• Kontakt
Tuesday, September 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dita kur e bënë kurban gjeneral Bajramin

15:40 : 04/06/2022
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Ashtu sikurse pritej emri i presidentit të ri do të përzgjidhej, vendosej, madje dhe shpallej nga një njeri i vetëm, ai që kontrollon gjithçka në këtë vend. Dhe sapo Edi Rama, shqiptoi në mënyrë të beftë, emrin e Bajram Begës, si kreun e ardhshëm të shtetit, komentet pro dhe kundër vërshuan menjëherë. Disa ngrinin atributet e një ushtaraku që kishte në xhep edhe diplomën e mjekut. Ata që shkonin më larg, flisinin për një zgjedhje të servirur nga përtej oqeanit, ku me cilësinë e Shefit të Shtabit të Përgjigjshëm, Bajram Begaj kishte vizituar vetëm pak ditë më parë Pentagonin.

Të tjerë shihnin krejtësisht të kundërtën. Për ata ai ishte thjesht gjenerali, që nuk i mbrojti dot territoret e shenjta të ushtrisë shqipëtare, nga grykësia e binomit qeveritarë- oligarkë, që shpesh në mënyrë të paligjshme kanë zaptuar pronat e repartave ushatrke dhe porteve, në heshtjen e plotë të shtabit të përgjithshëm, madje duke anashkaluar edhe nënshkrimin e detyrueshëm të atij që gjeneral Begaj do ti zërë pas disa ditësh vendin.

Ata që e mbronin këtë version, pra portretin e një kukulle, që vë pushtetin mbi ligjin, i frynë më tepër kësaj hipoteze, kur panë sjelljen e mëshirueshme të ushtarakut të lartë në zyrën e kryeministrit. Përunjësia me të cilën ai falenderonte bamirësin, gjuha e nënshtruar e trupit dhe qëndrimi si i një kadeti para eprorit, e përforcuan idenë fikse se në presidencë po ngjitej një vasal i Edi Ramës.

Në fakt, për të thënë të vërtetën është shumë shpejt të vësh bast për secilin nga versionet. Ata që mendojnë se Bajram Begaj është sot në lartësinë e postit që do të marë mund të përgënjeshtrohen. Historia ka treguar se pesha e pushtetit thyen edhe karaktere të forta, që më parë kanë ditur ti’a dalin me sukses sfidave të jetës që pak njerëz i përballojnë me lehtësi.

Lexo edhe:

Bushati: Opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhjet e Tiranës, por janë budallenj si demi

“Ditën që u ngrit Bela, u noterizua vdekja e Veliajt”/ Bushati: Kryebashkiaku në burg me urdhër të Ramës

Por, po ashtu edhe e kundërta është e vërtetë, njerëz të destinuar për të qëndruar në hije dhe në dukje pa ambice të mëdha, lartësia e detyrës shpesh i ka sublimuar dhe i ka bërë të duken ashtu sikurse as vetë nuk e kishin imagjinuar të ishin.

Pra, në këtë kuptim, e shkuara e gjeneral Bajramit, nuk përbën një garanci për të imagjinuar presidentin e ardhshëm Begaj. Ai i ka premisat për një histori suksesi, po ashtu si edhe ato për një dështim spektakoar.

Ama një gjë e vetme është përcaktuar prej sot kur ai ende se ka marrrë ende detyrën. Ajo është njëherë e përgjithmonë e pakthyeshme. Dita kur ai tha “PO” nuk mund të zhbëhet më. Dhe kjo ditë e vuri atë në pozitë tejet të pakëndshme. Ai, jo vetëm që nuk do të jetë një president i zgjedhur në mënyrë konsensuale, çka që e bën shumë më të lehtë detyrën e një kryetari shteti mbi palët, por ai nuk do të jetë as një figurë e dalë në rrugë demokratike, nga ekuilibri i forcave dhe nga debati i brendëshëm i rrymave të ndryshme të një shumice politike. Ai u bë produkti i një farse, që filloi me hedhjen në kuti të zarfave sekretë dhe u finalizua në një llozhë, pjestarët e së cilës duhet të dorëzonin jashtë mureve telefonat celularë.

Emri i tij qe preferenca, kalkulimi, ndoshta kapriçoja e një njeriu të vetëm. Për të ka vendosur Edi Rama, tek pullë dhe këtë e di kushdo përfshirë edhe vetë presidentin e ardhshëm. Prandaj, në momentin që ka pranuar, bashkë me po-në që ka thënë, ndoshta me entuziazëm apo ndoshta me dyshim, ai i është përulur kësaj rruge aspak transparente dhe këtij procesi të denjë për vende autokratike.

Mund të merret me mend lehtësisht se ky nuk është një augur i mirë për të nesërmen, pasi fakti që gjeneral Bajrami ka vendosur të mbyllë sytë për mënyrën se si u përzgjodh, bën automatikisht kurban një pjesë të vlerave të rëndësishme që ai duhet të mbartë si president i vendit.

Pikërisht për këtë ai nuk do ta nisë dot detyrën në kushtet më të mira të mundshme. Ai nuk do të hyjë në zyrën e tij me këmbën e djathtë. Ai nuk do te jetë i besuar, por i paragjykuar dhe ky është minusi më i madh për dikë që e ka në përshkrimin e vendit të punës, të qenit përfaqësues i unitettit të ne të gjithëve.

/Lapsi.al /

Etiketa: Andi BushatiBajram Bega

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bushati: Opozita nuk duhet të hyjë në zgjedhjet e Tiranës, por janë budallenj si demi

22:18 : 11/09/2025
AKTUALITET

“Ditën që u ngrit Bela, u noterizua vdekja e Veliajt”/ Bushati: Kryebashkiaku në burg me urdhër të Ramës

22:03 : 11/09/2025
AKTUALITET

“Kjo është qeveria personale e Ramës, jo e PS-së”/ Bushati: Fituesja e madhe, Belinda Balluku!

21:17 : 11/09/2025
AKTUALITET

Rënia e Lalit, pasqyra ku çdo ministër i ri duhet të lexojë fatin

15:46 : 11/09/2025
AKTUALITET

“Presim çfarë na lexon Rama në TV”/ Bushati: Shqipëria po qeveriset me model autokratik

21:36 : 08/09/2025
AKTUALITET

A ka nevojë të desorosifikohet Shqipëria?

14:40 : 02/09/2025
Para

Tevez lë futbollin

TË GJITHA

Sondazhi: Popullariteti i Macron në nivelin më të ulët që kur erdhi në pushtet

22:59 : 15/09/2025

Horoskopi, 16 Shtator 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 15/09/2025

A do garojë përballë Manastirliut për Bashkinë e Tiranës?/ Alimehmeti: Jemi në kushte të ndryshme

22:47 : 15/09/2025

“Nuk kam ambicie për t’u bërë kryetar i PD”, Bardhi: Neni “Basha” është jodemokratik

22:35 : 15/09/2025

Tha “po”, Besa Kokëdhima i jep fund beqarisë

22:27 : 15/09/2025

Shkrumbohet “Benzi” në Levan/ Mori flakë në lëvizje, shpëton shoferi

22:24 : 15/09/2025

113 mijë kafshë të ngordhura, Greqia në alarm nga lija e dhenve

22:03 : 15/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com