• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rotacioni/ “Alko Impex” merr 14 mln euro për rrugët, i fali ARRSH vetëm 321 euro

13:50 : 09/06/2022
në AKTUALITET, EKONOMI, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Autoriteti Rrugor Shqiptar po krijon një skemë të pastër rotacioni, ku firmat e mëdha po fitojnë të vetme kontratat e majme të mirëmbajtjes së rrugëve. Para pak ditëve, Boldnews.al publikoi dy investigime, i pari një tender i mirëmbajtjes së rrugëve të fituar nga firma “2 T”, e vëllait të komandantit të Gardës së Republikës, dhe i dyti tenderin e fituar nga firma “Geci“.

Të dyja kontratat kanë qenë pa garë, duke lindur hije të mëdha dyshimi se gjithçka ka qenë e paracaktuar. Madje, burime të redaksisë sonë pohojnë se bëhet fjalë për një pakt mes firmave të mëdha dhe drejtuesve të Autoritetit Rrugor Shqiptar, ku këta të fundit janë vënë nën akuzë disa herë për favorizime të tilla.
Ndërkohë, pas këtyre kontratave, Berberi i ARRSH-së ka finalizuar kontratën e tretë të madhe, kësaj herë për rrugët e rajonit verilindor dhe rajonit qendror.

Faksimile: Njoftimi i fituesit për kontratën B të ARRSH-së, për mirëmbajtjen e rrugëve

Sipas dokumenteve që disponon Boldnews.al, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur fituesin e lotit 2, kontrata B me objekt “mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të Rajonit Qendror dhe Verilindor”.

Në dokumente thuhet se vlera totale e kësaj kontrate është 1.418.031.731 lekë pa TVSH, ose me TVSH rreth 14 milionë euro. “Me anë të këtij njoftimi ju bëjmë me dije se, në këtë procedurë /lot kanë marrë pjesë operatorët ekonomikë të mëposhtëm me vlerat përkatëse si më poshtë: 1. BOE ‘ALKO-IMPEX General Construcion’ & ‘ALKO IMPEX CONSTRUCTION’. Vlera e ofruar është 1.417.993.187 lekë” thuhet në këto dokumente.

Lexo edhe:

GJKKO jep vendimin për dosjen e tenderave/ Dënohet ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato dhe 3 të tjerë

“Fantazma” e Unazës/ Balluku favorizoi Arbër Abazin, “zhvatën” miliona euro nga tenderi pa garë

Pra, ARRSH-ja ka kursyer nga ky tender vetëm shumën 38.544 lekë, ose, nëse do e konvertojmë në euro, vetëm 321 euro! Pra, në një tender me vlerë 14 milionë euro, diferenca mes vlerës së tenderit dhe ofertës është e papërfillshme. Ose, 99.9 % të fondit të akorduar. Por, kush qëndron pas firmës fituese? Me letra, firma është në pronësi të z.Arbër Abazi, i cili është nipi i ish-deputetit Sadri Abazi.

Faksimile: Kontrata C u fitua e vetme nga firma “2 T”, ndërkohë kontrata A u fitua sërish e vetme nga “GECI”

Pak ditë më parë, Boldnews.al publikoi dokumentet e për kontratën C, “mirëmbajtje me performancë e akseve kryesore të Rajonit Qendror dhe Juglindor”. Loti 3, kishte një vlerë totale 1.455.726.087 lekë me TVSH, ose rreth 12 milionë euro. Në dokumentet e tenderit shkruhej se kriteret e përzgjedhjes së fituesit ishte oferta ekonomikisht më e favorshme bazuar në kosto.

“Me anë të kësaj bëjmë me dije se, në këtë procedurë /lot kanë marrë pjesë operatorët ekonomikë të mëposhtëm me vlerat përkatëse si më poshtë: “2 T”. Vlera e ofruar, ose totali i çmimeve për njësi dhe vlera e pritshme e kontratave, nëse është e zbatueshme, është 1.455.620.460 lekë” thuhej në dokumente. Pra, shumë afër fondit limit, ose mbi 99 % të fondit të akorduar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar. Fituesi ishte firma “2 T”, në pronësi të vëllait të komandantit të Gardës së Republikës.

Ndërkohë, disa ditë më vonë, publikuam edhe dokumentet për kontratën A, të fituar nga firma “Geci”, me pronar z. Ramë Geci. Edhe kjo firme ishte e vetmja në garë, ndërsa kishte një vlerë mbi 8.5 milionë euro. Por, pas bërjes së këtyre tenderëve, kanë filluar dyshimet e para. Gjithçka ka qenë e paracaktuar, madje me një rotacion të frikshëm, ku firmat kanë lënë “rrugës” vetë disa bakshishe. Po organet ligjzbatuese, SPAK e të tjera, ku janë?!

Etiketa: 2TAlko ImpexarrshGeci

Lajme të lidhura

AKTUALITET

GJKKO jep vendimin për dosjen e tenderave/ Dënohet ish-drejtoresha e ARRSH, Sonila Qato dhe 3 të tjerë

18:21 : 23/07/2025
AKTUALITET

“Fantazma” e Unazës/ Balluku favorizoi Arbër Abazin, “zhvatën” miliona euro nga tenderi pa garë

22:33 : 10/07/2025
AKTUALITET

Hapet tenderi 60 mln euro për Bypassin e Tiranës, dy fazat për Kashar-Vaqarr

12:45 : 24/06/2025
AKTUALITET

Skandali/ Artan Sako i “2T”, 1 mln euro tender për të “mbushur me krimba” Morgun e Tiranës

11:33 : 24/06/2025
AKTUALITET

Si telefoni i gruas së Evis Berberit “fundosi” Benet Becin për tenderin që i dha Ervis Myftarit

16:42 : 13/06/2025
AKTUALITET

Hije abuzimi me tenderat e Bashkisë së Vaut të Dejës, si favorizohen Arbër Abazi dhe “Gega Oil”

21:08 : 05/06/2025
Para

1.2 milion eurot false të kapura në Rinas, çështja kalon për gjykim

TË GJITHA

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

22:59 : 24/07/2025

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

22:57 : 24/07/2025

Horoskopi ditor, e Premte 25 Korrik 2025

22:55 : 24/07/2025

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

22:49 : 24/07/2025

Fitore e pastër ndaj Dinamo Minsk, Egnatia kthehet në Shqipëri me dy gola avantazh

22:44 : 24/07/2025

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

22:40 : 24/07/2025

Përkeqësohet situata me zjarret në Korçë, flakët përfshijnë malin e Moravës

22:33 : 24/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com