• Kontakt
Tuesday, July 14, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kulla brenda PS! Vëllai i Gramos Sakos dhe ortaku i vëllait të ministrit Ermal Nufi marrin leje për 27 katësh

12:24 : 17/05/2026
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, POLITIKE

Në datën 27 prill 2026, Këshilli Komëtar i Territorit dhe Ujit, një institucion në varësi direkte të kryeministrit Edi Rama, ka zbardhur një tjetër leje tepër të dyshimtë, ku përfitues janë sërish eksponentë brenda Partisë Socialiste.

Mazhoranca aktuale po përdor një skemë të mirëfilltë përfitimi, ku vëllezërit apo njerëzit e afërt të tyre, nëpërmjet firmave në pronësi apo të bashkëpunëtorëve, po arrijnë që të përfitojnë leje, tendera apo edhe pronë publike, teksa deri më tani, përveç disa grricjeve nga SPAK-u, skema sa vjen e sofistikohet.

Ende pa u tharë “boja” e firmës së krerëve të shtetit për një leje pallati 16 kate për djalin dhe dhëndërrin e Ilir Xhakollit, kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, ja ku vjen një tjetër leje brenda mazhorancës, ku kësaj herë përfitues është vëllai i kryetarit të Bashkisë së Tepelenës dhe ortaku i vëllait të ministrit të Mbrojtjes. Sërish dy eksponentë të PS-së, Gramos Sako dhe Ermal Nufi, me influencë tepër të madhe në parti, kanë përfituar, ndërsa sërish tepër e dyshimtë mbetet mos reagimi i Partisë Demokratike për gjithë këto vendime.

Çfarë duhet të bëjë akoma më shumë mazhoranca aktuale, njerëzit e saj, kryetarët e bashkive, ministrat, drejtorët dhe të tjerët, që të reagojë forca më e madhe opozitare? A kanë më shumë rëndësi grindjet brenda partisë, apo zhvatja e parave publike, e trojeve apo konflikti i interesit të ministrave? Duket se, në këtë vendin tonë të vogël, më e rëndësishmja është mbajtja e postit, qoftë në qeveri apo në opozitë, sesa përfaqësimi apo bërja e ligjeve dhe punëve në favor të njerëzve të thjeshtë.

Lexo edhe:

Kompania e Ron Yeffet me ortak KAYO/ Këlliçi: Pse hesht Ermal Nufi për eksportin e armëve të AAT

Të njëjtët përfitues/ Salillari dhe 2T marrin 60 milion euro për bypassin e Elbasanit

Kulla brenda PS-së dhe heshtja e PD – Vëllai i Gramos Sakos dhe
Dokument: Leja e KKTU-së për firmën 2T dhe Be – Is, për kullën 27 kate në Bulevardin e Ri të Tiranës

Pak ditë më parë, kryeministri Edi Rama dhe ministri i ri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, kanë vënë firmën dhe vulën te një tjetër projekt, i cili është miratuar në janar të vitit 2025, por u mbajt për muaj të tërë në sirtar, për të parë se si do të silleshin njerëzit e mazhorancës pas kërkesave nga palët e interesit. Dyshimet janë se kjo leje është mbajtur me qellim “pending”, për të parë nëse ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, do të firmoste gjithçka që i kërkonte kryeministri Edi Rama, veçanërisht kontratat e armëve që synon që t’ua japë firmave dhe individëve izraelitë, të sanksionuar nga BE-ja.

Por, çfarë u firmos?! Rama dhe Karakaçi i kanë dhënë lejen në datën 27 prill 2026 firmës 2T dhe Be – Is, për ndërtimin e një leje të stërmadhe ndërtimi e lartë 27 kate.

Kulla brenda PS-së dhe heshtja e PD – Vëllai i Gramos Sakos dhe
Në foto: Harta e gjendjes aktuale ku do të vendoset kulla shumëkatëshe e firmave 2T dhe Be – Is

Sipas dokumenteve, objekti pozicionohet në Bulevardin e Ri në Tiranë, ndërsa në jug kufizohet nga rruga “Siri Kodra”. Një ndërtim voluminoz, si në gjerësi ashtu edhe në lartësi, me dy pika të larta, teksa ajo që bie në sy është shfrytëzimi në maksimum i truallit, duke e kthyer zonën në një masiv të madh betoni.

Por, kush do t’a ndërtojë?! Rezulton se firma 2T ka si pronat me letra Artan Sakon, vëllain e Gramos Sakos, ish komandant i Gardës së Republikës, dhe aktualisht kryetar i Bashkisë së Tepelenës. Ortaku tjetër i 2T-së është Dritan Troksi, një shok fëmijërie i Artanit.

Kulla brenda PS-së dhe heshtja e PD – Vëllai i Gramos Sakos dhe
Dokument: Akti i themelimit të kompanisë Maritime, ku aksioner del edhe vëllai i ministrit të Mbrojtjes

Ndërkohë, pronar i kompanisë Be – Is është Hamz Islamajn, i cili para se ti futej kullave, ka marrë dhjetëra miliona euro tendera nga disa institucione, kryesisht nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, apo edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve. Të dyja kompanitë, si 2T ashtu edhe Be – Is janë të njohura për fitimin në mënyrë tepër të dyshimtë të procedurave prokuruese, ku dukshëm janë favorizuar nga institucionet e varësisë së Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kulla brenda PS-së dhe heshtja e PD – Vëllai i Gramos Sakos dhe
Projekti i kullës në 3D

Mësohet se, si Sako ashtu edhe Islamaj janë njerëzit e “preferuar” të klanit Balluku në qeveri, pasi kanë arritur të ndërtojnë dhe mirëmbajnë disa rrugë, teksa kanë bërë edhe punë për të mbuluar abuzimet në ndërtimin e tyre, për të fshehur ndoshta edhe korrupsionin në këto tendera. Ndërkohë që tani, sërish me firmën e një ish vartësi të Belinda Ballukut, siç është ministri i ri i Infrastrukturës, marrin lejen për kullë.

Një rol tepër aktiv në këtë leje ka pasur edhe Ermal Nufi, ministër i Mbrojtjes, i cili më parë ka qenë një vartës tepër besnik i Belinda Ballukut, ndërsa ka dyshimet se emërimi i tij në atë pozicion është bërë me lobim të fortë nga ish-zëvendës kryeministrja.

Të dy, si Gramos Sako ashtu edhe Ermal Nufi, dalin në këtë leje nëpërmjet vëllezërve. Edmir Nufi, vëllai i Ermalit, është ortak me Hamz Islamajn, në firmën “Maritime Logistics”. Pikërisht kjo ortakëri ka qenë mjaft fitimprurëse për firmën Be – Is apo edhe për pronarin e saj, i cili ka arritur të marrë leje për ndërtime HEC-esh, tendera rrugësh e tani leje ndërtimi për kulla nga institucionet e varësisë të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë. /Voxnews.al

Etiketa: 2TBe – IsEdmir NufiErmal NufiGramos SakoHamz Islamaj“Maritime Logistics”

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kompania e Ron Yeffet me ortak KAYO/ Këlliçi: Pse hesht Ermal Nufi për eksportin e armëve të AAT

16:47 : 08/07/2026
AKTUALITET

Të njëjtët përfitues/ Salillari dhe 2T marrin 60 milion euro për bypassin e Elbasanit

14:51 : 04/07/2026
AKTUALITET

“Po më zhgënjen edhe ti”/ Gazetari zbulon bisedën mes Ramës dhe Nufit për projektin me ‘spec’

20:36 : 15/05/2026
AKTUALITET

Librazhd-Prrenjas i bllokuar/ Gazetari: Punimet e “ANK” dhe “2T” në Korridorin VIII po kthehen në masakër mjedisore

19:23 : 21/02/2026
AKTUALITET

“Artan Sako ndërtoi pallat për Lindën”/ Berisha: Vodhi 300 mln euro, i ndau me Ramën

12:59 : 05/02/2026
AKTUALITET

Artan Sako i ‘2T’ 110 mln € tendera, si përfundojnë paratë në xhepin e Gramos Sakos me kontrata fiktive/ SKEMA

13:20 : 29/01/2026
Para

Antiterrori zbarkon në Gjirokastër, hetohet përhapja e lajmit të rremë për kryebashkiakun Flamur Golemi

TË GJITHA

CNN: Trump do të mbështesë projektligjin për sanksionet kundër Rusisë

13:28 : 14/07/2026

Kokoneshi u mor i pandehur nga SPAK/ Maliqi paralajmëron Hajdarin: Po re nga fiku të gjithë të shesin

13:22 : 14/07/2026

Aksident në rrugën e Skelës në Vlorë, shoferët përfshihen në konflikt fizik

12:58 : 14/07/2026

Si u kthye në makth dhe kaos fluturimi nga Londra drejt Tiranës në 3 qershor

12:39 : 14/07/2026

“Albanian Files”/ PD kallëzon në SPAK Ramën: Libri tregon krijimin e një strukture kriminale!

12:38 : 14/07/2026

Ivi Kaso largohet nga drejtimi i Sekretariatit Ligjor të PD-së pas 12 vitesh

12:23 : 14/07/2026

Shqipëria po moshohet, por gratë po plaken më shpejt; Mosha mediane e femrave kalon 45 vjeç

12:03 : 14/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

casibom girişBetsmovejojobetjojobetMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomJojobetjojobet girişfixbetjojobetsüpertotobetsüpertotobetcasibomcasibomcasibom girişşanlıurfa konteynerİmajbetbetciobetciojojobetjojobet girişf1 casinojojobet girişmarsbahis giriş