendit të cilët  duhet të udhëtojnë disa prej tyre edhe qindra kilometra rrugë për të shkuar në gjykatën e rrethit tjetër, gjobiten qytetarët e të gjitha qarqeve të vendit përveç Tiranës, të cilët për të apeluar vendimin e gjykatës së faktit duhet të bëjnë në shumë raste edhe mbi 300 km rrugë për të ardhur në Tiranë, duke rritur kështu shumë shpenzimet e udhëtimit, hoteleve për këta qytetarë si dhe duke shpenzuar kohën e tyre. Por deri diku duke u mohuar de facto për vështirësimin e mundësive edhe aksesin në sistemin e drejtësisë! Miratimi i hartës së re gjyqësore është në shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të tij, të cilat mbrohen me Kushtetutë. Mbyllja e shumë prej Gjykatave, cënon dhe kufizon rëndë aksesin në drejtësi të individit si dhe procesin e realizimit të mbrojtjes në çështjet penale, civile dhe administrative. Bën që Gjykatat në numër të konsiderueshëm të mbeten të paaksesueshme për qytetarët.   Vendimi i KLGJ-së, prek jo vetëm dhunon interesat direkte të publikut por edhe të grupeve të interesit që lidhen direkt me Sistemin e Drejtësisë dhe me publikun. Grupe të tilla si, Avokatët, Ekspertët kontabël,, Ekspertët psikologë, Ekspertët vlerësues, Noterët, Ndërmjetësit”, shtoi ai.

Lexo edhe:

“Betimi i Nesti Angonit”, Berisha: Lubia pranoi de facto takimin e Arubas/ VIDEO

Alimehmeti: Berisha më propozoi të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës, por e refuzova. Ja pse

“Harta e re e gjyqësorit vjen në kundërshtim flagrant me kërkesat e drejta të Rezolutës më të fundit të Parlamentit Europian, për Shqipërinë, e cila në nenin e saj 37 kërkon që: “Harta e gjyqësorit duhet të marrë në konsideratë mendimet e grupeve të interesit dhe kushtet social-ekonomike të grupeve vulnerabile dhe të përmirësojë cilësinë në gjykata dhe procesin e duhur ligjor”. Në të vërtetë, harta e re hedh poshtë pikë për pikë kërkesat e kësaj Rezolute të Parlamentit Europian. Kështu, opinioni i grupeve të interesit, avokatëve, noterëve, kontabilistëve dhe grupeve të tjera, jo vetëm që nuk është përfillur, por është hedhur poshtë me cinizë2m pasi këto grupe kanë kundërshtuar në mënyrën më të prerë këtë hartë në të gjitha rastet e pakta që ato janë pyetur. Harta, me shkrirjen e 18 gjykata, dëmton rëndë grupet vulnerabile, të cilave për shkak të shpenzimeve shtesë, do ta kenë të pamundur t’i drejtohen gjykatave për një proces gjyqësor me kosto të përballueshme, në të cilin të jenë të barabartë para ligjit me qytetarët e tjerë. Harta pra, jo vetëm që nuk lehtëson, por pengon dhe vështirëson aksesin në sistemin e drejtësisë dhe rrit shumë kostot e këtij aksesi. Së bashku me stokun e 110 mijë dosjeve, ajo privon qytetarët shqiptarë nga një proces i rregullt gjyqësor. Ajo ndëshkon rëndë pakicat e romëve, egjiptianëve, invalidët, dhe të gjithë ata qytetarë shqiptarë që jetojnë me ndihmë ekonomike. Në këtë kontekst, Partia Demokratike dënon këtë projekt dhe kërkon anullimin e tij të menjëhershëm, si një projekt që ndëshkon dhjetëra, mijëra qytetarë, qindra e  mijëra avokatë dhe ekspertë të fushave të ndryshme dhe mbi të gjitha, ky projekt përqëndron  vendimmarrjen në sistemin e drejtësisë në duart e 2-3 personave të kryesuar nga i famshmi Sokol Sadushi”, perfundoi Berisha.

Etiketa: Sali Berisha

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Betimi i Nesti Angonit”, Berisha: Lubia pranoi de facto takimin e Arubas/ VIDEO

11:07 : 30/09/2025
AKTUALITET

Alimehmeti: Berisha më propozoi të jem kandidat për Bashkinë e Tiranës, por e refuzova. Ja pse

21:02 : 29/09/2025
AKTUALITET

“Del nga përgjimet në Aruba”/ Berisha: Kulla “Mount of Tirana”, pronë e krimit me bekimin e Ramës

16:23 : 29/09/2025
AKTUALITET

“Rama u takua me grupet kriminale”, Berisha: U kthye nga Aruba me orë 400 mijë euroshe

13:06 : 29/09/2025
AKTUALITET

Nis seanca për dosjen “Partizani”, GJKKO nuk lejon mediat ta regjistrojnë të plotë

11:37 : 29/09/2025
AKTUALITET

Kushtoi 3.7 mln euro/ Berisha nxjerr mashtrimin e Ramës për “Parkun Eden”: Kur gënjen, bën çdo gjë!

21:43 : 27/09/2025
Para

Nën hetim/ Pezullohen nga detyra zyrtarët e FSHZH dhe Kadastrës

TË GJITHA

Yuri Kim, Balluku dhe “Tigrat” e korrupsionit në Vlorë

17:13 : 30/09/2025

Pistorius dhe Wadephul: Gjermania nuk do të lejojë përshkallëzim me Rusinë

17:06 : 30/09/2025

Vakanca për Bashkinë e Tiranës/ Rama ia ngec Presidentit, a do të shkelë Begaj Kushtetutën?

16:49 : 30/09/2025

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.9 ballë godet Filipinet

16:48 : 30/09/2025

Pjesë e tenderit abuziv/ GJKKO dënon me 1.5 vite burg Denis Xholin, bashkëpuntorin e Lefter Allës

16:36 : 30/09/2025

SPAK: I pandehur edhe ndërtuesi Rrok Gegaj, bashkë me ish-kryebashkiaken e Tropojës (AKUZAT)

16:34 : 30/09/2025

OBSH: Mishi i përpunuar në listën e zezë, klasifikohet si kancerogjen i grupit 1

16:17 : 30/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com