Anxhela Peristeri ka dhënë së fundmi një intervistë për “Mirage”, ku mes të tjerash është pyetur se kë preferon më shumë mes Semi Jaupajt dhe Beatrix Ramosajt.
Anxhela tha se i vlerëson shumë të dyja, por veçoi Semin. Këngëtarja shtoi se Semi ka një zë shumë të mirë dhe meriton një karrierë të madhe.
“Më ka pëlqyer gjithmonë Semi Jaupaj, një zë shumë shumë i mirë që meriton të bëjë një karrierë shumë më të madhe. Trixa është një tjetër bukuri e rrallë që këndon. Ka shkëlqyer në “Your face sounds familiar” atëherë. Janë dy këngëtare që janë të dyja shumë të mira, por në momentin që jemi do më pëlqente të zgjedhja Semin”, u shpreh Anxhela.