Në rrugët e Shqipërisë sheh çdo ditë çudira, ku shoferë të papërgjegjshëm shpesh bëjnë dhe veprime që ju rrezikojnë jetën udhëtarëve të tjerë.
Një i ri me mjetin e tij BMW ka “dhuruar show” në autostradën Tiranë-Elbasan në afërsi të TEG, ku në mes të rrugës ka bërë drift.
Raportohet se i riu për pak përplas edhe shokun e tij i cili kishte zbritur nga mjeti për të bërë edhe video.
Ndërkohë që ky “spektakël” i të riut ka krijuar edhe trafik në rrugë, pasi të gjitha mjetet e tjera janë ndalur.