• Kontakt
Saturday, September 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRONIKE

Harta gjyqësore/ KLGJ zhduk 18 gjykata: “Ide inovative”. Rriten kostot për qytetarët

20:26 : 10/06/2022
në KRONIKE, KRYESORE, VETTING

Nga Boldnews.al

Këshilli i Lartë Gjyqësor miratoi Hartën e Re Gjyqësore, e cila redukton gjykata e rretheve në 13 nga 22 që janë aktualisht dhe krijon vetëm një Gjykatë Apeli të përgjithshme, nga 5 që janë në funksion.

Po ashtu, është vendosur që të reduktohet edhe numri i gjykata administrative të shkallës së parë. Sipas projektit të KLGJ-së, nga 6 gjykata të tilla, pritet të funksionojnë vetëm dy

Akti i miratuar nga KLGJ është një konfirmim i krizës më të rëndë që ka përfshirë sistemin e drejtësisë gjatë viteve të pluralizmit, megjithëse “qeveria e gjyqësorit” flet për qasje inovative dhe rritjen e aksesit të qytetarëve në gjykata.

Kriza e mungesës së gjyqtarëve për shkak të procesit të Vetingut me standarte të dyshimta, ka detyruar institucionet e larta shtetërore që të ndërmarrin iniciativa emergjente për të vendosur disi në shina sistemin e çakorduar të drejtësisë.

Lexo edhe:

“Kolaps në drejtësi”/ Avokatët e Vlorës denoncojnë bllokimin e çështjeve në Apel, akuza KLGJ-së

Akuzohet për krime lufte, Gjykata në Prishtinë cakton një muaj paraburgim për shtetasin serb

Në një mbledhje të posaçme të zhvilluar këtë të Premte (10 qershor 2022), Këshilli i Lartë Gjyqësor deklaroi se ka miratuar propozimin për uljen e numrit të gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm.

Akti, i cili pritet të konsultohet me Këshillin e Lartë të Prokurorisë, Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Financave para se të shkojë për miratim në Këshillin e Ministrave, parashikon që do të jenë funksionale gjykatat e rretheve gjyqësore në qytetet; Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Lezhë, Korçë, Kukës, Sarandë, Shkodër, Tiranë, Vlorë.

Për Këshillin e Lartë Gjyqësor, do të duhet të funksionojë vetëm Gjykata e Apelit në Tiranë, si edhe gjykatat administrative të Shkallës së Parë në Tiranë dhe në Lushnje.

Akti i miratuar nga KLGJ-ja suprimon gjykatat e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm në: Tropojë, Pukë, Kavajë, Lushnje, Krujë, Përmet, Kurbin, Mat dhe Pogradec.

KLGJ ka vendosur të shkrijë gjykatat e Apelit në; Durrës, Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë.

Po ashtu, sipas KLGJ-së, nuk duhet të ekzistojnë më as gjykatat administrative të shkallës së parë në: Vlorë, Gjirokastër, Shkodër dhe Korçë.

Argumentat pro e kundër
Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Qeveria Shqiptare janë treguar edhe më herët në të njëjtën linjë mendimi për riorganizimin e hartës gjyqësore, nëpërmjet reduktimit të gjykatave.

“Propozimi mbi riorganizimin e rretheve gjyqësore krijon një qasje novatore që rrit efiçencën e sistemit gjyqësor për qytetarët, realizon shpërndarjen e drejtë të ngarkesës së punës midis gjykatave dhe gjyqtarëve dhe nxit specializimin, me pasojë reduktimin e kohës së nevojshme për shqyrtimin e një çështjeje e dhënies së një drejtësie më cilësore”, thotë Këshilli i Lartë Gjyqësor në njoftimin publik.

Por, projekti, i diskutuar edhe më herët me grupet e interesit, ka ngritur pikëpyetje pikërisht mbi aksesin e qytetarëve në gjykatë.

Mijëra qytetarë nga qytetet, të cilat nuk do të kenë më gjykata, do të duhet të shtojnë kostot e udhëtimit, por edhe të hotelerisë, për të kërkuar të drejtën në sistemin e drejtësisë.

Qytetarët nga Mati do të duhet t’u duhet të drejtohen në gjykatën e Dibrës, duke përshkuar një rrugë të gjatë e të mundimshme.

Po ashtu, edhe banorët e Pukës duhet të shkojnë në Shkodër për çdo seancë gjyqësore ose ata të Tropojës duhet të shkojnë në Kukës.

Vizatimi i hartës gjyqësore në zyrat e KLGJ-së është një proces i thjeshtë, mbi një maket të territorit të Shqipërisë. Por, zbatimi në praktikë i saj do të rëndojë mbi të ardhurat e qytetarëve.

Edhe më tej. Reduktimi i gjykatave të shkallës së parë në juridiksionin e përgjithshëm pritet të shtojë ndjeshëm kostot e autoriteteve policore, të cilat do të duhet të transportojnë të paraburgosurit në çdo seancë gjyqësore nga një qytet në tjetrin.

Elementi që mund të rëndojë akoma më shumë situatën është reduktimi në vetëm një gjykatë Apeli për të gjithë republikën.

Një eksperiment i ngjashëm me Apelin Administrativ ka rezultuar i dështuar, pasi proceset gjyqësore pranë saj vijojnë me vite.

Një situatë e ngjashmë pritet të dublikohet edhe me Apelin e juridiksionit të përgjithshëm, i cili edhe aktualisht është një një kolaps dosjesh.

Vetëm Gjykata e Apelit të Tiranës ka mbi 12 mijë dosje, të cilat presin të shortohen, ndërkohë që këtyre pritet t’u shtohet edhe back-logu i krijuar në gjykatat e tjera të shkallëve të dyta në rrethe.

Etiketa: gjykataKLGJreduktim

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kolaps në drejtësi”/ Avokatët e Vlorës denoncojnë bllokimin e çështjeve në Apel, akuza KLGJ-së

20:35 : 17/09/2025
RAJONI

Akuzohet për krime lufte, Gjykata në Prishtinë cakton një muaj paraburgim për shtetasin serb

17:03 : 17/09/2025
AKTUALITET

Apeli i GJKKO e la në burg, Ilir Meta ankimon në Gjykatën e Lartë masën e sigurisë

17:38 : 10/09/2025
AKTUALITET

Nga Shkodra në Vlorë/ “Loja” e KLGJ, në krye të gjykatave “rilindas” e ish-drejtor të Ramës

15:23 : 10/09/2025
AKTUALITET

“KLGJ e mbron me urdhër politik”/ Berisha: Irena Gjoka e ka vendin në burg, por e mban në detyrë Rama

10:57 : 01/09/2025
AKTUALITET

Teatri i turpit: Rama gjykatës suprem, KLGJ skuth, KLP struc

13:27 : 30/08/2025
Para

Skandal dy ditë para zgjedhjeve/ Politikani italian kapet ‘mat’ në bisedat me mafian

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 20 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 19/09/2025

Pedofili “guximtar” kapet mat duke paguar hotelin ku kishte ftuar “13-vjeçaren”

22:53 : 19/09/2025

Gërryerja pa kriter në lumin Mat, masakër mjedisore dhe miliona euro dëme në buxhet

22:42 : 19/09/2025

Rikonfirmimi i Ballukut/ Bardhi: Vërteton se ajo ka lidhje me krimin dhe shantazhon Ramën

22:38 : 19/09/2025

Mourinho: Fenerbahce jo në lartësinë time, presidenti i klubit turk: Me të u përkeqësuan lojtarët

22:31 : 19/09/2025

Rëndohet bilanci/ Shkon në 441 numri i viktimave nga uria në Gaza

22:24 : 19/09/2025

“Tritoli i mafies politike nuk na ndal”, Mziu reagon sërish për shpërthimin në banesë: Unë nuk trembem

22:23 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com