• Kontakt
Tuesday, July 28, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Hoxhaj: U dhanë 90 mijë euro për ‘kokën’ e Emiljano Ramazanit, si u krye ‘puna’

11:06 : 23/05/2022
në AKTUALITET, KRONIKE, LAJMI I FUNDIT

Që në momentin e arrestimit të Erion Alibejt, prokuroria theksoi se kishte prova se ishte porositësi i vrasjes së Regis Runajt dhe Emiljano Ramazanit, si hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij Endrit Alibej në fund të dhjetorit 2018 në hyrje të Elbasanit bashkë me dy persona të tjerë.

Duket se provave të prokurorisë i shtohen edhe dëshmitë e Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhës, të cilët konfirmojnë se kishin organizuar dhe kryer vrasjen e Ramazanit bashkë me Skerdi Tasin.

Në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit, bashkëpunëtori i Nuredin Dumanit, Henrik Hoxhaj rrëfen se të gjithën e kishte organizuar Dumani, ndërsa këmbëzën e kishte shkelur Skerdi Tasi, ndërkohë që ai kishte qenë shofer.

Të dy ata morën nga 45 mijë euro për këtë vrasje, sipas dëshmisë së Henrik Hoxhajt në dosjen hetimore të siguruar nga ABC.

Dëshmia e Henrik Hoxhajt:

Lexo edhe:

Aksident i 4-fishtë në Elbasan

Nga biznesi në Angli te krimi në Fier/ DETAJE nga dosja e Refit Buzit, në gjyq për mashtrim

Prokurori: A jeni i implikuar në ndonjë ngjarje tjetër kriminale në Elbasan apo ndonje qytet tjetër të Shqipërisë, nëse po na tregoni rrethanat?

Pergjigje: Po jam i implikuar edhe ne disa ngjarje ne qytetin e Elbasanit dhe konkretisht kam për të deklaruar se:

Në verën e vitit 2020 shtetasi Nuredin Dumani me kontakton përsëri e me pyeti nëse isha i interesuar të bëja nje vrasje në Elbasan për shumën 100 mijë euro. Këtë vrasje unë e mora përsipër ta kryeja së bashku me shtetasin Skerdi Tasi nga fshati Frakull i Fierit.

Unë kam rënë dakort në parim për te marre pjesë në vrasjen e shtetasit Emiljano Ramazani por duke qenë se më ështe kerkuar që pas ngjarjes pistoletën e vrasjes ta hidhja në një servis makinash në Peqin me qellim per të akuzuar per vrasjen dikë tjetër dhe unë nuk kam pranuar shuma është ulur në 90 mijë euro nga 45 mijë euro njera pjesë për mua dhe pjesa tjetër për Skerdin qe do të ishte ekzekutori.

Ne këtë vrasje unë do të isha shofer i makinës. Nuredin Dumani ka organizuar gjithcka që kishte lidhje me vrasjen fhe me ka treguar makinën me të cilën levizte Emiljano Ramazani. Nuredini gjithashtu ka siguruar nje automjet tip Passat benzine (ngjyrë e kalter në gri). Makinen passat unë e kam marre aty te vendi ku ishte djegur pas ngjarjes.

Aty e kishte lëne Nuredini dhe sëbashku me mjetin ka siguruar edhe ka lënë brenda mjetit një armë automatik kallashnikov, nje pistoletë model TT ruse dhe një pistoletë model Zastava tê cilat ishin tek pasati.

Pasi mora porosinë jam takuar me Skerdin dhe së bashku me të kam lëvizur neper qytet (Elbasan) duke mbajtur në vêzhgim Emiljanon me qëllim për të kryer punën. E kemi ndjekur disa herë nepër qytet Emiljanon por pa mundur të mbaronim punë dhe për të mos rrezikuar jemi tërhequr.

Ditën kur kemi mundur do ta kryenim vrasjen ne kemi ditur që meth orës 16.00 Emiljano do të dilte nga palestra ku stërvitej dhe sapo ai ka dale nga palestra ne u parkuam para shtëpisë së tij me qëllim për ta pritur duke ditur që do të vinte aty. Rreth orës 16.00 Emiljano Ramazani ka ardhur me makinën e tij Ford Fokus me targa AA945 ose 954 dhe është parkuar para shtëpisë dhe në këtë moment unë si drejtues mjeti i kam dhënë mjetit pak më perpara dhe kam mbushuar automatikun.

Njekohësisht nga dera pasagjerit Skerdi ka dalë nga passati jone dhe është afruar tek mjeti Ford i Emiljanos por unë nuk kam parë momentin e qitjes pasi nuk kisha fushëpamje. Pasi ka mbaruar punën Skerdi ka hypur tek mjeti passat dhe pasi unë e pyeta nëse kishte goditur mirë ai më tha se kishte mbaruar punë.

Më pas jam nisur me mjetin Passat dhe kam marre kthesën e parë djathtas për të dale në rrugën dytësore e cila te nxjerr drejt tek Rotondo tek karburant “Alpet’ dhe më pas kam vazhduar rrugën deri ne Vidhas me mjetin Passat dhe diku në nje xhep rruge unë kam ndaluar makinën kam zbritur nga dretimi dhe kam marrë mjetin tim Golf 5 që e kisha parkuar aty me qëllim largimin.

Mjetin Passat e mori Skerdi, i cili morri rrugen për lart në një monopat mbi rrugën ku ishim ne dhe e ka djegur mjetin e ngjarjes. Pasi dogji mjetin e ngjarjes Skerdi hipi tek mjeti im që e kisah marrë me qera dhe të dy jemi nisur per Tirane. Dy tre dit pas ngjarjes unë kam takuar Nuredinin tek rrethrrotullimi i “Teg” dhe ai me ka dhenë aty shumën prej 77 mijë euro që kishte premtuar për vrasjen pasi nga shuma 90 mijë euro kishte zbritur 13 mijë euro shumën e makinës Passat të përdorur për ngjarjen.

Më sa kam marrë vesh unë nga Nuredin Dumani i cili më ka treguar vetë pas ngjarjes se pistoletën e vrasjes që u përdor per Emiljano Ramazanin e kishte hedhur tek servisi në Peqin shtetasi Klevis Kapllani, por unë nuk e kam njohur këtë person.

Etiketa: elbasanHoxhajvrasje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident i 4-fishtë në Elbasan

10:13 : 28/07/2026
AKTUALITET

Nga biznesi në Angli te krimi në Fier/ DETAJE nga dosja e Refit Buzit, në gjyq për mashtrim

17:51 : 27/07/2026
AKTUALITET

Nga fejesa te tragjedia me tre viktima, rrëfimi i plotë Rozalindës për orët e tmerrit

11:04 : 27/07/2026
AKTUALITET

Nga “ishulli i thesarit” te “313-ta”/ Historia e Davide Pecorellit, si e inskenoi vdekjen me priftin nga Shkodra

21:17 : 26/07/2026
AKTUALITET

Si dështuan 10 orë negociata? Momenti kur RENEA rrethon makinën e Nertil Buzit (VIDEO)

20:58 : 26/07/2026
BOTA

Dyshohet si autor i sulmit terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

20:30 : 26/07/2026
Para

Transportonte emigrantë kundrejt fitimit, arrestohet 41-vjeçari në Sarandë

TË GJITHA

Foto ilustruese

Çfarë ndodhi në Burgun e Fierit? Ndërron jetë papritur 52-vjeçari Artur Doku

11:35 : 28/07/2026

“Shqiptarët përdorën dokumente false”, Ambasada e Shqipërisë detyron BBC-në të korrigjojë titullin

11:31 : 28/07/2026

Brunilda Mersini e Vlorës i jep 269 mln lekë Safet Gjicit pas daljes nga burgu

11:07 : 28/07/2026

Raporti i DASH ngre alarmin: Shqipëria nën hijen e krimit të organizuar dhe korrupsionit!

11:06 : 28/07/2026

Nis procesi gjyqësor në GJKKO, Laert Haxhiu refuzon të marrë pjesë. Pritet të dëgjohen 12 dëshmitarë

10:51 : 28/07/2026

Aksidenti pranë kryqëzimit të Rrilës, ndërron jetë te “Trauma” 71-vjeçari

10:42 : 28/07/2026

Agron Shehaj përjashtohet 60 ditë nga Kuvendi

10:33 : 28/07/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

matbetJojobetPusulabet girişf1 casinomeritbetjojobetcasibomgrandpashabetiptv satın alCasibombetciocasibom girişcasibomcasibom