• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hetimi për investimet strategjike, ja si Kuvendi bllokoi nismën e opozitës

17:59 : 09/06/2022
në AKTUALITET, POLITIKE

Deputetët e mazhorancës bllokuan përmes kartonëve ngritjen e një komisioni parlamentar për investimet strategjike, përmes së cilit kërkohej edhe hetimi i përfitimit të statusit nga bashkëshorti i ministres Olta Xhaçka.

Në seancën plenare të së enjtes, socialistët ngritën kartonat kundër futjes në rendin e ditës së kërkesës së opozitës për ngritjen e komisionit hetimor për investimet strategjike, ku përfshihet edhe hetimi për dhënien e statusit investitor strategjik Artan Gaçit, bashkëshort i ministres Olta Xhaçka.

Kërkesa e opozitës ishte refuzuar dy herë të tjera më herët në Konferencën e Kryetarëve, pasi përfaqësuesit e mazhorancës pretenduan se nuk plotësonte kriteret formale.

Kërkesa për ngritjen e komisionit hetimor parlamentar u firmos fillimisht nga 35 deputetë të opozitës, por deputeti Agron Duka e tërhoqi më pas firmën e tij. E njëjta kërkesë u firmos më pas nga deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Lulzim Basha, por ky u konsiderua një dokument i falsifikuar nga PS.

“Nuk ka ndodhur në 30 vite që të marrësh firmat nga një dokument tjetër dhe më të njëjtat firma të vish të sjellës një dokument të ri. Është hera e parë që ndodh, një përpjekje për falsifikim,” tha në seancë kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

Lexo edhe:

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

Balla iu përmbajt arsyetimit për kriteret formale, pa përmendur qëndrimin e socialistëve për objektin e këtij komisioni hetimor, që ngre pikëpyetje mbi dhëniet abuzive dhe klienteliste të statusit “investitor strategjik” nga Komiteti i Investimeve Strategjike që drejtohet nga Kryeministri Edi Rama.

Enkelejd Alibeaj, kryetar i grupit të PD-së, akuzoi kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla se po shkelte rregulloren duke e futur në votim kërkesën pa një debat mbi të.

“Sipas rregullores, ai vendim duhet të debatohet, diskutohet,” tha Alibeaj, duke kërkuar që të merret koha e duhur që të diskutohet në seancë nga gjithë deputetët. “Kalimi në mënyrë të fshehtë nuk ju bën nder as ju dhe as parlamentit,” shtoi ai.

Sipas Ballës, nuk kishte vend për debat, pasi kërkesa nuk plotësonte kriteret. “Për çfarë të debatojmë sot ne? Ai dokument nuk ekziston. Minimalisht është i falsifikuar. Sepse firma është hedhur për një dokument që ka skaduar. Prandaj nuk keni pse bëni debat për një çështje që është një debat i humbur,” replikoi Balla.

Sipas demokratëve, mazhoranca e rrëzoi kërkesën se i frikësohet hetimit të procedurave të ndjekura për investimet strategjike dhe se në këto procedura sipas tyre ka deputetë dhe ministra që rrezikojnë burgun.

“Ju e rrëzuat kërkesën në kundërshtim me ligjin pasi nga 35 firma ngelën 34. Sipas pikës 2 të nenit 5 të ligjit për komisionet hetimore, mjaftojnë 5 firma të deputetëve që kërkesa për komision hetimor të shqyrtohet nga seanca plenare,” tha Bardhi. Sipas tij, depozitimi i kërkesës me firmat e reja është konform ligjit e rregullores, por pengohet politikisht.

“Një deputet i këtij Kuvendi që është një nga ministrat më të rëndësishëm të këtij Kuvendi, rrezikon mandatin dhe së dyti të shkojë në burg. Në kushtet e flagrante të interesit, bashkëshorti i saj ka fituar statusin e investitorit strategjik,” tha Bardhi duke iu referuar rastit të bashkëshortit të ministres Xhaçka.

Bardhi i kërkoi kryeparlamentares që të të pyeste 36 deputetët firmëtarë nëse kanë vullnet për ngritjen e komisionit hetimor, para se të quante kërkesën të falsifikuar.

Pas rrëzimit të kërkesës për komision hetimor për investimet strategjike, nismëtarët e saj nga PD nisën sërish mbledhjen e firmave për të depozituar një kërkesë të re. “Po mbledhim firmat, nuk heqim dorë nga kërkesa për komision hetimor, një mekanizëm parlamentar që ligji ia njeh opozitës,” i tha BIRN-it, Jorida Tabaku.

Ligji i posaçëm për komisionet hetimore në parlamentare parashikon në nenin 5 që; “Komisioni krijohet me kërkesë të 35 deputetëve. Grupi nismëtar paraqet qëllimin e krijimit të komisionit, çështjen që do të hetohet, propozimin për përbërjen e komisionit dhe afatin e përafërt të përfundimit të hetimeve. Kuvendi është i detyruar ta miratojë ngritjen e komisionit”. /BIRN/

Etiketa: hetimeinvestimet strategjikeKuvendi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ngërçi në Kuvendin e Kosovës! Ish-ambasadori i Shqipërisë: Zgjidhja duhet të jetë politike, jo ligjore

19:07 : 07/06/2025
RAJONI

Konstituimi i legjislaturës së re, Kuvendi i Kosovës mblidhet sot në tentativën e 28-të

08:56 : 07/06/2025
AKTUALITET

Përfundon Kuvendi, opozita mungon gjatë procesit të votimit, çfarë u miratua

17:43 : 05/06/2025
AKTUALITET

Dritëhijet e katapultimit të Sokol Sadushit në Gjykatën e Lartë, me qëllim kapjen e Kushtetueses

22:13 : 04/06/2025
BOTA

Dështon për të 26-n herë me radhë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

11:36 : 04/06/2025
RAJONI

Dështon edhe seanca e 24-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:38 : 31/05/2025
Para

RENEA zbarkon në Elbasan, por Talo Çela i shpëton sërish policisë

TË GJITHA

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

20:19 : 07/06/2025

Harry Kane shmang surprizën ndaj Andorrës, fitore minimale e Anglisë

20:06 : 07/06/2025

VIDEO/ Tifozët kuqezi ia marrin këngës në stadium, nuk mungojnë as ofendimet ndaj Serbisë

19:57 : 07/06/2025

Çka do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

19:50 : 07/06/2025

FORMACIONET ZYRTARE/ Sylvinho zgjedh titullarët, sulm i pazakontë i Kombëtares ndaj Serbisë

19:25 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com